Për gjuhën shqipe letrare dhe standarde

Opinione

Për gjuhën shqipe letrare dhe standarde

Nga: Prof. dr. Riza Smaka Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:57
Prof. dr. Riza Smaka

Gjuha kombëtare  , është  instrumenti , mekanizmi dhe metoda e vetme,  e pazëvendësueshme e komunikimit, e shprehjes   dhe e artikulimit të   botëkuptimeve, pikëpamjeve, qendrimeve, vlerësimeve, dëshirave, preokupimeve , ndjenjave , kulturës , traditës dhe , përgjithsisht, e manifestimit të ekzistencës së qenies intelektuale  dhe  shoqërore të individit  si  qytetar  përkatësisht të   kombit të caktuar .

Sa më e përparuar , e gëdhendur  dhe e përbashkësuar  të jetë gjuha  e një kombi pa dyshim,   për  aq  , manifestohet  dhe konfirmohet   niveli  koheziv kombëtar   i  kulturës  , i përparimit dhe, Vice Versa, anasjelltas .

Gjuha   e një kombi, është një nga komponentet   fundamentale të karakterizimit  të tij. Kombi i përparuar , nder tjera, përdorë gjuhë kombëtare  u n i k e , standarde,  letrare  pa egocentrizma  krahinore.

Kombi ( jo : populli…”) Shqiptar , mjerisht, gjithnjë i ndarë politikisht  e administrativisht, për fat,  nga viti 1972 e ka dhe , përgjitshtisht , e përdorë gjuhën shqipe të standardizuar,  e cila, vetëm dhe, vetëm ,  si e tillë , do të duhej  të përfillej  , sëpakut, nga shkollarët  ; gjithsesi, gjuha si   fenomen shoqëror, historik , etnik, kulturor, tradicional   tok me zhvillimet  shoqërore   në hapa, pashmangshëm ,ndryshon , evolvon dhe, për aq , përparon; ajo gjuhë , do  të  duhej,  gradualisht,   por,  vetëm institucionalisht, sipas kritereve    gjuhësore  , kurdoherë , në rrafshin mbarëkombëtar,  të  përshtatej me ligjet   gjuhësore dhe me  rrjedhat e kohës.

Pa gjuhë të standardizuar unike ,  cili do komb, do të mbetej popull ( populus)  e  seandejmi,  me kohë , pashmangshëm, nga i njëjti ,do të krijoheshin  disa  kombe!

Në   atë   drejtim, aktualisht,  ishte   dhe mbetet  tendencë malevolente , qellimkeqe , padyshim, e faktorëve kundershqiptarë,  me synm qe, nder të tjera, në  mënyrën më të rafinuar e perfide,  fillimisht , të krijohej  “Kombi Kosovar”  e,  sëandejmi , edhe gjuha  shqipe të ndahej ,..”në këtë të popullit (  bile, as e kombit të ndarë , madje, as e kombit administrativisht të sajuar  , por , e “popullit  shqiptar kosovar”   dhe, …” e  shtetit shqiptar “! ?

Duke e mbeshtetur  fuqishëm shqipën letrare të standardizuar të  Kombit Shqiptar , në radhë të parë , në të shkruar e,  për  sa është e mundur,  edhe në të folur, në këtë rast,  edhe pse nuk jam   linguist por jurisprudent por me ambicje të përdorimit të  gjuhës amëtare intelektuale kudoqoftë e kurdoqoftë,do t’i veja në  spikamë,    disa nga jo pak  trajta çoroditëse gjuhësore  gojore  e, jo rrallë edhe shkrimore , të cilat, me pak   kujdes dhe angazhim të mirëfilltë, do të mund të menjanoheshin në të mirë të  kultivimit të mirëfilltë të  gjuhës shqipe standarde dhe unike.

Disa nga  jo pak  trajta    gjuhësore   të parregullta në terminologjinë  juridike   

Terminologjia juridike , krahasuar me   disciplinat  shkencore tjera, në rrjedhat gjuhësore , është nder me më ndikesë , nga se , me at terminologji  dhe,  sipas saj rregullohet jeta shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, arsimore , shkencore dhe, kryesisht,  konform me te, aplikohen normat juridike referuar secilës pore të rrjedhave shoqërore. Ndaj, ndërtimi dhe aplikimi i drejt i  terminologjisë juridike nder tjera, është i  rendësishëm edhe,  për gjuhën letrare dhe të folur të cilit do komb. Terminologjia juridike përkatësisht gjuha juridike në shqip, sikunder në Kosovë , ashtu, edhe në Shqipëri,  në masë të konsideruar  lëngon nga formulime, terma dhe shprehje të papërshtatshme juridikisht dhe gjuhësisht. Ato defekte ,  kryesisht,   janë  pasojë  e përkthimeve të dobëta ,  veçanmërisht,  gjatë përiudhës 1945 –  1990 ,në Kosovë , nga Sërbishtja & Kroatishtja e , në Shqipëri , nga Rusishtja! Format e papërshtatshme gjuhësisht dhe juridikisht, janë të shumta dhe ,  për të qenë e keqja edhe më e madhe, në masë të konsideruar , janë  ngulitur  dhe familjarizuar aq sa ,  virtuelisht, pak kush, shprehë gatitshmëri për  formulime dhe përdorime adekuate të tyre.

Konkretisht ,në  vend të   shprehjes “ shteti i së drejtës” gabimisht   shkruhet e thuhet “ shteti juridik”, nga se ,cili do shtet pavarësisht nga  rregullimi shtetëror, forma e sundimit apo e rezhimit ,është shtet  juridik ,sëpakut, nga shkaku se, shteti dhe juridika janë  sinonome ,ose, cili do shtet bashkëkohor ka  rend juridik por se çfarë e ka rendin juridik – jo sistemin juridik  të  cilin e krijon jurisprudenca, si dhe  në çmënyrë e masë e  prefillë , del se është apo nuk është shtet i  së   drejtës. Ndryshe  shteti i së drejtës për dallim nga shteti juridik , tri  format kryesore të qeverisjes i ka të ndara e  ndërsjellshëm të kontrolluara si dhe ka rend juridik  të rregulluar konform me kushtetutën në fuqi i cili aplikohet në praktikë me  përkushtim!

Jo pak   jurist , në  vend të  rendit juridik e përdorin  termin   sistemi juridik. Ndryshe rendi juridik  dallon nga sistemi juridik. Përderisa ,rendin juridik ,në procedurë legjislative, e krijon legjislativi , sistemin juridik e    krijon jurisprudenca konform me  kritere të  jursiprudencës  për filozofinë juridike,  të drejtën dhe për shtetin.Kushtimisht rendi  juridik përkon me judikaturën përkatësisht me   normativeën e praktikën juridike  ndërsa   sistemi juridik me  jurisprudencën - shkencën juridike.

Në   vend  të  fjalës amendment e cila rrjedhë nga termi amend, amendim, gabimisht shkruhet dhe shqiptohet forma “ amandament”.Termi amendment  përdoret edhe në gjuhë të huaja nga e ka origjinën(  Amend @ ment:improve,  better,  perfect, develop, reform, remedy,  mend, polish, enhance, perfect, develop,c o r r e c t ,  rectify, reform…)

Termi nxjerret e, herë herë, merret vendimi…aktvendimi…aktgjykimi” , keqpërdoret në vend të “miratimit të  vendimit, aktvendimit si dhe të  aktgjykimit”;  ndryshe,  organi i administratës publike apo i gjyqësorit , nuk “nxjerr”  përkatësisht   nuk “ merr” ( të cilat janë kalka slave)  por,  gjatë vendosjeve përkatësisht gjykimeve ,  m i r a t o n  akte të administratës përkatësisht të gjyqësorit ;  kjo formë përkon edhe me shprehjet respektive të gjuhëve  të mëdha,siç  është aprovimi përkatësisht adoptimi në Frangjishte   përkatësisht në  Anglisht. Ndryshe,  as në   këshillat e pajtimeve , të pleqnarëve dhe të kuvendeve shqiptare nuk  janë “ nxjerr “  as nuk janë “ marrë”  vendime ,por, pas procedimeve të nevojshme , ato  janë miratuar, janë tëmirë ;

Në vend të Ligjit   për  Punën , Ligjit  për Tatimet, Ligjit për Trashëgiminë…, prapë , nën ndikimin e sllavishtes, kryesisht, (keq) përdoret  ndajfolja vendore “mbi” siç vijon : Ligji   “mbi” Punësimin,  Ligji   “mbi” Tatimet” etj;

Përdorimi i termit “gjyqëtar” në vend të “ gjykatës”  nuk është  i qelluar sepse , ky  i sprasmi del nga folja gjykim e,seandejmi ,edhe  fjala  gjykatës , gjykatë, gjykatore !

Ligji dhe ligji  duhet të dallohen veçanërisht në  të  shkruar ashtu që kur adresimi i  bëhet  ligjit konkret kurdoherë  duhet të shkruhet gërma fillestare e madhe “Ligji për Punën” ndërsa kur referimi i   drejtohet   aktit ligjor në përgjithësi  duhet të  shkruhet gërma fillestare e vogël” ligji në fuqi,   “ , “ ligji në aplikim”,

Format “ kushtetuese”,  “konstituive” duhet të   zëvëndësohen me  “ kushtetutëse  përkatësisht  kushtetutare” si dhe, “ konstitutive”, nga se ,rrënja e fjalës nuk lejohet të   disformohet .

Në   shkrimet e akteve e dokumenteve juridike   gabimisht përdoret fjala “ shqiptim i dënimit” ,nga se, shqiptimi konsiston në prononcimin  gjuhësor, e në vend të saj, duhet të përdoret “ caktim i   dënimit”. Masa dënimore a   ndëshkimore pas administrimit të provave duke i  vlerësuar rrethanat  konkrete , caktohet e  si e tillë     shpallet por nuk “ shqiptohet”! Edhe në gjuhë të tjera  kurdoherë  thuhet  caktohet dënimi, caktohet masa ndëshkimore  por asnjëherë jo “ shqiptohet” përkatësisht “ prononcohet…”

Termi   advokat   daton  nga  periudha e Republikës Romake , sëpakut një shekull para Epokës së Re dhe ka kuptimin e thirrjes për ndihmesë  profesionale “ Ad @ Vocere” e sëandejmi  fjala advokat por jo avokat.Pasi që   ky term është i huazuar atëherë  sipas   postulateve të  huazimeve të  fjalëve të huaja do të  kërkohej të  ruhej  forma origjinale e cilit do term pra edhe i fjalës advokat pra jo avokat!

Ankesa  është akt   i  shprehjes së pakënaqësisë e cila mund të jetë e pabazuar, e bazuar apo pjesërisht e bazuar.Ankesa   mund të   shprehet gojarisht apo   shkrimisht e jo “ankesë me gojë” as  “ ankesë me shkrim”.Nga pikëpamja juridike, ankesa mund të jetë e karakterit juridik – materjal si dhe e karakterit juridik – formal.Në praktikë, as nga shumica e juristëve ,nuk  vërehen këto dallime. Në praktikat   juridike, ankesa ,në  kuptimin juridik – materjal do të  duhej të  shprehej “ ankesë” eventualisht “ ankim” por në  aspektin juridik – formal kurdoherë do të duhej të përdorej forma “ aktankesë”. Aq më parë kur, në praktikat juridike njihen e përdoren format “ padi” e “ aktpadi”,  “ akuzë” dhe “ aktakuzë”, “ gjykim ‘ dhe “ aktgjykim”. Pra forma juridike – formale konsiston në aktin formal, në aktankesë, aktpadi, aktvendim, aktgjykim.

Në  vend të termit “gjobë”  i cili  origjinon nga sllavishtja “ globa”, “djoba” do të duhet të përdorej fjala “ denim me të holla” aq më pare kur ka dënime me të  holla, dënime me burgosje, dënime me burgosje të rendë…

.

Gadi   rregullisht, në vend të  “ ndërprerjes së punës” përdoret shprehja “ pushim nga puna” e cila formë nuk përkon as logjikisht as me  ligjin e aplikuar.Edhe në gjuhë tjera përdoret termi “ ndërprerje e punës” por jo  pushim nga puna  i cili më shumë asocionon  me pushimin ditor, javor apo vjetor nga puna e procesi i punës.

Përderisa as në teorinë juridike as në praktikat  juridike nuk  njihen “ mjetet juridike të   zakonshme” as vice versa nuk do të  mund të egzistonin mjetet juridike të jashtëzakonshme. Në praktikë njihen e përdoren “mjetet e jashtëzakonshme” por jo edhe termi  referuar “ mjeteve juridike të zakonshme”. Për hir të baraspeshimit terminologjik të këtyre kompozitave juridike do të   duhej të  stipulohej termi “mjete juridike të rëndomta” përkatësisht “mjete juridike të parëndomta”   eventualisht “ mjete juridike të zakonshme” përkatësisht “mjete juridike të jashtëzakonshme”.

Në praktikat parlamentare veçanërisht në  vendin tonë ,në vend të “ deputetit jashtëpartiak” keqpërdoret  shprehja “ deputet-e  i-e  pavarur” sikundër deputetet e deputëtët tjerë të ishin të varur.Edhe sipas  postulateve kushtetutare , deputeti apo deputetja mund të jetë në    grupin parlamentar të  subjektit politik të caktuar apo jasht grupit parlamentar, qe, kryesisht, përkon me deputetin apo deputeten jashtë partiak-e .

Disa shembuj të  fjalëve e shprehjeve gjuhësore të paqelluara

Në komunikime gojore e shkrimore  kryesisht shkruhet e thuhet “ shteti i Kosovës” në vend të “ shteti Kosova” qe është shprehje e logjikshme dhe koherente me shprehje të njëjtë në gjuhët e mëdha të kohës. Tekefundit, shteti nuk është i Kosovës por Kosova është shteti. Nga shprehja “ shteti i Kosovës’’ del se Kosova qenka pronare e shtetit  dhe se shteti qenka send “res” i tipit a forms së pacaktuar, gjë qe nuk përkon me realitetin. Ndryshe, termi shtet është formë  e caktuar  e  organizimit politik të Kosovës.

Në vend të   shprehjes “ mot i lig”, “ mot i mirë”  shpesh herë gabimisht përdoret kompozita “ kohë e keqe” , “ kohë e mirë”.

Poashtu ,në vend të shprehjes “ bukë e vrugët”, jo rrallë herë keqpërdoret forma “ bukë e zezë” ,ose,  në  vend të “ bukës ndore”  keqpërdoret fjala “ pogaçe” ,qe është  me origjinë sllave !

Shpesh herë ,mbase, duke menduar në gjuhë tjetër , në vend të “ kujdesu”, thuhet si dhe shkruhet “ mbaj kujdes” apo “ bëj kujdes”!

Një  numër i madh shqipfolësish e shqipfolësesh ,  në vend të thënies “në këtë rast”    gabimisht thonë “me këtë rast”.Ngjarja, ndodhia ,  situata nuk   zhvillohet me këtë rast por në këtë rast apo eventualisht në atë rast. Forma e parë e implikon kuptimin se ngjarja ndodhka tok me rastin gjë qe nuk është e saktë.

Në  dekadën e fundit   është e njohur  dukuria e “ promovimeve” të  jo pak  librave të   bëra aramara , shkel e shko , me   të meta  përkitazi me    shtjellimin , metodologjinë shkencore, stilin e gjuhën. Edhe të tillat “ promovohen” madje  aq shpesh sa qe,  akti i tillë , në masë të konsideruar është banalizuar.Ndryshe, libri, edhe sikundër të ishte i  cilësisë së lartë,  nuk mund të promovohet  nga statusi   fillestar  nga se edhe tutje deri në   ribotim të përmirësuar , mbetët çfarë ishte . Ndaj, në vend të   fjalës “ promovim” do të   duhej të përdorej  termi përurim eventualisht shpallje e botimit .

Gadi   rregullisht e,  mbase   më shumë femrat, në vend të fjalës  ngjarje e përdorin termin “ event”  i cili është , sëpakut, i panevojshem, përderisa e kemi   fjalën kuptimplote në  gjuhën shqipe.

Fjala “plan e program mësimor”  ishte në përdorim të gjerë deri në kohë të fundit në një anë dhe ishte dhe mbetet shumë me e përshtatshme nga “kurikula” qe aktualisht   përdoret edhe zyrtarisht, në anën tjetër!

Në  vend të   “ vozitës” e “ vozitjes” qe përdoret gjërësisht do të  duhej të  përdorej termi shofer e shoferim apo  grahës e grahje. Sikundër dihet  termi “ vozitje” rrjedhë nga sllavishtja dhe, përderisa, në shqip kemi fjalë të përshtatshme , ajo nuk do të duhej të   përdorej.

Në terminologjinë   universitare  panevojshëm përdoret  shprehja “ mban ligjerata”, “ mbaj ligjerata” në vend të ligjeron, ligjeroj. Tek e fundit  ligjeratat nuk mbahen por  ligjerohen.

Tatimi e tagrat janë  forma të taksave të  cilat sipas ligjit,  entitetet natyrale e legale, duhet t’i  paguajnë. Tatimi tatimohet e taksat taksohen por jo “tatohen” sikundër jo pak zyrtarë e përdorin gabimisht duke e cunguar   trungun e fjalës dhe duke ia çoroditur kuptimin si dhe tingëllimin.

Çuditërisht, gadi   kudo e kurdo,  termi  konkurrencë përdoret gabimisht në vend të  fjalës  kompeticion. Sikundër fjala konkurrencë ashtu edhe ajo kompeticion janë neolatine por të  huazuara në  shqip për shkak të  mungesës së  termit të përshtatshëm për te. Në të folur e të  shkruar , termi konkurrencë, përdoret në kuptimin e   rivalizimit, kundërshtimit, garës në procedura apo aktivitete shoqërore të ndryshme. Ndryshe, kuptimi i  termit konkurrencë është i kundërtë me funksionin e tillë ,nga se , është pajtim, pajtesë , unitet, konsensus , harmoni, bashkëpunim, bashkëmendim por jo e kundërta. ( Concurrence: agreement,  accord,   concord, harmony, unanimity, mutual  consent,  consensus, meeting of the minds,  cooperation,correspondence,  conformity, coegxistence,  collaboration). Sëandejmi, në   vend të  termit konkurrencë, konkurrim,konkurrent do të   duhej të përdorej termi kompeticion, kompetitor  qe e ka domethenien e  rivalitetit, kundërshtimit, opozitës, konfliktit, luftimit, garimit. (Competition: rivalry, contention,  opposition, struggle, conflict).

Në  vend të “ në   shumicën e rasteve” duhet të praktikohet “ në rastet e shpeshta eventualisht, në rastet e shumëta”. Nëse do të kishte “ shumicë të rasteve” atëherë në të kundërtën do të kishte “ në pakicën e rasteve” të  cilën trajtë askush nuk e përdorë nga se   kjo e fundit shkruhet e thuhet “ në raste të rralla’, “ në raste të pakta” .

Poashtu në vend të  fjalës “ëmbeltore” panevojshëm pra gabimisht përdoret  termi “ pastiqeri”!

Veçanërisht, në Shqipëri e, në   kohë të fundit ,edhe në Kosovë ,përdoret gabimisht fjala    “ trojka” në  vend të “ treshit” apo të treshës” varësisht nga gjinia. Poashtu panevojshëm e pa vend   në  vend të  fjalës “ulëse” përdoret termi “sedilje” qe është e origjinës slave!

Në   vend të   fjalës “normalisht”,  keqpërdoret termi “ normal” qe nuk mund të këtë kurrfarë kuptimit   pos të tingëllimit kakofonik. Ndryshe në vend të termit “ natyrisht” mund të përdoret fjala “ natyrisht” apo anasjelltas. Po të thuhej  “natyrë” në vend  të natyrisht do të tingëllonte qesharakisht sikundër të rasti  “normal” në vend të “normalisht”!

Poashtu, në vend të “absolutisht” keqpërdoret shprehja “ absolutikisht”  apo në  vend të   fjalës “embëltore” përdoret termi “ pastiqeri”!

Për habi pothuaj se kudo e kurdo në vend të “ jam i-e  lindur” thuhet e shkruhet “ kam lindur” . Forma e sprasme është e kuptimit aktiv i cili nuk mund të ndodhte as biologjikisht as fizikisht për foshnjën e aq më pak për mashkullin.

Shpesh herë  praktikohet  shprehja “ nesër jam në Pejë apo gjetiu” në vend të “ nesër do të jem në Pejë …” Pos gabimit gjuhësor edhe në këtë rast gabohet në  kuptimin fizik nga se “nesër jam  në …” është çështje hipotetike si dhe në atë mënyrë cenohet  koha e ardhshme e foljes në fjalë e cila egziston dhe do të duhej të përdorej “…do të jem..”

“Qyteti  i Prishtinës”,  “katundi i Shkrelit”, “fshati i  Bllagajës”...në vend të  formës :  “Qyteti Prishtinë”, “katundi Shkrel”, “fshati Bllagajë”  etj, sepse , shprehja “Qyteti i Prishtinës” katundi i …, fshati i …, jep kuptimin se,  Prishtina, Shkreli, Bllagaja   qenkan  pronare    të  komuniteteve territoriale – administrative  përkatëse  ! 

Shprehja “sipas mendimit tim” del si kalkë e  natyrës së gjuhëve sllave, ndaj, do të  duhej të zëvendësohej me formën  : mendja ma thotë, ma prêt mendja, mendoj, gjykoj varësisht nga konteksti i  fjalisë;

Në vend   të foljeve   kemi,   jemi , gadi   rregullisht , dëgjohen format e padrejta : “ jena”, “kena” …;

Në vend të  termit :”mirë”, “ashtu pra” , “pajtohem”, “ pranoj” ,   gadi  rregullisht , përdoret shprehja  “OK”,  e cila , nuk komponohet me shprehjet as natyrën  e gjuhës shqipe;  ( në këtë kontekst, edhe pse  e flas dhe e shkruaj anglishtën , i përmbahem rregullës themelore qe , kur të flas shqip  përkatësisht anglisht, të mendoj dhe të flas në gjuhën përkatëse   ashtu qe, panevojshëm, të mos krijohen përzierje të panatyrëshme!

Gadi   rregullisht, në vend të  termit “ tani”, “tani pra”, “prandaj”, “ndaj” ,  keqpërdoret   fjala “ atëherë”    bile  kur nuk është   theksi  për orijentimin e bisesës në të kaluarën, por, përkundrazi, për të tashmën !

Në vend të shprehjes :” ashtu qe” , gadi kurdoherë përdoret  forma :” ashtu qi”, “ kështu qi” etj;

Në  raste të shpeshta, në vend të shprejhes , pak, krejt pak, përdoret :” shumë pak” qe realisht është formë e   kunderthënshme, e pakuptimt;Poashtu në vend të  shprehjes “ tepër shpejt” keqpërdoret forma” shumë shpejt”. E kundërta e kësaj të fundit, në vend të “ tejet ngadalë “ apo “ tepër ngadalë”  do të delte “ shumë ngadalë” !

Rrjedhimisht, përderisa në Anglisht, Frangjisht, Italisht  e gjuhë tjera ,nga të cilat, praktikojmë, të   huazojmë  terma profesionale , siç është termi atribut, kontribut , në  lakime e rasa, do të duhej të   thuhej   atributim e  jo atribuim, kontributim e jo kontribuim  ; 

Në vend të shprehjes “ në raste të rralla”, “në raste të shpeshta” , “ në raste të shumta”, nën ndikesën e gjuhëve sllave , praktikohet shprehja :” në të shumtën e rasteve” për ç’shkak   e kunderta do t’ishte “ në të pakten e rasteve “ e cila del si formë artificiale dhe  e rëndë!

Përfundime

Gjuha   shqipe standarde, si gjuhë e kultivuar   dhe e unitetit kombëtar, do të duhej të  përfillej me përkushtim , në radhë të parë,  në   të shkruar dhe ,  për aq sa është e mundur , në të folur;Trajtat e caktuara të fjalëve, foljeve dhe të shprehjeve, në  përgjithsi, në   rrjedhën  evolutive    dhe  synimin   për gjuhë  shqipe të përbashkët , do të duhej, institucionalisht,  të  standardizoheshin dhe,  si të tilla,  të përfilleshin kudo dhe kurdo qe flitet dhe shkruhet shqip;Në të mirë të  ruajtjes, përparimit dhe mbrojtjes së gjuhës shqipe letrare, do të duhej të miratohej Ligji për Gjuhën Shqipe; Fjalët dhe shprehjet  nga gjuhë të huaja  ,  do të duhej të  huazoheshin  në gjuhën shqipe ,vetëm, kur ato do të mungonin   përkatësisht si terma profesionale  të njohura dhe të karakterit  universal;Fjalët dhe shprehjet e huazuara në shqip, do të duhej të përdoreshin pa deformime apo  riformulime,  por ,në origjinal , ashtu, siç veprohet në gjuhët e mëdha dhe më të aplikuara sot. Kjo qasje është  edhe një thirrje për gjuhtarët kompetentë për të bërë atë qe do të duhej dhe do të mundnin ta bënin në të mirë të gjuhës shqipe letrare, të përbashkët dhe, të standardizuar  dhe për aq edhe në   funksion të çështjes kombëtare shqiptare, në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat