Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës, është figura dhe politikani më i kulturuar në Kosovë!

Opinione

Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës, është figura dhe politikani më i kulturuar në Kosovë!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:24
Albin Kurti

I pyetur nga gazetarët, se pse Albin Kurti asnjëherë nuk ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, tha, “se kjo është çështje e kulturës së tij..” (Bota Sot, 2 dhjetor 2019, online), gjë që me këtë deklaratë A. Veliu e paska thënë një të vërtetë të  madhe, ngase është pikërisht kultura e Albin Kurtit, ajo që nuk e ka lejuar të sjellët në mënyrë të pakulturuar ndaj presidentit Ibrahim Rugova, për t’u përulur para varrit të tij sa për sy e faqe, sa për ta fituar simpatinë e ithtarëve të Ibrahim Rugovës për vota, ose për ta keqpërdorur emrin, veprën, figurën dhe varrin e presidentit, siç kanë vepruar vazhdimisht shumë politikanë në Prishtinë, madje edhe nga radhët e vetë LDK-së..!?

Pikërisht kultura njerëzore, intelektuale dhe politike të cilën e posedon me bollëk kryetari i LVV-je, z. Albin Kurti, nuk e ka lejuar të shkon dhe përulët para varrit të presidentit Ibrahim Rugova, kur e ka pa se tek varri i tij kanë shkuar liderë partiak dhe politikanë të cilët disa herë, para, gjatë dhe pas luftës, Ibrahim Rugovën e kanë linçuar publikisht, e kanë shantazhuar, e kanë luftuar si dhe e kanë shpallur tradhtar të kombit me akuza shpifëse dhe hakmarrëse, vetëm se ishte liderë i partisë më të madhe në Kosovë, LDK-së, e cila nën udhëheqjen e tij ishte bërë Front gjithë popullor në rezistencën dhe luftën kundër okupatorit kriminal serb..!?

 

Kultura dhe mirësjellja e Albin Kurtit, nuk e ka lejuar atë që të shndërrohet në politikan servil i një kaste politikanësh brenda LDK-së, të cilët rrejshëm dhe me hile e kishin monopolizuar figurën emblematike të presidentit Ibrahim Rugova, ekskluzivisht për interesa të veta politike brenda dhe jashtë LDK-së, që me këso bllokadash ia kishin mbyllur rrugët Albin Kurtit që ta vizitonte varrin e Ibrahim Rugovës. Këtë fakt e ka shpjeguar vetë Albini në disa intervista televizive; “se janë vetë disa njerëz në LDK, të cilët duke më kritikuar para opinionit që nuk po e vizitojë varrin e presidentit Rugova, në fakt më kanë kushtëzuar që të shkojë dhe t’i bëjë nderime varrit të tij”.  Madje, se kjo kërkesë i është bërë nga ata që dëshironin ta largonin LVV-je nga LDK-ja..!?

Se, është kultura morale dhe politike e Albin Kurtit pjesë e edukatës së tij familjare dhe kombëtare, ajo e cila nuk e ka lejuar kurrë që ta fyejë, shajë, nënçmojë, anatemojë, ofendojë dhe keqpërdorë emrin, figurën dhe veprën e presidentit Ibrahim Rugova, më së miri e dëshmon heshtja me kulturë dhe elokuencë e Albinit ndaj gjithë atyre të cilët tentonin që ta armiqësonin me LDK-në, gjë të cilën kurrë nuk e pranoi dhe as nuk e miratoi!

Madje, disa herë gjatë viteve të fundit Albin Kurti në pyetjet e gazetarëve ka dhënë vlerësime të larta për figurën, punën dhe veprimtarinë politike dhe kombëtare të presidentit Ibrahim Rugova, siç ishte vizita e tij në muzeun e Pavarësisë, ku gjatë viteve të 90-a vepronte Shoqata e shkrimtarëve të Kosovës dhe ku Ibrahim Rugova e kishte filluar veprimtarinë e tij diplomatike, publike dhe politike. Pastaj, deklarata e tij më e fundit gjatë fushatës zgjedhore në tubimin e mbajtur me elektoratin e LVV-je në Istog, meqë rast tha; “Historia do të shkruajë për figurat e ekzistencës paqësore, historia do të shkruajë edhe për Ibrahim Rugovën që u lind dhe u rrit afër bjeshkëve të Istogut, po që i takoi gjithë popullit”.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat