Paralajmërohet padi në vendimin e qeverisë për mosndihmën financiare për avokatët

Opinione

Paralajmërohet padi në vendimin e qeverisë për mosndihmën financiare për avokatët

Nga: Gent Gjini Më: 29 mars 2020 Në ora: 21:49
Avokat Gent Gjini

Pasi që jemi në një situatë të padëshiruar pandemie, e shfaqur nga korona virusi një prej pasojave që ka lënë dhe ende vazhdon të lë është edhe ekonomia, përkatësisht këtu i gjithë sektori privat.Pak para ditësh minstri i financave, ka krijuar pakon e ndihmës financiare për kategoritë të sektorieve private, në shtetin e Kosovës.

Pra në ndihmën financiare për këta sektor, janë përcaktuar tarifat dhe vlerat, se sa do të përfitoj sektori privat me gjitha kategoritë pothuasje.Por vendimi i ministrit për ndihmë financiare, ka haruar një kategori relevante të shoqerisë kosovare.Pra janë avokatët të cilët nga ky vendim i ministrit, mbeten nën margjinat e mëshirës së fatit, dhe rethanave të pavaforshme qe po ballafaqohet ajo, e me theks të veqante të humbjeve financiare pothuajse për çdo ditë me përmasa të mëdha.

Parasegjithash duke qenë koshient për ekonominë dhe buxhetin se qfarë e kemi, duhet të dimë se edhe ne jemi ata që i takojmë sektorit privat, dhe jemi komunitet që paguajmë dhe bëjmë shpenzime në të mirë të ekonomisë së vendit në sektorin privat, dhe pse jo edhe në konsolidimin e buxhetit të Kosovës.Për ta konstatuar këtë do i’u ilustroj disa fakte notore për ta vërtetuar atë, se jemi vërtet një hallkë e rëndësishme e sektorit privat, - ne avokatët jemi ata që paguajmë kontributet pensionale në adminstratën tatimore, ne avokatët jemi ata që paguajmë taksat për biznesin e punës sonë si avokat pranë organeve tatimore, ne avokatët jemi po këta që paguajmë qera për zyret tona, ne avokatët jemi po ata qe në zyret tona ngarkohemi edhe në paguarjen e energjisë elektrike, të ujit etj etje.Pra në përgjithësi edhe ne jemi ata taksapagues që paguhen sot, ata qeveritar burokrat në sektoret publike .Mendoj se komuniteti i avokatëve nuk duhet të përjashtohet dhe anashkalohet nga përftimi financiar i qeverisë së Kosovës, kjo duke marë në konsideratë edhe pozitën kushtetuese të garantuar, që e kemi në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Pra duke qenë një institucion që punon dhe përfaqëson pse jo edhe një drejtësi sociale për popullatën në Kosovë, si ofrimin e mbrojtjes në punën tonë si avokat për popullatën me kushte të vështira ekonomike, ofrimin e ndihmave juridike falas, përfaqësimet pro bono etj etj.Pra përse e them se komuniteti i avokatëve përveq që i takon hallkës së sektorit privat, është edhe komunitet që e konsolidion dhe forcon edhe buxhetin e Kosovës, është edhe fatki se duke ditur që jemi një numër shumë i madh të avokatëve të regjistruar, llogariteni se nga kjo tani paguhen obligimet dhe detyrimet në organet tatimore dhe ndaj shtetit.Mendoj se ministri i financave ligjërisht do duhej ta rishikojë edhe njëher vendimin para se mjetet të derdhen kategorive të sektorëve privatë, dhe kështu të e bëj korigjimin dhe plotësimin, që edhe ne avokatët të jemi përfitues i ndihmës financiare, dhe të respektohemi si institucion kushtetues.

Në rast se përkundër këtyre të vertetave të artikuluara për mbrojtjen e mirëqenies së avokatëve, vendimi për ndihmën financiare nuk i përfshinë avokatët ne do të mund të ngresin padi civile, pranë organeve të drejtësisë me masën e përkohshme që vendimi të stopohet për një kohë, deri sa të shqyrtohet padia jonë ne gjykatë dhe kështu edhe kategoritë të tjera të sektorit privat, të mos mund të i marin në kohë ndihmën financiare nga minsitria që është planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat