Rama evropiani më i flaktë i shtetit më të varfër të Evropës

Opinione

Rama evropiani më i flaktë i shtetit më të varfër të Evropës

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 18:50
Sherif Ramabaja

Brigadat e Enver Hoxhës që gjatë Luftës së Dytë Botërore kishin arritur në Kosovë, rrëfenin prindërit tanë, ishin pritur me entuziazëm. Ata të pushkatonin për një fjalë goje, nëse flisje keq për serbët. ” Ne serbët i kemi vëllezër ”, thonin ata. Kështu është historia e ideologjisë komuniste, jo fort e largët. Enveri rrekej për proletarizmin dhe bënte kërdi në popullin e vetë, kurse Kosovën e martirizonte duke ua falur jugoslavëve, pikërisht Serbisë. Sot kryeministri Rama që nuk dallon shumë nga “babai” i tij, Enver Hoxha deklaroi se është evropian dhe se nuk përkrah as Shqipëri të madhe e as Jugosllavi të re. Njejtë edhe ky, si ideologu i tij Enver Hoxha, vepron me Kosovën. Është i gatshëm Kosovën t´ia dorëzoi Serbisë, me të vetmin qëllim, të mbetet në pushtet.

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, njëherit vëlla i ideologjisë së Ramës, bëri kthesë dhe e anuloi pjesëmarrjen në takim. Thaçi më në fund e kuptoi që e ka humbur besimin e popullit. Ai po ashtu e kuptoiqë koha e tij po përfundon, me zgjedhjet e fundit në Kosovë. Askush se kishte menduar që Thaçi t´ia kthej shpinën Ramës, po sytë janë për të parë, thot populli. Shtrohet pyetja : pse Rama vepron kundër interesave të Kosovës dhe popullit shqiptar?

Me fillimin e protestave të studentëve në Shqipëri, filloi fillimi i fundit të kryeministrit Rama. Opozita braktis parlamentin dhe filloi zbulimi i vjedhjes së votës së lirë nga mazhoranca e Ramës. Pastaj Lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar erdhën gjithnjë duke u zbuluar. Kryeministri Rama mundohej që institucioneve të EU t´u hudhte hi syve, po kjo po i kthehet atij bumerang. Refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë nga EU, ishte një tjetër sinjal i përgjegjësisë së tij. Tash ai ska se si t´u arsyetohet shqiptarëve, përpos duke e fajësuar EU, opozitën dhe presidentin.

Për të mbijetuar, ai tash i është mbështetur mikut të tij të ngushtë, presidentit të Serbisë Vuçiçit duke e viktimizuar Kosovën. Ky mund të jetë edhe një sinjal se çfar bastardësh, udhëheqin shtetin shqiptar. Rama përpiqet ta zhvendos vëmendjen, në tjetër rrafsh, nga ngjarjet politike dhe të krimit që po trondisin Shqipërinë.

Njejt pat vepruar edhe Erdogani, kur EU i vënte kushte të reja. Ai me zemërim pat deklaruar se Turqia ka alternativa të tjera. Alternativa tjetër ishte orientimi drejt Rusisë. Rama për dështimin e tij politik, shqiptarët po mundohet t´i orientoi drejt ujrave të tjera, po a do ta lejojnë këtë shqiptarët, vështirë të besohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat