E shihni pra mjekët nuk na lënë vetëm sepse nuk janë politikanë - Bota Sot
E shihni pra mjekët nuk na lënë vetëm sepse nuk janë politikanë

Opinione

E shihni pra mjekët nuk na lënë vetëm sepse nuk janë politikanë

Nga: Mehdi Krasniqi Më: 28 mars 2020 Në ora: 10:59
Mehdi Krasniqi

Në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon vendi ynë janë mjekët këta që po e rrezikojnë jetën e tyre për shëndetin tonë, sepse këta janë të mësuar që të mos tradhtojnë e as dezërtojnë.

Sot, mjekët tanë janë në vijën e parë të frontit si ushtarë besnikë, të gatshëm të flijohen për popullin (pa lënë anash rolin e policisë dhe ushtrisë dhe doganierëve). Ja, pra, janë këta mjekët që ne i kemi fyerë shpesh dhe ua kemi përplasë derën kur nuk kishim durimin të prisnim në rradhë për shërbim mjekësor dhe kurrë nuk thoshin gjë, sepse ata e dinin se popullit duhet t'i shërbejnë.

Këta janë mjekët tanë që sot i quajmë heronj, dhe janë heronj, heronj të gjallë, pikë. Besoj e shihni që kemi gabuar kur ata kërkuan paga më të larta, e kuptoni tash, sa shumë të drejtë paskan patur. Dhe ne u çuam peshë me fjalët më banale e më të pista kundër tyre gjithkah e gjithqysh, dhe kurrë nuk bëmë zë për pagatbe atyrë shoferëve të zëvendësministrave, që me dy fije shkollë merrnin paga më të larta se mësuesit.

Janë po këta mjekët tanë, me të cilët jemi tallë nëpër rrjete sociale, duke i inçizuar me videotelefonë e forma të tjera dhe ua kemi shkel integritetin personal e familjarë dhe deri edhe më shumë. Madje, ka bdodhur edhe i kemibrrahur, dhe ata kanë duruar dhe nuk na kthyer dorën kurrë. E, tash, po shihet sa fort kemi gabuar, ama, besoj që nuk e përserisim kur të çlirohemi! Ata dinë të na falin, sepse na shohin si popull, si vëllezër, si motra, si prindër! Ata, kurrë nuk e shkelin betimin. Madje as kur i largojnë nga puna (sikur dinë dhe bëjnë politikanët tanë, kur i punësojnë njerëzit e tyre) ata nuk e shkelin betimin.

I keni parë dhe dëgjuar mjekët e papunë që thanë se ne jemi të gatshëm t'i shërbejmë popullit dhe vendit edhe pa paga. Po, janë këta mjekët e papunë, për të cilët dikush prej nesh ka faj që ata rrinë në shtëpi, madje janë harruar krejtësisht.

Është mëkat ta shohësh mjekun tonë që nuk ka as pajisjet e duhura, por nuk ndalon punën. Shihni mjekët e vendeve të tjera, shihni, po, po shihni. Pastaj, pyeteni vetën kush ka faj.

Për mendimin tim, faj kanë politikanët injorantë,  hajdutë e faqezinj, tenderomanë e zhvatës, uzurpatorë pronash publike e private, politikanët e xhipave xhamazinjsh, politikanët me prindër të varfër e fëmijë të pasur, politikanët pisarë e çka më shumë, sepse ata nuk ndihmuan dhe as kryen detyrën për ndërtimin e sistemit shëndetësor, por në emër të ndërtimit e shkatërruan atë, madje, edhe shkatërrimin ia shkatërruan. Po, politikannnnëët dhe pikë, sepse këta e kanë vjedhë e plaçkitë gjithçkanë që ka xixëlluar këtu. Dhe kur erdhi momenti për mobilizim të përgjithshëm, zgjodhën të na lënë, neve popullin, neve, që për një votë na ofronin para, miell, pako të tjera higjienike e ushqimore, mbushje telefonash, kontrata pune të atypëratyshme. Pse dhe tash, po të njëjtit nuk dalin ta ndihmojnë nevojtarin me gjërat sikur bënin në kohë fushate. E thjeshtë është kjo gjë: këta, nuk japin kur e dinë që nuk marrin. Zgjodhën më të lehtën e tyre, zgjodhë të na braktisin dhe ikën duke na i lënë këmbët e arushës në dorë. Pafytyrësi është kjo! Nuk mendoj që është turp, sepse për t'iu ardhur turp duhet të kenë fytyrë! Por, në rregull, edhe kjo kalon, dhe besoj populli mbushet mend edhe nuk e  përseritë gabimin herë tjetër.

Është e udhës ndoshta të thuhet edhe me zemërim apo emocion: të izolohen në shtëpitë e tyre të gjithë politikanët që e sollën gjendjen në këtë pikë, dhe të mos lejohen të dalin jashtë.

Të dashur mjekë, pa dyshim, që edhe ju e dini sikurse ne, por tashmë edhe i tërë populli, se vizitat e politikanëve në institucionet ku ju jeni duke punuar, janë vetëm sa për foto dhe ndonjë video, që do të përdoren edhe tash por më shumë në kohë fushate. Tash, ndoshta askush nga ju e nga ne nuk e beson këtë që e thash, por kur të vjen koha bindeni të gjithë. Po ta donin këta përmirësimin e gjendjes, nuk do ta linin popullin pa qeveri dhe pa Kuvend. Për veprime të tilla mund të ballafaqoheshin edhe pas kalimit të këdaj gjendjeje. Ne nuk do t'i ndalonim.

Të dashur mjekë, në këso rrethana edhe mund t'ju lëjnë vetëm, por ju mos e braktisni popullin, mos bëni sikur plotikanët, shërbejini secilit që ka nevojë, që ka sëmu dje dhe frikë nga sëmundja, sepse e nesërmja do të mbetet meritë e mendjes dhe duarve tuaja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat