Kur humbet shpresa

Opinione

Kur humbet shpresa

Nga: Dibran Demaku Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:54
Dibran Demaku

Fundverë e këtij moti.Gjithandej Kosovës sonë të dashur lëvizje.Lëvizje të nxituara.Njerëz që nxitojnë në të gjitha drejtimet e horizontit.Secili sipas mendjes së vet dhe drejtimit të vetë.Ti që ke ardhur nga larg ke dëshirë të takosh njerëz dhe të flasësh me ta apo thjeshtë ta pishë një kafe me ndonjë ish mik a shok apo ndonjë të njohur!Veçse ata sikur nuk kanë kohë?Ata ishi miqët,ish shokët apo ish të njohurit sikur nuk kanë kohë të të takojnë,sepse të gjithë nxitojnë dikah!Nëse të ndodhë që ndonjëri të ndalet dhe të bësh ndonjë llaf të shkurtër me të, që në fjalët e para do t‘a kuptosh se bashkëbiseduesi yt, cilidoqoftë ai,i afërm i gjakut tënd,ish mik apo ish shok yti për kokë do të të pyes se përse ke ardhur në këtë vend të mallkuar ku nuk lëvizë asgjë në drejtimin e dëshiruar?!Dhe t’i menjëherë do ta vëreshë frustrimin e tejskajshëm të të afërmit tënd,të mikut apo shokut tënd!Përveq frustrimit të tejskajshëm ti do të vreshë e kuptosh se tek njerëzit e vendit tënd ka humbur ajo më e rëndësishmja në jetën e njeriut që emrin e ka:Shpresë ?!Dhe ti e di se në jetën e njeriut ajo që humbet e fundit është pikërisht shpresa!...Dhe e di se kur njeriu e humbet shpresën për jetė në vendin e vetë,atëherë ai,pra njeriu shpresëhumbur,kërkon rrugëdalje nga ajo gjendje me Ikje!...

Ti që ke ardhur nga larg në këtë fundverë e kupton se qeniet njerëzore të vendit tënd(të të gjitha moshave dhe kategorive sociale,e kanë humbur shpresën për jetë të mëtutjeshme në vendin e tyre që emrin e ka Kosovë dhe kërkojnë rrugë e rrugëdalje të ndryshme që të ikin nga vendi i tyre,për të cilin kanë derdhur aq shumë gjak vetëm dy dhjetëvjetësha më parë?!...

Dhe ti e kupton se ky frustrim dhe kjo shpresë humbje ka ndodhur për shkakun e politikës dhe politikanëve të papërgjegjshëm të mbrapshtë të këtyre dy dhjetëvjetshave të fundit?!...

Ti që ke ardhur nga larg e di se në vendin tënd në vjeshtën e këtij moti do të ketë zgjedhje nacionale dhe në biseda me njerëz të pakët(tmerrësisht të pakët)sepse të shumtët as nuk kanë kohë e as dëshirë të bisedojnë për zgjedhjet e radhës,mundihesh t’i këshillosh që në zgjedhjet e pritshme të kenë kujdesë se kujt ia japin votën e tyre,ndërkaq ata njëzëshëm ta kthejnë:-„Që të gjithë(politikanët) e sotëm janë njësoj!Nuk ke as ke të zgjedhësh as ke të votosh?!...Në këtë vend ka humbur shpresa për gjithçka,andaj e vetmja rrugëdalje ka mbetur Ikja,Ikja dhe vetëm Ikja?!...
Kështu ndodhë kur humbet shpresa!

Ndërkaq shkrimtari i njohur Turgenjev për shpresën është shprehur:-„Kur ka shpresë edhe në varr ka jetë!“

Kush dhe kur do të ia kthejë shpresën e humbur e humbur këtij populli dhe këtij vendi të shumëvuajtur që emrin e ka Kosovë?!...Mbetët që megjithate të shpresojmë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat