Taksa mollë sherri në Kosovë, kush patriot e kush...?!

Opinione

Taksa mollë sherri në Kosovë, kush patriot e kush...?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 17:24
Ismail Muçiqi

Skena politike e Kosovës është e ngarkuar më hipoteza më të ndryshme të cilat jan bërë të gërrditshme për shikuesin normalë dhe për shoqorinë Kosovare në tërsi. Kërkesat të cilat vijnë nga shtëpia e Bardhë përmes Diplomatve të akredituar nga Presidenti Tramp mjerishtë hasën në vesh të shurdhtë nga ish Qeveria e shkuar. Heqjen e taksës ndaj mallrave të serbisë ka kohë që e kërkonë edhe Bashkimi Evropian dhe Brukseli.

Liderët partiak të Kosovës taksën 100% e përdorën më shumë për rejtingë politikë duke luajtur me kartën se(kush është më i fortë) (kushë është patriotë) (apo kushë është më pak Shqipëtarë ?!). Ky problem i cili vazhdon të përfolët dhe të diskutohet në forumet dhe instuticionet e ndryshme të Republikës së Kosovë ka shkaktuar ndasi dhe përqarje dhe e ka politizue skjshmërishtë shoqorinë. Serbia me politikën e sajë të rafinume arriti që para faktorit Ndërkombëtarë ta bëjë fajtore Kosovën duke akuzuar për shkelje të ndryshme të CeFftës dhe të ligjeve tjera ndërkombëtare për tregëtinë e lirë të mallrave dhe kapitalit në bazë të konventave Evropiane. Politika Kosovare e deritanishme tregojë se ishte pa koncept, pa parime dhe gjithmonë e vonuar në marrjen e vendimeve shtetërore. Këtë më së miri e tregojë Ministria e punëve të jashtme e cila dështojë në gjdo aspektë diplomatikë. Nëse shoqoria Kosovare është e pjekurë dhe ka parime dhe ideale për ta ndërtuar Shtetin e Kosovës ekzistonë zgjidhja e problemit të Taksës pa pasoja ekonomike duke ruajtur raportet me miqët tanë Ndërkombëtarë. Cili është (Ilaqi) i këti problemi. Në rendë të parë Qeveria e re e Albin Kurtit sa më parë duhet hequr Taksën ndaj mallrave të serbisë në mënyrë që të eliminohën të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy Shteteve në bazë të planit operativ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës dhe biznismenët tregëtarë duhet që sa më parë të vedisohën dhe të zotohen për shtetin që bashkë me konsumatorët ti bojkutojnë mallratë e serbisë ky është momentë shumë i volidshëm që Qytetarët e Kosovës të heqin dorë nga prodhimet serbe dhe në këtë mënyrë serbia edhe kështu e ka humburë pjesën më të madhe të tregut Kosovarë. Ky kishte me qenë veprimi më patriotikë dhe Kombëtarë ndaj shtetit të Kosovës. Ka ardhur koha që më në fundë edhe Shqipëtarët të marrinë mësimë nga Hebreitë. Kjo mundë të arrihet nëse ne jemi (apo behemi te sinqertë) në mënyrë që parimet njerzore për shtetin dhe Kombinë ti qojmë deri në fundë, pa kalkulime. Duhet ta ngrisim zërinë ndajë biznismenve tanë të cilët përmes kanaleve të ndryshme tregëtare inportojnë mallra nga serbia duke vendosur nëpër punte dhe depot e tregëtarve Shqipëtarë në Maqedoni, ku përmesë ndryshimit të fakturave apo qertifikatave tregtare i njëjti mall i serbisë që vjen nga Maqedonia apo Shqipëria hynë në tregun e Kosovës. Këtë mundë ta vërtetojë kush do që ka pak njohuri në sferën e sistemit tregëtarë. Për fat të keqë politika Shqipëtare si ne Kosovë nj/ëashtu edhe në Shqipëri është e ngopur dhe e devalvuar nga botëkuptimet primitive, karjeriste nga lufta për pushtet, për tu pasuruar në kurriz të popullit. Kjo nuk don komentë kjo mendësi e udhëheqjes politike e ka dëmtuar qështijen Kombëtare të Shqipëtarve në përgjithësi. Mjerishtë ne ndryshe flasim e ndryshe veprojmë. Bojkotimi dhe mos komsumimi i mallrave të serbisë është arma më e fortë qoftë në aspektin material ekonomik diplomatik apo shtetërorë.

Andaj është menquri që kërkesat që vijnë nga Shtepia e Bardhë të mirën si mesazhë dhe porosi e cila pa dyshimë është dhe do të jetë në të mirën e Kosovës. Polarizimi dhe diktatet nga kushdo që vjenë, mbrenda apo jashtë Kosovës jan të dëmshme dhe të pa qendrushme për proceset integruese të cilat e presin shtetin e Kosovës. Kosova sotë ka Qeverinë dhe Instuticionet Demokratike të dalura nga vota e lirë e popullitë. Qeveria është ajo e cila ka ligjimitet dhe mandat kredibilë të marë vendime edhe për taksën ndaj serbisë, pa u marë fare me deklaratat e individëve të cilët qe 20 vite e kanë, rjepurë Kosovën nga të gjitha anët. Ka kaluar koha e ( koqakve, kapadaive,) të cilët përmes shantazheve dhe grupeve kriminale e kërcënonin, individin, familjën apo edhe rrethinë ku jetoninë. Sot gjenerata e re e Kosovës vizijonë kryesorë e ka ndërtiminë e personalitetit të njeriutë të dobishëm për vendin familjën dhe shtetin. Këto janë vlera të cilat Rinija e Kosovës i synonë dhe punonë për ti kultivue duke ndërtuar vlera Arsimore, Shkencore, bashkë me popujtë e civilizuarë. Ka ardhur koha që disa individë apo grupe të cilat më shumë i solllën dëmmë Kosovës se sa ndonjë të mirë ti këthehen familjes dhe veprimtarisë për jetë të ndershme dhe për ardhmëninë e fëmijve të tyre. Disa politikaj sa më shpejtë të largohën nga politika e konsumuar aqë më shumë do ti bëjnë mirë proceseve politike dhe popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat