Komente?!

Opinione

Komente?!

Nga: Fatmir Lohja Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 13:06
Fatmir Lohja

Këto ditë shkurti,nga mediat u dha nje lajm I trishtë:” Ndërroi jetë e madhja këngetare Nexhmije Pagarusha.”Ndjeva dhimbje në gjoks kur e loxova lajmërimin. Nuk kam pasur fatin e madh, të takohem ndonjëherë fizikisht më të ndjerën,por kam shumë kujtime më zonjën e madhe. Gëzimet e mija,nuk i kam shijuar asnjëhre,pa kënduar këngët e saj : “Baresha dhe Kosovaria e bukur.” Zëri dhe interpretimi i saj m’i nguliten në mendje këto këngë të muzikës së kultivura popullore shqiptare.

Kam pasur rastin ta dëgjoj direkt,në shtatorin e vitit 1978 ,kur një grup I radio-teleivizorit të Prishtinës erdhën në Tiranë ,për të dhënë një koncert te salla e Operes dhe Baletit,dhe dramen : “ Xhenerali i Ushtrise së Vdekur ,në Teatrin Popullor. Në ato ditë gjendesha student në Tiranë.Koncertet u shtyen, pasi u prenë biletat,për ditë morti në Jugosllavinë e Titos. Nga kjo katrahurë,si student i shkathët, arrita të futëm në koncert. Ata që e kanë jetuar atë kohë,janë të bindur,se një studenti rrethesh, nuk kishte asnjë shans t’i binte një biletë në dorë.

Kur spikerja njoftoi ,se do të këndonte e Madhërishmja Nexhmija Pagarusha ,salla ra në qetësi absolute. Drejtë mikrofonit, me hap të sigurtë,po ecte ngë grua e bukur,e gjatë ,e veshur me një maksifund në ngjyrë të zezë. E paparë asnjëherë në skenat shqiptare. Artistja përkulet tre herë përpara publikut,pa nisur ende këngën. Të gjithë spektatorët,si me urdhër, u ngritën menjëherë në këngë, dhe me duartrokitje të ngrohta përshendeste artisten e madhe,të cilën ,si edhe unë, vetëm nga ekranet e televizorëvë,kishim marrë kënaqësitë e artit të interpretim të saj.

Përballja me artisten doli jashtë parashikimit të programit. Ajo këndo,dhe ne të rinjët në galeri,duatrokisnim me pasionin maksimal. Edhe sot ,në moshë, kënaqesinë e asaj nate e kujtoj ende me detaje.

I pashë të gjitha lajmet, me sa nderim e përcolli populli kosovar të ndjerën , në banesën e fundit. Këngët e saj ushtonin gjatë gjithë rrugës se vargmortit. Ky është nderimi më i madh për një artist.Rspekti masiv,në sfon me zërin e saj ëngjëllor, të krijon bindjen,se ajo nuk ka ndërruar jetë. Një ngushëllim i domosdoshem për t’u shkëputur nga dhimbja e madhe.

Komentet pas, pse nuk u mbajt amaneti i saj, për ceremoninë e varrimit,janë llafe boshe. Nuk ka shtet në botë, qe e ndalon pupullin,të tregoje respektin maksimal për artistët e vet. Ju lutëm komentuesve të ndryshme:” Na lejoni ta kalojmë dhimbjen!

Fatmir Lohja

Tiranë,më 11.02.2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat