LDK në zgjedhje të jashtëzakonshme

Opinione

LDK në zgjedhje të jashtëzakonshme

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 3 prill 2020 Në ora: 14:40
LDK

Partia që mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza është LDK, më filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës. Kjo filozofi politike është shkelë në Kuvendin  zgjedhor në Nëntor të vitit 2006. Nga ky kuvend në LDK nuk ka arritur funksionoj LDK më filozofinë politike të shtetit të lirë, demokratik, më vizione të qarta për anëtarësim në strukturat e Euroatlantike dhe BE, pra me filozofinë politike të themeluesit të LDK dhe shtetit të Kosovës.

Nuk ka miqësinë që e kishte me SHBA. Me këtë kryesi që veten e quan mbrojtës të unitetit dhe shpëtim të LDK, kjo parti nuk arriti kurrë vendin e parë, nuk arriti kurrë të jetë parti që krijon Qeverinë e Kosovës me vlera demokratike që i duhen Kosovës me të cilat vlera Kosova ka arritë rezultate të dukshme për pavarësim.

Kjo tani udhëhiqet nga stili i Zhozef Fushe që vepron gjithmonë nga vija e dytë me ndikim të mjaftueshëm korrupsioni dhe interesi grupor e individual, në vijën e parë. Që nuk sulmohet për përgjegjësi edhe pse ka pjesën e vet të dëmit për të cilin do të duhej të përgjigjet. Shpresa e qytetarëve të Kosovës ishte që kuvendi i LDK, do të jetë demokratik dhe do të arrijë të aprovoj programin e sajë Demokratik më filozofin politike të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Por përveç fotove te varri i presidentit që tani përdorën për të mbuluar prapësitë e tyre asgjë nuk ka nga filozofia e tij. Kjo nuk ndodhi pasi ata që “ mbrojnë Unitetin “ e LDK nuk shkuan në kuvend të partisë së tyre, pa ju siguruar kushtet që kërkuan.

Kjo parti që ishte shpresa shqiptare e Kosovës tani është bashkëpjesëmarrëse në krijimin e krizave politike të njëpasnjëshme në Kosovë. LDK, e Dr. Ibrahim Rugovës nxirrte Kosovën nga krizat e vazhdueshme që i krijonte Serbia, tani LDK, është bashkëpjesëmarrëse e prodhimit të krizave politike të pas vitit 2008. Kosovës pas vitit 2008, po i mungon veprimi demokratik dhe human që e kishte, përkushtimi për shtet sovran dhe të pavarur, për të arritur objektivat e parapara dhe të premtuara para zgjedhësve të tyre.

Andaj përgatitja e kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK, do të vinte natyrshëm pas një analize të detajizuar të punës së anëtarëve të saj deri sa ishin në pushtet qoftë në atë qendror apo lokal. Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK që ata që kanë shkel ligjin në çfarë do forme të mos kandidohen.  Kriza që tani shpërtheu nuk ka të bëjë fare me vlerësimet tani më publike, kjo erdhi nga frika dhe përgjegjësia që do të dilte gjatë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit 20 vjeçarë në Kosovë.

Lufta kundër krimit nuk bëhet me ata që kanë bërë krime, nuk ka kriminel që shkon vet paraqitet në polici apo në gjykatë dhe thotë më dënoni se kam bërë krime dhe tani jam penduar, nuk bëhet as me ata që nuk kanë guxim dhe përkushtim për ta bërë këtë luftë. LDK duhet të udhëhiqet me kuadro të dëshmuara për aftësi, përkushtim, guxim dhe koherencë të aktiviteteve të tyre kombëtare dhe humane. Vetëm zgjedhjet e pastra në LDK shpëtojnë vendin.

LDK ka potencial intelektual dhe profesional. Ka traditë politike dhe demokratike. Ka traditë të krijimit dhe ruajtjes së miqësisë në Botë, ka traditë dialogu të mirëfilltë pa e lënduar mikun dhe as interesin e shtetit të vet. Ka vizion për të hartuar programe afatgjata, të realizueshme dhe të pranueshme nga ata që duhet të na përkrahin. LDK duhet të hap rrugë gjeneratës së re të ngritur e të edukuar nga SHBA, Evropa dhe vende të tjera të botës.

Gjeneratën që vlerëson rëndësinë e kthimit të trurit në Kosovë dhe ruajtjes së potencialit intelektual dhe profesional. Të identifikimit të këtij potenciali, sistemimit të tij dhe mbrojtjes së tij më ligj. Intelektual të ri mos pritni por zini vendin tuaj që e meritoni  dhe merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Ju duhet të jeni prijës dhe shembull për të gjitha partitë politike në Kosovë. Mos pritni asgjë nuk falet çdo gjë fitohet.

03.04.2020-Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat