Kosovën e shpëton vota meritore - Bota Sot
Kosovën e shpëton vota meritore

Opinione

Kosovën e shpëton vota meritore

Nga: Rexhep Torte Më: 18 shtator 2019 Në ora: 07:24
Rexhep Torte

Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur zgjedhjet e 6 tetorit do tu japin shpresë dhe mundësi për përparim dhe jetë më të mirë, nëse votat ua japin partive dhe kandidatëve të ndershëm e meritorë që derisot nuk kanë qenë në pushtet.

Kosovën dhe popullin e saj zgjedhjet e 6 tetorit do ta çojnë sërish drejt greminës, nëse votat u jepen horrave, vllavrasësve politikë, vrasësve të gazetarëve, të korruptuarve, nepotistëve dhe milionerëve profiterë të pasluftës.

Asnjëri udhëheqës i lidershipeve tw derisotwm nuk i demantoi informimet në media për vllavrasjet politike, vrasjet e gazetarëve, pasurimin e paligjshëm, korrupsionin, nepotizmin dhe milionerët profiterë të pasluftës në Kosovë.

Populli i Kosovës duhet ta mendojë e peshojë mirë se kujt duhet tia jep votën, dhe nuk duhet të votojë symbyllas dhe kuturu, sepse çdo gjë varet nga vota e tij dhe se cilët pushtetarë të rinj do të vijnë.

Populli thotë “atë që do të mbjellish, atë edhe do të korrish”.

Në WEB faqen e “Bota sot”në rubrikën e lajmeve, në vazhdimësi por edhe më datë 10 shtator 2019 patëm rastin të lexojmë rrëfimet rrënqethëse që sjell TOP STORY, rrëfime autentike të femrave shqiptare të dhunuara nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/1999.

Rrëfimi i parë i datës 10 shtaror 2019 mbante titullin “Rrëfim dramatik: një 24 vjeçare u kafshua, e më pas u përdhunua nga ushtarët serbë, rrëfim i njërës nga të mbijetuarat e dhunës seksuale, e dhunar dhe e kafshuar egërsisht.

Rrëfimi i dytë mbante tirullin “Dëshmi tronditëse: serbët më zhveshën, më rrahën dhe përdhunuan në sytë e prindërve” , e pastaj më hudhur lakuriq në mes të rrugës.

Rrëfimi i tretë mbante titullin “ Rrëfimi i 57 vjeçares : katër ushtarë serbë më përdhunuan brutalisht”.

“Bota Sot” nëpërmjet këtyre rrëfimeve autentike është duke kryer një mision dhe humanizëm kombëtar shqiptar, duke ua krijuar mundësinë këtyre motrave tona fatkeqe, që të kenë të hapur një dritare shprese, për ta shprehur dhembjen e madhe që ndjejnë, për të gjetur së paku një mbështetje vëllazërore psikike dhe për ti nxitur edhe rastet e tjera të motrave tona të dhunuara, që të paraqiten sa më masovikisht.

Vetëm në këtë mënyrë këto motra tona fatkeqe do të kenë me kend ta ndajnë dhembjen, dhe do të jenë këmbanë e fuqishme për lidershipin, prokurorinë e drejtësinë e Kosovës, si edhe dhe për faktorin ndërkombëtar, që të angazhohen me seriozitetin e duhur që kryerësit e këtyre krimeve makabëre të Serbisë të nxirren para drejtësisë.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që 20 mijë përdhunimet e këtyre motrave tona të kryera nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë, përdhunime që nuk mund ti kryejnë as edhe shtazet më të egra, të mbesin në harresë, siç është vepruar derisot.

Në WEB faqen e “Bota Sot” më 24 gusht 2019 patëm mundësinë të lexojmë edhe apelin e Organizatës Humanitare “Jeta në Kastriot” që përkujdeset për 216 femra shqiptare të dhunuara dhe 47 jetimë të kësaj kategorie.

Ky apel mbante titullin “Blini një libër për të ndihmuar femrat e përdhunuara”, me ilustrim të kopertinës “Rrëfime trishtuese” të librit të autores Luljeta Selimi me tirull “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” botuar në tre gjuhë, me qëllim që këto para të përdoren për ti ndihmuar këto motra tona të përdhunuara.

Nuk kemi asnjë informatë a i ka dalë ndokush në ndihmë kësaj organizate humanitare për blerjen e këtyre librave.

Leximi i këryre rrëfimeve rrënqehese e të dhembshme ta këput shpirtin, të bën ta bashkëndjesh plagën dhe traumën shpirtërore të këtyre motrave tona shqiptare të dhunuara në mënyrë mizore e shtazarake, sa që nuk mund ta imagjinojë mendja e një njeriu normal.

Leximi i teksteve të mësipërme shtron shumë pyëtje dhe jep shumë spjegime.

Si është e mundur që lidershipet e derisotëm në Kosovë, të jenë kaqë të dështuar dhe të turpëruar në aspektin kombëtar, human e njerëzor ?!

Si është e mundur që lidershipet e derisotëm të mos i përkthejnë në gjuhë të huaja të gjitha librat e botuara derisot, e që flasin pë krimet e Serbisë në Kosovë, dhe këto libra ti shpërndajnë te ambasadorët e OKB-së, të BE-së, të KE-së dhe te burshtetasit e tjerë nëpër botë, me çka do të demaskohej fuqishëm propaganda gënjeshtare e Serbisë ?!

Si është e mundur që lidershipet e derisotëm në Kosovë, ti harrojnë idealet e dëshmorëve trima të luftës, ti harrojnë viktimat e luftës, motrat tona të dhunuara dhe 1633 shqiptarët e rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, fati i të cilëve nuk është zbardhur edhe pas 20 viteve ?!

Si është e mundur që lidershipet e derisotëm në Kosovë, të kryejnë vllavrasje politike, vrasje të gazetarëve, të pasurohen në mënyrë të paligjshme,të korruptohen dhe të jenë bartës të nepotizmit ?!

Si është e mundur që lidershipet e derisotëm në Kosovë, të shtresojnë pasuri mbi pasuri milionëshe të patundshme dhe të para,brenda e jashtë shtetit ?!

Si është e mundur që lidershipet e derisotëm në Kosovë, të lejojnë që të rinjte e Kosovës ti humbin shpresat në vendlindje dhe të largohen kaqë masovilisht nga Kosova ?!

Si është e mundur që lidershipët e derisotëm në Kosovë, ti sjellin dëme kaqë të mëdha Kosovës, ndërkaq që pjesa dërmuese e popullit të Kosovës vuan për bukën e gojës ?!

Si është e mundur që lidershipet e derisotëm në Kosovë, të jenë kaqë horra, faqezi e të pafytyrë, që sot në fushatë parazgjedhore, dalin publikisht me paturpësinë më të madhe duke premtuar dhe duke e gënjyer popullin ?!

Se gjoja tani e tutje do ta luftojnë korrupsionin, nepotizmin, do të hapin vende të reja pune dhe do ta ndërpresin largimin e të rinjve nga Kosova.

Se gjoja do të angazhohen për nxjerrjen e kriminelëve serbë para drejtësisë.

Se gjoja do të angazhohen edhe për zbardhjen e fatit të 1663 personave shqiptarë të rrëmbyer nga Serbia.

Hapu tokë e na gëlltit brenda, kur dihet fare mire se për 20 vitet e kaluara këto lidershipe në Kosovë, nuk kanë bërë asgjë lidhur me këto premtime gënjeshtare për Kosovën që po i japin tani para zgjedhjeve.

Këtyre lidershipeve milionerë, profiterë e mëkatarë të pasluftës në Kosovë, po ua shtrojmë pyetjet:

A Ju ka vajtur ndonjëherë mendja se një ditë do të plakeni, dhe se mund t’ju godasë ndonjë sëmundje nëpërmjet të cilës do ti paguani mëkatet e kryera ndaj popullit Tuaj ?

A Ju ka vajtur ndonjëherë mendja se pas vdekjes, do të dilni para Zotit të Madhërishëm për të dhënë llogari për të gjitha këto mëkate që i keni kryer ?

A Ju ka vajtur ndonjëherë mendja se nga e gjithë pasuaria e tundshme dhe e patundshme që keni grumbulluar, pas vdekjes do të merrni me vehte vetëm një gropë të hapur në tokë ku do të mbuloheni me truall, e asgje tjetër? Kësaj nuk mund ti shpëtojë asnjë njeri.

Kosova dhe populli i Kosovës duhet ta kenë të qartë, se në të mirë të Kosovës dhe të popullit të saj, është që votën e 6 tetorit të mos ia japin asnjë lidershipi e udhëheqësi të derisotëm të Kosovës, sepse nuk e meritojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...