Kurti përballë fantazmave të ndarjes së Kosovës dhe të minishengenit

Opinione

Kurti përballë fantazmave të ndarjes së Kosovës dhe të minishengenit

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:26
Skënder S.Kapiti

Kurti në prag të 12 Vjetorit të Pavarësisë  së Kosovës ua shpjegoi Ramës , Vuçiçit dhe Thaçit por edhe europianëve se çfarë është reciprociteti i Kurtit  dhe “minishengeni” neojugosllav. 

Përballë minishengenit Rama-Vuçiç -Zaev, Kryeministr Kosovar Albin  Kurti gjatë vizitës së tij me 11  Shkurt 2020  në Tiranë shpalosi prioritetin kombëtar shqiptar, Makroshengenin shqiptar, dhe jo minishengenin ballkanik neojugosllav,kur kundër tij reagoi Rama, Kryeministri i Shqipërisë se: pa minishengen të Ballkanit Perendimor nuk ka makroshengen shqiptar,gjë që përbën kulmin e një skandali për  një kryeministëri shqiptar.

“Minishengeni ballkanik” është një modifikim metamorfozik i planeve të vjetra strategjike të Serbisë së Madhe dhe të ëndrrës së saj për të dalë në Adriatik, ashtu sikurse ishte edhe plani i ndarjes së Kosovës maskuar me formën e re të konceptit të “korigjimit të kufijve” me synimin po gjeo dhe ekonomiko- strategjik serb për të marrë territoret më të pasura dhe më të rëndësishme  ekonomike të Kosovës.

Po në Shkurt  2020, në takimin e “Konferencës për Sigurinë  të  Mynihut”, Albini  me largëpamësinë dhe mprehtësinë e një politikani të madh,  ai sfidoi jo vetëm fantazmat ndjellakeqe antishqiptare të minishengenit, Rama-Vuçiç,  por edhe ata të Europës kur Kurti kërkoi që për Ballkanin Perendimor të zbatohet një Plan si ai Marshall pas Luftës së Dytë Botërore dhe jo kjo “shpikja” ruso-serbe e minishengenit ballkanik.

Plani marshall ishte një projekt  ekonomiko-politiko-historik, ishte programi më i rëndësishëm amerikan për ringjalljen ekonomike të kontinentit europian   pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.Ky plan pati tre qëllime bazë: ndihma për popujt evropianë në nevojë e pjesërisht të kërcënuar seriozisht nga uria; pengimi i zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, si dhe arritja e një tregu funksional.

Pikërisht këtë kërkon Albin Kurti, një plan neoMarshall europianoperendimor dhe jo një plan neojugosllav të maskuar si minishengen; pikërisht Albini kërkon një plan si ai amerikan, si plan  ndihme ekonomike, politike, historike dhe gjithzhvillimore nga Europa, nga SHBA dhe BE-ja dhe jo nga euro-azia, për Ballkanin Perindimor. Kurti kështu pra kërkon orientim dhe integrim në BE  i cili pengon influencën ruse në Ballkan , dhe jo pra një plan minishengen serbo-rus.

Prandaj me Albinin kryeministër u dogj edhe projekti minishengenit Rama -Vuçiç-Zaev, por edhe projektidea antishqiptare Rama-Vuçiç-Thaçi  ajo e “korigjimit të kufijve”,pasi Kurti e tha vendosmërisht dhe thjesht e drejtpërdrejt se:“S’ka marrëveshje pa dialog”: që do të thotë se duhet dialog , bisedime mes palëve dhe jo diktat, nënshtrim dhe as inferioritet dhe as imponim prej të “tretëve”. “S’ka dialog me harta”, që do të thotë se s’ka pazare tinëzare dhe matrapazllëqe territoriale ne tavoline  për interesa personale, se Kosova nuk është pronë e presidentit. “S’ka harta me presidentët përreth tyre”: që do të thotë: ik Hashim dhe ju të tjerët që e mbeshtesni atë, se nuk je i denjë për asgjë dhe nuk je kompetent për bisedime pasi nuk ta lejon as kushtetuta, pra nuk ke legjitimitet për këto bisedime.

Nuk kishte edhe  pse t’i vinte  “habi” politikës së elitave mjerane, të korruptuara dhe  fantazmave të Tiranës e Prishtinës të cilat nuk e dëshironin  fitoren e Albin Kurtit me 6 Tetor 2019;  nuk ka pse atyre t’u vijë “habi” se si populli shqiptar i Kosovës e votoi për të dytën herë Albinin, sepse votuesit kosovarë janë shumë inteligjent dhe nuk i blen dot korrupsioni, as paraja dhe as nuk i mashtron mashtrimi e gënjeshtra dhe  as hipokrizia e as falsiteti i politikës. Shqiptarët e Kosovës zgjodhën më të mirën, por edhe po e mbështesin atë, Albinin, qëndrimet, reformat dhe vendimmarrjet e tij e të qeverisë së tij.

Tani jo vetëm Serbia do të përballet me vizionin e marrëdhënieve të reciprocitetit mes Kosovës e Serbisë, por tashmë edhe politika  Europës do ketë përballë shqiptarët me Albin Kurtin kryeministër, edhe europianet  do të kenë të bëjnë tani me burrështetas kombëtar shqiptar, me politikanin e burrështetasin Kurti: patriot, vizionar, inteligjent, të pakorruptuar, me personalitet dhe jo me servilë, injorantë, të korruptuar e të gatshëm që për pushtet personal të sakrifikojnë e të bëjnë lloj-lloj pazaresh në dëm të interesave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat