Vettingu i drejtësisë duhet të nis nga Prizreni

Opinione

Vettingu i drejtësisë duhet të nis nga Prizreni

Nga: Gent Gjini Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 19:25
Gent Gjini

Sot procesi i Vettingut është domosdoshmeri e kohës, si rezultat i rrethanave te padëshiruara te krijuara ne sistemin e drejtesise.Prandaj ky mekanizem duhet patjeter të instalohet nga legjslatura e  re, duke u rregulluar me ligj te veqantë me (ndryshim-plotësim të kushtetutes), me qëllim të krijimit të mekanizmave, për ta filtruar sistemin e (pa)drejtesive ne Kosovës, ku si qëllim ka pastrimin e sistemit nga korupsioni, nepotizimet, klanet, nga etika e munguar, profesionalizmi dhe rezultateve të padëshirurara e të dobëta,  që ka prodhurar sistemi i drejtësisë, kjo se qfarë e kemi tani.Në parim, duke qenë shumë koshient, që i tërë sistemi i drejtësisë është i ngecur, si në gjykatat dhe prokurorit e Kosovës primatin bajrakun se pikërisht prej së cilës duhet filluar me Vettingun, padyshim se duhet të jetë Prizreni.

Në sistemin e drejtësisë në Prizren, kanë ndodhur gjëra e gjëra të shumta, të cilat në një fomë apo në tjetërën e rrumbullakesojnë padrejtesinë në menyre më virtuale, me të drejtpërdrejtë në raport me dukurit negative që ka ajo sot.Për të argumentuar këtë konstatim, do të përshkruajë disa nga veqoritë evidente të saj: Në vitin që lamë pas Misioni i USAID,  në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia +” kanë prezantuar  hulumtimin rreth transparences, dhe efikasitetit të gjykatave themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve. Nga gjetjet e këtij raporti,  Gjykata Themelore në Prizren, është ranguar si më e korruptuara.

Tani duke i kuptuar këto rezultate, të cilat janë të mbledhura në mënyrë të fakteve dhe provave, dhe nga një mision represantiv i rangut  botëror, që si rol ka monitorimin, dhe fuqizimin e drejtësisë nëpër gjykatat si ajo e USAID-it ky hulumtim konstaton se gjykata e Prizrenit është shpallur si kampione e korupsionit.Por se, nga ky rezultat dhe ky konstatim mjaft alarmant qka u ndërmore? kush reagojë, pra askush.Pra gjërat edhe më pas ngelin ato se qfar  janë, pa dhënë përgjegjesi dhe llogari ligjore askush, apo që të paktën të dilet me një qëndrim nga zyrtarët e këtij institucioni, dhe të bëhen reformat dhe rekuporohen gjërat, duke filluar me komisionet, apo procedurat displinore, poashtu duke filluar edhe procedurat penale për akteret ata te cilet kane kontribuar në këtë qështje.

Dukuri tjetër negative, e cila kërkon ndërhyrjen imediate të Vettingut në sistemin e drejtësise në Prizren, është edhe dukuria e nepotizimit, përkatësisht familjarizmave, që janë të punësuar në këtë gjykatë, duke mos përjashtuar edhe  institucionin e prokurorise.Si dukuri apo fenomen, që shihet shumë shumë normale.Pra edhe kjo dukuri lidhur me nepotizmin është argumentuar në mënyre vizuele, në ekran në emsionin e INSAJDERIT “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, e cila shumë bukur tregon mënyren e rekrutimeve tek punësimet të vleresuara, jo mbi baza të meritës dhe profesionalitetit, por nga bazat dhe lidhjet familjare.E përkunder kësaj, nga kjo kush muar mësim?.Askush, kur reagoj askush? ndërsa agjencioni Antikorupsion qfarë bën?A mund të më shpjegoje dikush? kur punësimet në këtë gjykate dhe prokurori janë shumica jane (puro familjare), dhe me konflikte të hapur të interesit.Aq më shqetesuese situata bëhet, se nga mungesa e rezultateve për mosreagim të luftimit te këtij fenomeni, dukurit si këto normalisht, se më pastaj bëhen inkurajuese, dhe shëndrohen në praktikë të heshtur e të pranuar,si vazhdimësi e ashtuquajtur (punësimet familjare).

Misioni i Vettingut, patjetër duhet të instalohet, sepse përveq tjerash këtu duhet të shikohet edhe ana profesionale e njohurive, dhe ajo e etikës per tu kutpuar se si  jane bëre disa individë, gjyqëtar dhe prokurorë.Sepse mos të harrohet, sot janë shoqeritë civile, monituresit të cilët në vazhdimësi kanë kritikuar, dhe vazhdojnë te kritikojnë mënyren e rekrutimeve për gjyqëtarë dhe prokurorë, te pranuara mbi baza të klaneve, politikës dhe familjarizmave.E tani përderisa OJQ-të, shprehin hapur këtë shqetesim ne fare lehtë, dhe me logjik të thjeshtë, mund ta kuptojmë se deri ku ka arritur të shrihet, përkatesisht depërtuar nepotizimi, (njoftësia) për tu bërë gjyqëtar e prokurorë, e tani per qfarë profesionalizmi mund të flitet.

Sot jemi dëshmitar, që lëndet civile nuk caktohen, dhe nuk zgjidhen në kohë të arsyeshme, ato mbeten në sirtare të pluhorusura.E në anën tjetër, jemi dëshmitar se sot gjyqëtaret dhe prokurorët, janë më të priveligjuarit sa i përket marjes së pagave me rritje  100% te tyre. Pra edhe kjo dukuri vlerësohet absurde.Rogat janë rritur, gjyqëtaret janë shtuar ndërsa lëndet mbeten te pazgjidhura, dhe të haruara, në veqanti kur është fjala për ata qytetaret të shkret, të cilët mbajnë shpresën në ato lënde, që drejtësia të vendoset në kohë të arsyeshme, konform rrethanave të kohës dhe nevojave urgjente të cilat kërkohen.

Vettingu përveq tjerash, duhet të jetë mekanizëm që duhet të sheh edhe pasurinë e fituar se, sa ato përputhen me standarin e pagës që marin sot gjyqetarët dhe prokurorët, dhe te kuptojë dhe të kërkoj, prejardhjen e pasurise se fituar, se si dhe në që mënyre ajo pasuri është fituar, dhe sa prej pasurive janë të deklaruara në Agjencionin Antikorupsion.Sepse edhe kjo, është sfidë që sot pengon sistemin e drejtesisë, të jetë ajo të cilën ne po e kërkojmë.Pra janë këto, disa prej arsyerave kryesore, të cilët e karakterizojnë sistemin e drejtesisë në Prizren, dhe janë arsyerat se Vetingu duhet fillohet me (pa)drejtesitë nga Prizreni, në mënyre që dukuritë si të lartëpërmendurat të largohen.Duke filluar nga shkarkimet e te punësuarve mbi baza  familjare, klanore, shkarkimet për të koruptuarit, dhe poashtu paralelisht me këto, te fillohen edhe inicimet e procedruave penale, dhe konfiskimet e pasurive,  për ata qe e kane degdisur dhe kane pruar ne këtë derexhe sistemin e drejtesise.

Për ne mjafton të e shikojmë Vetingun si ajo në shtetin e Shqiperise, e cila padyshim ka shënuar, dhe vazhdon te shenojë progres të madh. Kjo analizë e thurur ne fakte,  mund të sherbej dhe do duhet te shërbejë (padyshim dukë ia derguar këtë ne emal të Ministrise) edhe si manual orientues per Ministrine e Drejtesise te Kosovës.E cila Ministri, nga këto konstatime po në këtë analize mund te filloj punën, me qellim te permisimit dhe rekopurimit të gjërave, me iden që të kemi drejtesi te shëndoshë, të bazuar mbi ato parime te drejta, që punesimet familjare, korupsioni mungesa e profesionalizmit dhe etikës etj, te jene pefundimisht të larguara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat