Vrasje dhe tradhti brenda UÇK-së

Opinione

Vrasje dhe tradhti brenda UÇK-së

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 21 shtator 2019 Në ora: 21:09
Varri i heroit të kombit Kolonelit Ahmet Krasniqi në Kosovë

Sot është 21 shtator 2019. Në ditën e sotme para 21 vjetësh u vra në pritë në pabesi nga të pabesët Koloneli Ahmet Krasniqi Ministër i FARK dhe i Presidentit Ibrahim Rugova.

U vra nga ata qe nuk deshtën që ai të jetoj. U vra sepse ia drejtoi pushkën armikut e jo vllazërve të vetë të një gjaku. U vra nga ata, të cilët nuk donin qe të luftonin fyt për fyt me Serbinë, sepse ata ishin të shitur dhe të stërshitur të Serbisë, ishin lajkataret e tyre, bashkëpunëtorët e tyre. U vra nga ata qe edhe sot e pas 21 vjetesh janë në pushtet dhe ne Parlamentin e Kosovës.

Për vrasjen pas shpine, për vrasjen në tradhti të Kolonelit Ahmet Krasniqi ishin dhe sot janë në dijeni Shtabi i Rognerit, i cili vepronte jashte luftës. Vrasja e tij ishte jo vrasje e thjeshtë, pahiri, por ishte një vrasje komplotist në të cilën kanë marrë pjesë shumë njërez. Këtu ishte i përzier pos Shtabit te Rognerit, SHIK-ut, por në veçanti në likuidimin e Kolonelit mori pjesë dhe SHISH i Shqipërisë ne krye me Fatos Klosin, të cilin në këtë vit Hashim Thaçi për këtë qëllim ia kishte nda Dekoratën e Pavarësisë, por ishte shpall edhe veteran i Luftës së Kosovës, pa e zbrazur asnjë plumb kundër armikut.

Koloneli Ahmet Krasniqi u vra, sepse e pengonte dikënd, u vra se dinte shumë gjëra te pa mira të bëra nga komplotistët e luftës. Atj më parë ia ndërruan banesën, ia zunë pritën e çarmatosen e zatëtën për muri dhe maskat shtien në të pamëshirë, më zi se në armkun.

E vranë bandat e Shtabit te Rognerit në bashkëpunim me SHISH dhe SHIK, për të fshehur hajnitë që kishin bërë këto banda gjatë luftës si atë të 3% Vendlindja Thërret, që me paratë e vjedhura u pasuruan pas luftës u bënë milionera brenda natës.

U vra Koloneli Ahmet Krasniqi edhe për atë se kupola e krimit te organizuar nga Shtabi i Rognerit nuk donte të zbatonte Marrëveshjen e Osolos për unifikimin e faktorit të UÇK-së. Theshtë u vra u likuidua, por qe sot e 21 vjet nuk u ndërmorr asgjë për zbardhjen e vrasjes se tij, anipse dihet njeriu me emër dhe mbiemër, i cili ishte paguar 250.000 marka për vrasjen e tij.

Image
Në foto i rrethuar me laps të kuq është Feriz Kërneja, personi që dyshohet se vrau Ahmet Krasniqin

Feriz Kërnaja një kriminel ordinar i klikës së Fatos Klosit dyshohet se e ka vra Kolonelin Ahmet Krasniqin, por që për 21 vjet pas vrasjes ai sillet i lirë, pa e marrë askush ne përgjegjësi. Për këtë vrasje makabre i përmendurit iu dorëzuan nga një epror i lartë i Shtabit të UÇK-së hiq më pak se 250.000 marka Gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat