Sfidat e qeverisë së re - a do ta përmbysin atë, apo do ta bëjnë edhe më të fortë

Opinione

Sfidat e qeverisë së re - a do ta përmbysin atë, apo do ta bëjnë edhe më të fortë

Rexhep Gashi Nga Rexhep Gashi Më 15 shkurt 2020 Në ora: 19:07
Qeveria e Kosovës

Sipas thënies së njohur: “ajo që nuk të vret, të bën më të fort.”

Po cilat janë sfidat?

Dialogu Kosovë - Serbi i futur në qorrsokak.

Presioni asimetrik i partnerve tonë (SHBA, BE, etj), është më i madh ndaj Kosovës (viktimës) e presion i lehtë ndaj Serbisë (agresore).

Ende është në tavolin ideja e korrigjimit, përkatësisht shkëmbimit të territoreve - ndarja e Kosovës.

I ashtuquajturi “Mini-shengeni Ballkanik” - përmbytje apo shpëtim.

Emruesi i përbashkët, apo “thembra e Akilit” për këtë qeveri, që njëherit paraqet sfiden e sfidave është: “heqja e taksës 100% për produktet serbe dhe boshnjake ”. Si dhe aplikimi i “reciprocitetit të përgjithshëm ndaj Serbis ” - të dy këto masa legjitime të Kosovës të pa pranueshme për partneret tanë ndërkombëtar “SHBA, BE , etj”. E që heqja e tyre paraqet zbehje të sovranitetit në Kosovën e pavarur.

Sa i përket dialogut Kosovë - Serbi filluar para disa viteve (7 e më tepër) tash e sa kohë është bllokuar plotësisht. Si shkak për këtë pala serbe e merr vendosjen e taksës nga qeveria e kaluar e Kosovës. Kjo taks u vendos si përgjigjje ndaj fushatës së egër diplomatike serbe kundër pranimit të Kosovës: -qoft me qnjohjen e saj nga shtetet jo serioze ose duke kundershtuar antarsimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si: UNESCO e veqanti Interpol edhe me ndihmen e disa shteteve të ashtuquajtura të “BRISKUT”.

Kësaj do të shtuar se edhe marrëveshjet e prodhuara nga ky dialog (33,48) masë të madhe nuk janë zbatuar nga Serbia dhe Kosova nuk ka masë tjetër ndëshkuese për të në dispozicion.

Presioni është asimetrik, jo i barabart - pra më shumë i bëhet presion Kosovës, nga partnerët tonë sidomos për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Derisa mbetet pa presionin e duhur Serbia e cila nuk është serioze në dialog dhe për më tepër është destruktive jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj fqinjëve tjer në Ballkanin Perendimor.

Ky presion duhet të zhvendoset tek Serbia për disa arsye:

Përveq fushatës të egër kundër pavarsis të shtetit të Kosovës edhe mos implementimi të marrveshjeve të arritura deri më tash në dialogun Kosovë - Serbi.

Tendenca për manipulimin e serbëve lokal në Kosovë, si: përmes listës serbe ndikimi destruktiv në jeten instituciopnale të Kosovës, maltretimi i pjestarve të FSK-së që vin nga ky komunitet, etj.

Për më tepër si ilustrim: - Serbia ndërmerr veprime destruktive edh endaj fqinjëve tjer të Ballkanit Perendimor p.sh. U fol edhe nga kryeministri i ri i Kosovës (konferenca e siguris në Munich) - kuqet ushtarake të dështuara në Malin e Zi dhe Maqedoni Veriore, ndarja e Kosovës, etj. (Ndikimi destruktiv në Malin e Zi vazhdon ende përmes elementeve të kishës ortodokse serbe në këtë vend).

Shih për këtë që i tham dhe të tjera shteti Serbë nuk ka asnjë partner në Ballkanin Perendimor. (përjashto kryeministrat Zaev dhe Edi Rama). Prandaj në këtë rast nuk vlen thënja: “ faji është jetim” - sepse faji dhe fajtori është i ditur botërisht. Për këtë duhet të koncentrohet presioni drejt Serbisë nga partnerët ndërkombëtar (SHBA,BE, etj) - për ndarjen e veprimeve destruktive në vend të parë ndaj Kosovës dhe fillimin e dialogut të barabart dhe korrekt, të lehtësuar nga partnerët ndërkombëtar.

Ende është në tavolin ideja e korrigjimit, përkatësisht shkëmbimit të territoreve - pra pjesës veriore së Kosovës mbi lumin Ibër. Mendoj kjo ka komplikime të trefishta, si:

Historike: në qdo periudh sidomos në shekullin e kaluar, sidomos fqinji verior - Serbia është zgjeruar në territor në dëm të Shqiptarëve - sidomos Kosovës.

Politike: duke krijuar një “krijes monstrum” (sipas të gjitha gjasave jo ndarje klasike), ngjashëm me republikën Sërpska në Bosnje - duke bë destruksion dhe përpjekje që shteti i Kosovës të jetë jo funksional dhe i dështuar për bashkësin ndërkombëtare.

Ekonomike: Kjo pjesë është e pasur me pasuri mbitokësore dhe nëntokësore gjë që shpesh është anashkaluar. Po sipas një përllogaritjes vetëm pasuria nëntoksore e kësaj pjese arrin vlerën 500 miliard €.

Prandaj eleminimi edhe i reduminteve të fundit të kësaj ideje nga tavolina duhet të jetë një nga prioritetët e politikës së jashtme të kësaj qeverie.

I ashtuquajturi “Mini-Shengen Ballkanik” - si ide apo përgaditje e rajonit drejt BE-së (edhe në frymen e samitit të Berlinit), duke aplikuar katër lirit e njohura (lëvizja e lirë e njerëzve, ideve, shërbimeve dhe kapitalit ) - është në dukje mjaft joshëse. Por duke e parë iniciatorin e kësaj nisme qdo herë (deri tash) destruktive ndaj të gjithë fqinjeve të saj në Ballkanin Perendimor nuk ka gjetë përkrahje përveq kryeministrave Zaev dhe Edi Rama. Vendi i këti të fundit nuk kufizohet me Serbin por tenton të flas në emër të Kosovës, ndërsa përfaqsuesit të zgjedhur të Kosovës e hudhën posht këtë nism në fillet e saj.

Zatën “Mini-Shengeni Ballkanik” nëse zhveshet prej demagogjis së iniciatorve në thelb është heqja e e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake pa të cilë edhe kjo nism nuk do të kishte kuptim.

Sidoqoft kjo nism duhet studjuar me gjithë dokumentin që do të prodhoj dhe të vendoset ashtu si qdo herë të mirret rolë konstruktiv, por jo të pritet për Kosovën (territorin e saj) pa u konsultuar qeveria e saj - pra mos të bëhen “hesapet pa hanxhin”!

Por sfid e sfidave për qeverin e re - mbetët: heqja e taksës 100% për produktet serbe dhe boshnjake e vendopsur nga qeveria e kaluar (R.Haradinaj) dhe vendosja e “reciprocitetit të përgjithshëm” ndaj serbis e premtuar nga qeveria e re e Kosovës.

Të dy këto metoda legjitime janë kritikuar dhe po bëhet presion nga partnerët ndërkombëtar (SHBA,BE, ejt) për heqjen respektivisht mos zbatimin e tyre.

Presioni më i madh politik i bër mbi qeverin e kaluar, por edhe të tashmën bëhet për heqjen e taksës nga qeveria e Kosovës e në këmbim pala serbe të nal fushatën e qnjohjeve për Kosovën e pavarur.

E thën nga një dimension tjetër edhe me heqjen e taksës pala serbe mund të vazhdoj leht fushatën e qnjohjeve nën flamurin e Rusis dhe përkrkrahësve tjer (BRISKU).

Nërsa për palën Kosovare do të vlej thënja “edhe shumë koh pas përfundimit të shkollimit, njësit mësimore harrohen por edukata e fituar mbetet” - pra secili mund të vendos se cilin mall do ta blen me parat e veta.

Por si do të jetë me një veprim të matur e ë frymën e vazhdimit të dialogut dhe shmangjen e presionit politik duhet të pezulloj për një kohë ose afat të caktuar taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake dhe tja jep shancën dialogut.

Sa i përket “reciprocitetit të përgjithshëm” ndaj Serbis një mas legjitime për shtetet e pavarura, sepse nuk qendron argumenti i Serbis (presidentit Vuqiq) se nuk jemi shtet dhe smund të vendosim reciprocitetin. Sipas konventave në fuqi (MONTEVIDEO 1933), shteti duhet të ketë: popullsin e përhershme, territorin, qeverin dhe aftësin për tu antarsuar në oprganizata ndërkombëtare. Kosova i plotson këto kushte dhe është e njohur nga mbi 100 vende të botës antare të OKB-së. Si dhe ka mar verdiktin pozitiv se nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare nga gjykata nërkombëtare e drejtsis (GJND).

Si rrjedhim mendoj se qeveria e re duhet të pezulloj taksa për një afat të caktuar si dhe të marr masat që të aplikoj reciprocitetin si masë legjitime në rast se dialogu nuk përfundon me marrveshje finale.

Sa do të jetë kjo e realizueshme dhe si do të rrjedhin gjërat do të jetë edhe fati i kësaj qeverie edhe sovranitetit në Kosovën e pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat