As tragjedia e tërmetit nuk i bashkoi kokat elitare shqiptare

Opinione

As tragjedia e tërmetit nuk i bashkoi kokat elitare shqiptare

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga ana tjetër,qytetarët andej dhe këndej kufirit dëshmuan se janë shumë më të bashkuar se sa politikanët që i përfaqësojnë këto dy shtete shqiptare.

Gjithnjë të ndarë e të përqarë.Fikall vetëm.Kudo,si në raste gëzimi e hareje,ashtu edhe në ato tragjijke.As kjo tragjedi e fundit pas tërmetit që ra në Shqipëri nuk i bashkoi kokat elitare shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës.Vallë,deri kur do të vazhdojnë kështu?

Gjatë këtyre dy ditëve ishim dëshmitarë dhe pamë se si kreu i Shqipërisë,Ilir Meta,viziton i vetëm zonat e prekura nga tërmeti.Po ashtu vetëm shihet edhe kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama,teksa viziton të njejtat zona të goditura rëndë nga tërmeti.Sa keq.Shumë imazh i keq për opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.Pse dhe për çfarë arsye këta dy nuk bëhen bashkë dhe të shkojnë në vizitë të përbashkët këtyre zonave?Sjelljet dhe qëndrimet e këtyre dy shtetarëve do të lë hije të keqe tek qytetarët në këto çaste të rënda nëpër të cilat po kalon Shqipëria.Nëse edhe kjo fatkeqësi nuk i bashkoi këta dy krerë të shtetit,atëherë çfarë duhet pritur.

Nga ana tjetër,hiç "mashallah" nuk qëndron situata edhe me krerët e shtetit të Kosovës.Sjelljet dhe qëndrimet i kanë të njëjta.Edhe në këto ditë kur solidariteti i popullatës së Kosovës është në kulmin e ndihmës për bashkëkombësit e Shqipërisë të prekur nga tërmeti,presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi,njëjtë si homologu i tij shkon vetëm për t'i vizituar banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.Kurse kryeministri në ikje,Ramush Haradinaj,nuk bën mundin të shkoj dhe t'i vizitoj bashkëkombësit pas tragjedisë së tërmetit fatkeq.Ky ka vendosur kush e di për çfarë arsye të mos largohet nga Kosova.

"Jam në Kosovë dhe nuk kam shkuar në Shqipëri për arsye se jam duke menaxhuar angazhimin institucional që Qeveria e Kosovës ka nisur,menjëherë pas tragjedisë",është arsyetimi i kryeministrit në ikje.Por,kjo nuk është e tëra.Ai mungesën e tij në Shqipëri e ka plotësuar me dy zëvendëskryeministra në ikje,Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj.Mirëpo,për fat të keq edhe këta të dy,jo që nuk i bashkohen presidentit të vendit,por kanë zgjedhur që vizitat në zonat e prekura nga tërmeti t'i bëjnë ndaras.Pra,njeri në Durrës,kurse tjetri në Thuman."Turpi nuk ka brina",thotë populli.Siç duket asnjeri prej këtyre shtetarëve të dy shteteve nuk i tronditi dhe nuk kanë mëshirë për këtë tragjedi që e goditi Shqipërinë.Shtrohet pyetja:pse këta tre apo katër sulltanë të dy shteteve nuk bëhen bashkë për të kryer vizitë të përbashkët në këto dhe rrethana tjera aktuale,hë për të mirë apo për të keq?Këtë me diguri e dinë vetë këta pashallarët tanë.

Pavarësisht këtyre ndarjeve të pakuptimta,qytetarët andej dhe këndej Drinit dëshmuan edhe në këtë fatkeqësi se janë shumë më të bashkuar se politikanët tanë të mjerë të cilët për fatin tonë të keq drejtojnë këto dy shtete shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat