Pakti i Kadrisë kundër hajnisë

Opinione

Pakti i Kadrisë kundër hajnisë

Nga: Dedë Preqi Më: 4 shtator 2019 Në ora: 11:33
Dedë Preqi

Secila iniciativë që mirret kundër korrupsionit dhe abuzimeve të djersës së qytetarëve të Kosovës, duhet të mbështetët nga gjitha instancat dhe subjektet njerëzore që ndjejnë përgjegjësinë brenda shoqërisë së vet, si normë ligjore që ndërton dhe trajton ndërthurje ligjesh dhe marrëdhëniesh, duke kufizuar dhe parandaluar elementet negative dhe rrezikun që vie prej formave të tilla.

Nuk ka shoqëri njerëzore që nuk do të rrezikohet prej shëmtive të tilla njerëzore, që mund të vijnë nga gjitha anët, por në veqanti shoqëria e jonë kosovare, dallohet edhe në rajon me të madhe, e cila po lëngon nga veset dhe shprehitë e këtyre elementeve negative të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat e kanë preardhjen jo nga shtresat e ulëta të kësaj shoqërie, por nga shtresat e larta politike.

Rreziku është thelbësor për imazhin e Kosovës, e cila për këtë gjendje duhet të jetë e vetëdishme, sepse, në mungesë të seriozitetit dhe përkushtimit në trajtimin e kësaj çështje, qytetarët e vendit do e kenë humbur besimin dhe vullnetin e tyre ndaj njerëzve që përballë këtyre elementeve negative ishin në krye të Institucioneve përgjegjëse, dhe sikur u ka dalë gjumi vonë tani, që përshkak të zgjedhjeve dhe ngjarjeve të fundit në këtë vend marrin iniciativa të tilla për të bërë pakte kundër hajnisë dhe elementeve tjera negative.

E gjithë kjo dhe të tjera elemente negative që po ia zënë frymën sot dhe të ardhmës së këtij vendi, duket se nuk kanë thjeshtë vetëm kuptimin e imazhit dhe shqetësimin e elementeve të tilla, por edhe domëthënjen tjetër të gjendjes që po krijon një formë të jetuarit thuajse endacake ; ku qytetarët gjinden mbrenda një mjegullire, që do përpiqën të sigurojnë mirëqenjën e tyre, përballë pamundësisë për të arritur të plotësojnë kushtet për mbijetësë.

Kosova si shtet i ri, në kuptimin e saj më të lartë- po i afrohet gjithnjë e më tepër një gjendje jo stabile në të cilën të gjitha marrëdhëniet ekonomike, shoqërore e politike të këti vendi ndikohen dhe ndërlidhën me kapacitetet e elementit organik të shtetit, që përbëhët nga strukturat udhëheqëse të vendit, të cilat këtu në vendin tonë në mënyrë të « kursyer » mungojnë deri në masë.

Ashtu sikurse asnjë shtresë e një populli që nuk mund të jetojë në kushte të dobëta shoqërore, ekonomike dhe sociale, në të njëjtën mënyrë as shoqëria e jone kosovare nuk mund të ketë begati të qëndrueshme kur gjendja e saj e përgjithshme nuk është në gjendje të mirë, apo nuk është e lidhur në menyrë të ngushtë me realitetin e ekzistencës së vet shoqërore e njerëzore.

Dhe pakti i Kadrisë, kundër korrupsionit, apo hajnisë në shoqërinë tonë, nuk është pakt i gabuar, por i vonuar, të cilit nuk mund i besohet, sepse gjason me diçka që nuk përplotësohet me tiparin shërimit të kësaj sëmundje, sepse që në fillim diagnoza e kësaj sëmundje duhet të zbulohet dhe të filloj shërimin brenda përbrenda vetëvetës, apo pushtetit dhe partisë së vet, që jep shembullin më të shëmtuar me gjitha format shkatërruse të një shoqërie njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat