Tash që menduan se “Erdhi dita”, LDK ua prishi ëndërren, dhe jo vetëm ëndërrën, por edhe gjumin

Opinione

Tash që menduan se “Erdhi dita”, LDK ua prishi ëndërren, dhe jo vetëm ëndërrën, por edhe gjumin

Nga: Haki Latifi Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:07
Haki Latifi

Bolshevizmi historikisht paraqet një akt vandal, brutal kundër proceseve politike dhe vlerave shoqërore që përbëjnë individualitetin kombëtar dhe qenien historike të popullit shqiptar. Por, megjithatë demagogët që ju ka ushyer truri me ide bolshevike, kurrë s’bëhen të qetë pa e shkatërruar LDK-në. Për habi të tyre, LDK vazhdon të qëndroj ende stoikisht. Kjo qëndresë si duket po i çmend të gjithë që janë të rreshtuar majtas, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, në Mërgatë etj.. Madje, po vazhdon të qëndron përkundër sekserëve të vetë LDK-së dhe disa fiskulturantëve(që nuk duhet marrë seriozisht), që më shpesh i ndërrojnë partitë se këmishat e veta!
Jemi dëshmitar të disa skenareve të provuar, sa ishte gjallë Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dhe pas shkuarjës në përjetësi, nuk ia dolën as me vrasjen e më se 100 politikanëve të LDK-së. Tash që menduan se „Erdhi dita“, LDK ua prishi ëndërren, dhe jo vetëm ëndërrën, por edhe gjumin.

Ky shkatërrim po provohet të realizohet me LVV duke e lënë në faj LDK-në për dështimin e koalicionit me LDK-në. Kështu , i hapet rruga LVV që të bëj koalicion me PDK dhe AAK dhe mund të arsyetohet para votueseve të vetë të cilët i ka manipuluar gjithë kohën. Ky është skenari, nëse mund të realizohet, i paraparë nga soji i Hydës dhe Qosjës, të përkrahur fort nga bolshevikët e Tiranës; siq është pionieri i Enver Hoxhës, Hysamedin Ferraj, majtisti ekstremist, Bojken Abazi si dhe sorroistë të tjerë të Tiranës.

Këtij helmimi me pesticide po i kontribojnë edhe dezertorët e LDK-së , të cilët po thonë: „Pas vdekjes së Rugoves, s’ka më LDK“! Për fat të mirë LDK po dëshmohet edhe tash se është boshti kurrizor i shtetit të Kosovës në miqësi të përjetshme me SHBA-të! Dihet se miqësia me SHBA-të është njëkohësisht besim, besim i plotë në të cilën gjatë më tepër se një shekull ndërtoji dy shtete dhe sigurisht do të siguroj mbështetje të vazhdueshme për suksesin shtetit tonë në të ardhmën.

Ndërsa disa pseudo-analist duke huqur kësaj radhe; „shpallin LDK- në për tradhëti“ ndaj votuesve të vet! LDK dhe lidershipi i saj nëse asgjë tjetër s’ka bë në këtë rast sëpaku s’ka pranuar t‘i dorëzoj votuesit e vet si delet te një bari kryeneq, që nuk e ka dert t‘i mbysë të gjitha në lumin pa va! Ndërsa anëtarësia e devotshme e LDK-së s’u luhaten kurrë, sa herë që janë marrë me LDK -në ata që nuk ishin dhe nuk janë në LDK, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal edhe më e fortë. Sepse LDK është aset i Kosovës dhe duhet ruajtur vlerat trashiguese të Presidentit, Rugova, në të cilën me vendosmërinë dhe diplomacinë e urtësinë e tij, i bëri për vete popullin e Kosovës dhe gjithë botën, si domosdoshmëri e unitetit të LDK-së.

Në demokraci çdo prononcim, a po shprehje e mendimit të lirë nga qytetarët që nuk ftonë për urretje, për të pasur kuptim duhet të jetë i lirë nga frika. Kjo metodë frikësimi që e praktikon VV, e tipit “nëse nuk je me mua, je kundër meje” nuk ka të bëjë fare me demokracinë. Nuk ka të bëjë me sinqeritetin, nuk e ka për qëlllim unitetin, as respektimin e institucioneve të drejtësisë. Diskutimi duhet të jetë i hapur, dhe të jemi të gatshëm secili ta pranojmë kur dhe ku kemi gabuar. Duhet t’i heqim dyshimet për motivet e njëri tjetrit sidomos tek partneri bashkëqeverisës. Duhet ta kthejë besimin mes nesh. Duhet ta kemi në fokus forcimin e shtetit dhe mirëqenjën e qytetarëve e jo veten! Kështu shkohet përpara. Tjetra rrugë përpara është rruga degradimit e devijimit, në të nuk marrin pjesë të gjith.
Por shtrohet pyetja; A mund të quhet udhëheqës një njëri që asnjëherë nuk është pajtuar me asnjë sukses të cilido tjetër, kur egoja për pushtet absolut ja ka vërbuar sytë para çdo interesi shoqëror duke të shëndruar në daltonist që nuk dallon më se cili është miku e cili jo. Kur dihet se, esenca e lirisë së njeriut është arsyeja, vetëm ajo të ndihmon të i japësh zgjidhje problemeve.

Por, tek M. Bini ka ndodh e kundërta, ai ka tredhur shprehjen e lirë të fjalës tek bashkpartiakët, duke i shëndruar në eunukë në shërbimin tij, me fjalë të tjera duke u bërë mbret i injorancës. Kjo do të thotë ka humbur çdo arsye për të qeverisur një popull liridashës që është ngritur nga asgjëja fal këmbëngulsis së sajë për liri e demokraci. Kur dihet se në sistemin demokratik, respektohet Kushtetuta, ligjet, institucionet e shtetit deri atëherë kur ato nuk ndryshohen. Qytetarët e kanë një ditë dhe ajo është Dita kur të shkojnë të lirë te kutia e votimit për të votuar pa presione kenë të donë.

Kjo është demokracia e vërtet, krejtë t’jerat janë rebelizëm.

Me dashuri dhe unitet në kohën e Korona Virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat