Kosova në udhkryq - Zgjidhje pas zgjedhjeve apo rrëshqitje ne qarkun vicioz të zgjedhjeve pa fund

Opinione

Kosova në udhkryq - Zgjidhje pas zgjedhjeve apo rrëshqitje ne qarkun vicioz të zgjedhjeve pa fund

Nga: Rexhep GASHI Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 22:05
Rexhep GASHI

-Sistemi politik në Kosovë- demokracia parlamentare dhe mozaiku i partive politike nuk jep asnjë mundësi asnjë partie politike, që të marrë shumicën parlamentare dhe të qeverisë e vetme.

Për atë duhet të formohet koalicioni qeverisës prej dy apo më shumë partive me partinë fituese si e para.
Aq më teper kur partitë janë të përafërta për nga numri i votave të fituara.

Diçka e tillë ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme të 6 tetorit 2019, ku sovrani vendosi që parti fituese të jetë VV e prirë nga Albin Kurti e pasuar nga LDK-ja e prirë nga Isa Mustafa, që të dyja deri atëherë në opozitë. Më pak vota morën koalicioni i deri atëhershëm në pushtet- PAN( PDK - AAK - AKR - NISMA) të prirë nga kryeministri RamushHaradinaj.

Këto dy partitë opozitare VV dhe LDK ishin edhe afër para koalicionit para zgjedhor por nuk patën sukses po u zotuan që do të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve cila do që të jetë fituese. Me qëllim që koalicioni i deriatëhershëm(PAN) të shkojë në opozitë.

Marrëveshja mes këtyre dy partive VV dhe LDK u vendos që të finalizohej pas certifikimit të rezultateve nga KQZ në mes të dy liderëve Albin Kurtit të VV dhe Isa Mustafës të LDK-s, në afat prej 72 deri 100 orë pas certifikimit.
Vlen të theksohet se grupet e eksperteve të dy partive punuan më teper se një muaj në harmonizimin e programit qeverisës që sipas tyre e bën 100%.

Takimi final mes dy liderve filloi brenda afatit kohor dhe deri këtu gjithqka është gjentelmene, e sinqertë dhe korrekte. Ishte ajo që pritej një kohë të gjatë si koalocion i ndryshimit të madh - zgjidhje për problemet e qytetarëve pra shtetit të Kosovës.

E problemet që duan zgjidhje janë të shumta dhe nuk presin më. Në politikën e jashtme dialogu me Serbinë (taksa 100%), rehabilitimi i raporteve me miqtë tanë ndërkombëtarë, MSA - MSA me BE, liberalizimi i vizave, demarkacioni dhe tendenca në rritje që në nisma rajonale të flitet edhe për Kosovën pa u pyetur fare Kosova.

Pra është i gjatë rreshti i problemeve që edhe këto mos jenë të përfshira të gjitha e që kërkojnë zgjidhje.

Në planin e brendshëm pra politika e brendshme: depolitizimi

•1 . i sektorëve vitalë të shtetit: arsimit, shëndetësisë, policisë, gjykatave etj, që aty të vijë nëshprehje ekspertiza e jo të ketë gisht politika siç ka qenë praktikë deri tash. Rezultatet janë dëshpëruese p.sh në arsim(testi PISA) etj.

•2. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar janë terma abstraktë, por me plan në çdo pore të jetës nga kopshtet e deri te niveli më i lartë.

Askush mbi ligjin.

•3. Luftimi i nepotizmit.

Miratimi dhe zbatimi i ligjeve të mira për qytetarin sepse sipas thënies së njohur "problemi nuk është se nuk mund të ushqejmë të varfrit por s’mund t’i ngopim të pasurit".

Kjo mund të thuhet edhe kështu: "problemi nuk është që nuk kemi edhe aq vende të punës, por si t’i ndalim ata që i kanë deri 8 vende pune.

•4. Këtu ndoshta do të krijohet ambienti për zhvillim ekonomik dhe më shumë vende pune.

Radha mund të jetë shumë më e gjatë por sigurisht mund të mos i kemi përfshirë të gjitha me këtë rast.
Por të kthehemi te takimi që e lamë në fillim në mes të dy liderëve, Albin Kurti dhe  Isa Mustafa.

Takimi përfundoi pa marrëveshje për shkak të posteve dhe apetiteve në rritje për pushtet dhe nuk dihet kur do të vazhdojë prapë.
Mrekullia mori fund, loja politike filloi.
Pa marrë parasysh se si zhvillohet loja politike qytetarët presin marrëveshje, krijim të institucioneve dhe zgjidhje për problemet e tyre të përditshme dhe ato madhore.

Fituesja e zgjedhjeve VV dhe lideri i saj është deklaruar se nuk bën koalicion me PAN(ish koalicion qeverisës) këtu përfshihet edhe Lista Srpska, por vetëm me LDK dhe pakicat, në rast se nuk arrihet kjo përmenden zgjedhjet e reja. Pra zgjedhjet prodhojnë zgjedhje tjera pa zgjidhje - qark vicioz pa fund.

Qytetarët mendoj presin me të drejtë zgjidhjet e problemeve të tyre e jo zgjedhjet e reja.
Për derisa nuk u arrit marrëveshja gjentellmene e sinqertë mes dy liderëve të sipër përmendur të VV dhe LDK, edhe pse u harmonizua programi qeverisës sipas tyre 100%.

Kjo i lë vend lojës politike, në këtë rast në lojë ishte dashur të përfshihen edhe partitë tjera politike parlamentare (PDK, AAK, AKR, NISMA).

Për kundër zotimit partia fituese VV duhet të relativizojë vijat e kuqe për partitë e tjera parlamentare (edhe PAN-in) por këto vija të kuqe dhe për individë pa dallim partie që janë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.
Me ta duhet të merret drejtësia e pa ndikuar nga politika.

Me këtë rast koalicioni qeverisës të bëhet edhe me parti tjera parlamentare.
Me këtë rast rritet vullneti për marrëveshje më të shpejtë, me afat më të shkurtë kohor mes VV dhe LDK - që janë përafruar shumë.

Por mbetet i hapur plani "B" për bashkëqeverisje me partnerë tjerë pa qenë askush i pa zëvendësueshëm.
Krejt kjo për arsye se gjithë ato probleme që i cekëm më lart qytetarët duan zgjidhje të shpejta (parlament, qeveri dhe institucione) e jo qark vicioz me zgjedhje pa fund me të njëjtin rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat