Nga seanca solemne e Parlamentit të Republikës së Kosovës, në 12 vjetorin e Pavarësisë !

Opinione

Nga seanca solemne e Parlamentit të Republikës së Kosovës, në 12 vjetorin e Pavarësisë !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:48
Vjosa Osmani

 

Në Ditëlindjën e 12-të, të shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës ! Kryeparalemnatarje zonja Osmani i'u drejtohet t'pranishmëve me një fjalë solemne dhe festive, duke përshëndetur e përgëzuar qytetarët e Republlikës së Kosovës, Kryemnistrin Kurti dhe kabinetin qeveritar, Deputetet e Legjislaturës së 7-të, ish President dhe Kryemnistra të Republikës së Kosovës, përfaqësitë diplomatike të akredituara n'Kosovë dhe pjesëmarrës në seancën solemne të Ditëlindjës së 12-të të shtetit të ri të Kosovës, duke pershendet dhe përgëzuar 12 fëmijet e lindur pas pavarësië së Kosovës në simboliken e 12 vjetorit të aktit të shpalljes së Pavarësisë me 17 shkurt 2008 !

Kryekuvendarja Osmani me një fjalim brilant, mbresëlënës dhe mahnitës, zgjoj intersim dhe emocione t'jashtzakonshme duke përshkruar rrugëtimin e veshtirë por këmbëngulës të popullit liridashës të Kosovës, dhe duke vlerësuar lartë sakrificën e brezave për liri, duke u nisë nga mundi, djersa dhe sakrifica sublime për ditën që sot gëzojmë si Kosovë e lirë, sovrane dhe demokratike në Europën e qytetëruar. - Zonja Osmani, ngriti lartë figurën unikale të arkitetktit të pavarësisë, ikonën dhe themeluesin e shtetit të lirë, t'pavarur e demokratik të Kosovës, atin e Kosovës shte sovran dhe demokratik, presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova pë të cilin në vlerësimin e saj , zonja Osmani ndë të tjera tha : Presidenti Historik Ibrahim Rugova, i dha politikës si art, një dimenzion unik, dimenzionin human. Tutje në fjalën e saj, zonja Kryeparlamentare, vlerësoj lartë sakrificën e luftës çlirimtare, n'veqanti, sakrificën e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin dhe familjën Jashari e cila ishte në themel të sakrificës sublime për çlirimin dhe pavarëinë e Kosovës.

Një vlerësim të çmuar bëri edhe heronjëve, deshmorëve dhe martirëve të lirisë, të cilet nder breza nuk kursyenë asgjë, deri n'sakrificë sublime për lirinë e truallit dhe të ardhmën e dritur të atdheut. Në fjalen e saj, në mënyrë të spikatur dhe me plotë respekt dhe emocion, zonja Osmani, përshendeti dhe përgëzoj, suksesët e të rinjëve tanë në të gjitha sferat e jetës, anë e kënd rruzullit, duke u nisur nga sportistet e të gjitha fushave dhe të studenteve të cilet po promovojnë vlera t'jasthzakonshme dhe sukse spektakulare gjithandej dhe ishin t'pranishëm në sallën e seances solemne n'përvjetor.

Ajo vlerësoj dhe çmoj lartë kontributin e atyre që lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në arenën nderkombëtare dhe n'a i mbushin sytë me lotë gëzimi e krenarie kombëtare. Në mënyrë meritore, zonja Kryeparlamentare, ishte kujdes, që një nderim dhe respekt të veqant, t'iu drejtoj fëmijëve të heronjëve të Kosovës së lirë dhe t'pavarur ; konkretisht ; fëmijëve të Heronjëve, Zymberi, Demaj e Thaqi. Kryeparlamentarje , zonja Osmani, falenderoj miqët tanë euro-perendimor dhe n'veqanti SHBA-të, për kontributin enorm në çlirimin e vendit dhe asistencen permanente n'procesin e shtetndertimit, zhvillimit ekonomik dhe të integrimeve në institucionet edhe mekanizmat nderkombëtar.

Theks të veqant, ajo i kushtoj vendosh'mërisë dhe konsistencës së fuqishme të klases poltike, institucioneve dhe popullit të Kosovës, në ruajtjën dhe pacenueshmerinë e integritetit teritorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit, e cila këtë gadishmeri ajo tha se nuk do jetë vetëm deshirë, por edhe angazhim dhe përkushtim serioz. Zonja Osmani, terhjeki vërejtjën bashkë me zotimin se, Pavarësia e Kosovës është një akt i pakthyeshëm dhe jetik i Kosovës dhe qytetarëve të saj, moment ky fundamental i lirisë, pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat