Draft Strategjia Nacionale e Kosovës në bisedime me Serbinë

Opinione

Draft Strategjia Nacionale e Kosovës në bisedime me Serbinë

Nga: Shpend Salihu Më: 14 shtator 2019 Në ora: 08:27
Shpend Salihu

Në parim do ishte më se e nevojshme pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë që do të mbahen të arrihet një spektër i gjerë politik i grupit negociator, për arsye se pamvarësisht që sferën e përfaqësimit të jashtëm e ka Kryeministri i Kosovës, me vet faktin që Serbia nuk na njefë si shtet sovran, spektri i gjerë politik do të parandalonte thellimin e krizës parlamentare, do të përshpejtonte marrjen e vendimeve në parlament, dhe nuk do kishte bartje të përgjegjësis tek asnjëri subjekt politik, por barra e përgjegjësisë do ishte e tërë klasës politike, andaj pamvarësisht rekomandimit të Gjykatës Kushtetuese e cila dështojë të bëjë intepretim të drejtë të grupit negociator, koncensusi do ishte ai që do lehtësonte negociatat me palën Serbe.

Në negociata çështja parësore që duhet shtruar do ishte tërheqja e simetrisë mes Mitrovicës së Veiut dhe Luginës së Preshevës, që të aplikohen standarde të njëjta si nga pala jonë ashtu edhe Serbe. Sa i përket çështjes së Veriut dhe shtrirjes së juridikcionit dhe sovranitetit të Kosovës në Veri do ishte mirë, pasiqë strukurat prezente ndërkombëtare ende e njofin Rezolutën 1244 si dokumentin kryesor juridik-politk në Kosovë, që të kërkohet në Bruksel zbatimi i Rezolutës 1244, neni 13 i cili thekson obligimin parësor të misionit ndërkombëtar kthimin e personave të zhvendosur në vendin e origjinës, me çfarë do bëhej një ekuilibër demografik dhe do parandalohje aneksimi i Veriut nga Serbia, duhet qeveria e Kosovës të ndaj një fond qeveritar, mbi rindërtimin e shtëpive dhe kthimit të pronave Shqipëtarëve në Veri.

Gjatë bisedimeve pala Serbe do kërkonte aplikimin e marrëveshjes së firmosur për asociacionin e Komunave Serbe, gjersa pala jonë duhet atë marrëveshje ta pranojë në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Kartën Europiane për Vetëqeverisje Lokale e i njëjti parim të aplikohet për Shqipëtarët e Luginës. Autoriteti qendror do kishte pushtetin në Veri gjersa Veriu do mund të bashkëpunonte në aspekt ekonomik, kulturor, social e asesi të i lejohet pushteti i bashkuar politik sepse ajo do nënkuptonte një asociacion që në atë ardhmen do mund të kërkonte formimin e gardës nacionale dhe me këtë do krijohej një autonomi e avancuar politike për Serbët çfarë do ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, paketën e Ahtisarit duhet ta refuzojmë sepse ishte e përkohshme vetëm për dy zgjedhje parlamentare dhe sot është e tejkaluar. Njëkohësisht në bisedime duhet të kërkojmë:

  1. Kthimin e të pagjeturve dhe lirimin e burgosurve politik
  2. Kthimin e fondit penzional
  3. Ndarjen e pasurisë së përbashkët të ish Jugosllavisë
  4. Ndalimin e çfarëdo minimi të aderimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar nga ana e Serbisë
  5. Kompenzimin e dëmeve të luftës viktimave dhe kompleksit industrial e infrastrukturës së Kosovës
  6. Bashkëpunimin juridik-ndërkombëtar jo vetëm në sferën e ekstradimit por edhe në fusha të ndryshme me interes të përbashkët
  7. Shfuqizimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB e cila e lën pezull sovranitetin e Kosovës, konfrom vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësis e cila e pranon realitetin e ri juridiko-politik dhe e njefë aktin e sovranitetit të Kosovës si akt legjitim, ky veprim i GJNDS duhet të kërkohet gjithashtu përmes peticionit të parlamentit të Kosovës, në drejtim të KS të OKB dhe ky akt valid do ishte prevalent në këtë kontest.

Heqjen e taksave pala Serbe do e kërkonte sepse është në kundërshim me marrëveshjen e CEFTA, edhe pse ne realisht e dijmë se mallrat Serbe futen në kanale përmes Maqedonisë dhe Sanxhakut dhe se kjo taksë e vështirëson jetën sociale në Kosovë, pasiqë janë rritë mjetet e konsumit mujor dhe është vështirësuar jeta sociale në Kosovë, por ne duhet të insistojmë që ato mallra të kalojnë jo vetëm kontrollin doganor por edhe kontrollin sanitar, që të dihet përmbajtja dhe cilësia e mallrave.

Nga pala Serbe duhet gjithashtu të kërkohet kthimi i dokumentacionit kadastral me qëllim të zgjidhjes së problemeve pronësore në Kosovë.

Duhet të kërkohet që pala Serbe mos të i pengojë revitalizimin e minierave dhe të bëhet bashkimi i Minierave në Veri dhe Jug, nga kompanitë kontraktuese ndërkombëtare dhe të punësohen Shqipëtar e Serbë përmes së cilës do rritej bashkëpunimi mes komuniteteve do uleshin konfliktet ndëretnike do bëhej gradualisht integrimi i Veriut në strukturat administrative-politike të Kosovës, si dhe do ulej shkalla e papunësis në Mitrovicë të Veriut dhe Jugur e gjithashtu do rritej kapaciteti buxhetor i Qeverisë së Kosovës.

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është të kërkohet bashkëpunim me palën Serbe në kontest të izolimit të rrymave ultra-nacionaliste në Kosovë dhe Serbi, që të jenë në vëzhgim permanent dhe të ndikohet që mediat në Kosovë dhe Serbi mos të ndikojnë në luftënxitje sepse kjo do destabilizonte jo vetëm Kosovën e Serbinë por edhe rajonin në tërësi. Njëkohësisht duhet bashkëpunimi ndërkufitar në kontest të përcjelljes së rrymave VAHABY dhe Lëvizja e Muslimanëve të rinjë, e rrymave tjera ekstremiste fetare që lëvizin në Kosovë, Sanxhak dhe Serbi që të parandalohen në destabilizimin e situatës së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat