“Me autobus të vjetër dhe të prishtë nuk shkohet në Evropën moderne”

Opinione

“Me autobus të vjetër dhe të prishtë nuk shkohet në Evropën moderne”

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:51
Kadri Dellova

Kadri Dellova, një anëtar i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),por i dëshpëruar tej mase që partia e tij pësoi debakël në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ditë më parë bëri një postim tejet kritik dhe irritues në profilin e tij Facebook, duke thënë:

"Humbja e PDK-së ka emër dhe mbiemër. Përgjegjës kryesor janë të komprometuarit dhe nepotistët. Populli nuk vonon për ndëshkim dhe me autobus të vjetër e të prishtë nuk shkohet në Evropën moderne".

Kryetarin e nëndegës së PDK-së në fshatin Krushë e Madhe, këshilltarin në Kuvendin Komunal, pastaj ish- kryetari e fshatit si dhe kryetarin e Komisionit të fshatit për krime lufte dhe të zhdukurit e ka irrituar pa masë si duket një foto ku shihet shefi i tij Kadri Veseli me disa bashkëpartiakët e vet duke shtyrë një autobus për ta qitur në breg.

Por, për fat të keq ky autobus nuk pati jetëgjatësi ,ngase nuk shkoi shumë larg dhe ra në humnerë.

E kuptoj mllefin e shprehur dhe ka plotësisht të drejtë ky profesor i filozofisë dhe sociologjisë në gjimnazin "Ukshin Hoti", në fshatin e tij, por populli e ndëshkoi PDK-në me votën e 6 tetorit. Ky është realitet dhe realiteti nuk ndalet. Deshti apo s'deshti PDK-ja verdiktin e sovranit duhet respektuar.

Nisur nga ky fakt, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, e ka pranuar humbjen duke deklaruar në mesnatën e 6 tetorit para mediave se:" Ne pranojmë humbjen. PDK-ja do të shkoj në opozitë dhe do të jetë konstruktive që do t'i kontribuoj vendit". Dhe është mirë që Kadri Veseli e ka pranuar humbjen e thellë dhe të tretën me radhë prej se ai mori drejtimin e PDK-së. Ai është i vetëdijshëm se keqqeverisja e tej zgjatur e PDK-së e ka shoqëruar arroganca e disa krerëve të saj për keqqeverisjen dymbëdhjetë vjeçare(2007-2019),në mos luftimin e krimit e të korrupsionit, nepotizmit, papunësia, ngecje në zhvillimin ekonomik, në arsim, shëndetësi, kulturë dhe në sfera tjera të jetës së qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat