Gjermania si faktor stabiliteti Evropian dhe Botëror

Opinione

Gjermania si faktor stabiliteti Evropian dhe Botëror

Nga: Masc i Juridikut Shpend Salihi Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:50
Masc i Juridikut Shpend Salihi

Siç dihet, Gjermanisë iu bënë padrejtësi me  paktin e Vienës dhe traktatin e Parisit. Ajo u obligua të paguajë dëmshpërblim të madh material dhe morali Gjerman u vu në shprehje nga grupet e interesit të caktuar ndërkombëtar. Qysh prej kohës së Prusisë dhe Bavarisë, Gjermanët ishin faktor relevant në sferën e ndikimit ndërkombëtar jo vetëm në Europë por edhe në gadishullin Ballkanik. Gjermania, pas luftës së dytë botërore me mund dhe sakrificë arriti të rrisë imazhin duke forcuar infrastrukturën shtetërore dhe duke shkëmbyer marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe tregtare me shtetet e tjera Evropiane.

Ajo nënkuptoi se uniteti Evropian është faktor i stabilitetit politik dhe ekonomik në Europë dhe botë. Ishte iniciatorja kryesore dhe themeluesja e Komisionit Europian, Këshillit Europian, bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe parlamentit Europian si dhe BE-së. Përmes investimeve të mëdha financiare, Gjermania arriti që edhe në gadishullin Ballkanik, të krijojë mirëqenie si në Turqi, në Greqi ku e nxori Greqinë prej recesionit ekonomik global, në Itali dhe Spanjë, e gjithashtu financiarisht reagojë shumë edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Duke iu falënderuar fuqisë ekonomike Gjermane dhe vullnetit politik të Gjermanisë, e në veçanti të nderuarës Angela Merkel u tejkalua recesioni ekonomik global dhe filloi lulëzimi i mirëqenies sociale dhe ekonomike në Europë e Ballkan. Iniciativa e Gjermanisë për konferencën e Berlinit, për Ballkanin Perëndimor ku u nxorr agjenda e Berlinit për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe të sigurisë në rrafshin ballkanik, ishte promotor i stabilitetit politik dhe të sigurisë në gadishullin Ballkanik.

Me iniciativën e të nderuarës Angela Merkel u bë propozimi për krijimin e shtetit Palestinez, i cili do të nënkuptonte zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit si dhe ndaljen e luftimeve në Lindjen e Mesme, me çfarë do të vinte deri tek demilitarizimi i formacioneve terroriste në Lindjen e Mesme e kjo do të nënkuptonte mposhtjen e terrorizmit në rrafsh global dhe vendosjen e konturave të sigurisë në rrafsh global. Investime financiare Gjermane, gjithashtu janë prezente në Turqi dhe Arabi, sepse u kuptua që e vetmja mundësi për një paqe dhe siguri globale dhe bashkëpunim ekonomik e tregtar me çfarë do të vetëdijësoheshin shtetet Arabe që të mobilizohen dhe të mposhtin formacionet terroriste në shtetet e tyre, me çfarë rreziku i çrregullimit të sigurisë globale do të ulej dhe do të kishte rend dhe siguri në nivel global. Përmes Gjermanisë dhe iniciativave të tyre, grupet terroriste dhe ekstremiste do të shkatërroheshin, me çfarë do të rritej niveli i sigurisë, paqes, dhe mirëqenies dhe Lindja e Mesme nuk do të ishte më tutje faktor i krizave dhe konflikteve ndërkombëtare.

Shteti Gjerman, edhe pse ka rolin esencial në BE, nuk u lejua nga grupet e caktuara anarhiste, që u konvenon terrori dhe anarhia në rrafsh global e për të cilat e dinë nga vijnë që të bëhet pjesë e këshillit të sigurimit të OKB-së, pavarësisht kësaj Gjermania arriti të unifikojë Europën të ndikojë në mirëqenie Europiane dhe të siguroj prosperitet në Europë dhe gadishullin Ballkanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat