Secili ta bëjë mirë punën e tij

Opinione

Secili ta bëjë mirë punën e tij

Nga: Muhamed Halili Më: 16 prill 2020 Në ora: 08:56
Muhamed Halili

Thelbësore është që kur vjen e keqja secili ta bëjë mirë punën e tij, thotë Kamy. Po, a e bënë çdokush mirë punën e tij në këtë kohë makthi?

Kur dr. Ilija Filipçe filloi çdo ditë të del në konferencë shtypi duke na njoftuar për ecejakjet e së keqes, për të vdekurit dhe shëruarit na korona, opozitës i plasi durimi dhe nuk mundi të qëndrojë: Kujt i përngjanë dr. Filipçe? Mjekut Rieux i cili duhet të qëndroj pranë pacientëve dhe ti shërojë ato, historianit Tarrou apo gazetarit Rambert i cili mendtë i kishte te e dashura e tij?

Megjithate dr. Filipçe  mbeti në lartësinë e detyrës me përgjegjësinë e tij të lartë, pedantërinë dhe aftësinë për t’i kryer punët me sukses. Por, ai dhe të gjithë mjekët të cilët ishin dhe janë në detyrë kërkojnë që edhe ne  si viktima të mundshme të koronavirusit tu ndihmojmë atyre: të ngelim në shtëpi, ti ndihmojmë vetes , familjarëve dhe shoqërisë, të tregojmë humanizëm ndaj të varfërve dhe paaftëve. Çdokush duhet mirë ta kryejë punën e tij. Sepse te njeriu ka më tepër gjëra për ti admiruar se sa përçmuar, përfundon Kamy.

Dr. Filipçe nuk mbeti funksionari i vetëm që luftoi me koronavirusin.

Koronavirusi është duke na mundur, duke fituar betejën, sepse na i  vrau shumicën e “gjeneralëve”-e mjekëve. Gjithkund keq kaluam me ta: Itali, Spanjë, Kinë. Në Amerikë, shkruan shtypi përqindja e mjekëve të vdekur sillet prej 10-20%!

Një zavendës i kryeministrit ekspert për çdo gjë, madje edhe për 5G(?!)u “paraqit vullnetar” të shkojë “të luftojë” në Shipkovicë kundër koronavirusit, një armiku të padukshëm,njësoj si në kohën e UÇK-ës. Ai nuk kishte fare nevojë për pyetje publike sepse si anëtarë i Shtabit të emergjencës më mirë se çdokush e dinte a ka Shipkovica nevojë për uçki-sta koronavirusista!

Ofertën e funksionarit tjetër opozitar nuk e quaj të arsyeshme: ai edhe më tej duhet të rij aty ku e kanë zgjedhur qytetarët. Të ndihmojsh një qytet-komunë është punë shumë më e madhe se sa të ndihmojsh vetëm një katund.Rri aty dhe ndihmo mos rriten rastes e të infektuarëve, me numrin e vogë të të cilëve krenohesh!

Megjithate, punët nuk kryen vetëm me fjalë. Një epidemiologe nga Velesi na befasoi për të mirë në një emision, krenare për misionin e saj humanitar në Dibër, pa bërë asnjë pyetje paraprake për nevojën e shkuarjes atje

Kështu mjekët (jo ata që e lanë profesionin human e u bënë politikanë!) meritojnë lëvdatat dhe mirënjohjet më të mëdha për kontributin e tyre madhor në luftimin e së keqes. Ne Ju jemi përjetë mirënjohës sepse ata madje edhe në rrezikun e jetës së tyre, jashtë familjarëve dhe të dashurve të tyre kalojnë ditë e netë të lodhur dhe pa gjumë në shpëtimin e jetërave të të rrezikuarve.

Këtu nuk duhet harruar edhe policët të cilët me rrezikun e jetës së tyre, duke qëndruar në detyrë natë e ditë përpiqen të na vetëdijsojnë se respektimi i rregullave të OBSH është në interes së jetës tonë dhe mbarëvajtjes së shoqërisë.

Fatkeqësisht kështu nuk ndodhi edhe me bankierët edhe me ata të AEK-ut. Përkundër një koncesioni minimal klientëve të tyre ata shpejtuan ta ndajnë dividendën. U frikuan shteti mos ua ngrijë dividendat. Ata harruan se poqese nuk kanë qytetarët para dhe mirëqenie atëherë do të zvogëlohen edhe dividendat e tyre të majme. Për rrogat e majme të AEK-ut as që duhet biseduar. Qeveria duhet të veprojë njësoj si me të gjithë, e jo me përkëdhelje.

KËRÇOVA REPUBLIKË!

Republika e Maqedonisë (së Veriut) brenda saj ka pasur dhe ka shumë republika: ajo e Krushevës, ajo e ASNOM-it, Ilindita,Ilirida,ajo e Vevçanit. Na doli edhe një e deklaruar ajo e Kërçovës dhe dy të padeklaruar por të vepruara :ajo e Ohrit dhe Strugës!!!,

Në një emison kushtuar trajtimit të koronavirusit nëpër komuna disa prefektë kërkuan ndihmën e shtetit për karantin të plotë, disa u lëvduan për gjendjen e mirë shëndetësore të qytetarëve në komunën përkatëse. Sa nuk thanë se ata janë meritorë dhe koronavirusit i kanë thënë: largohu nga këtu-ikë në Wuhan, nga edhe erdhe! Ne nuk kemi këtu gjarpërinjë  kobra e as lakuriqë.

Fare nuk e prita që kryetari i komunës së Kërçovës, përndryshe një mik i im i çmuar, të deklaroj se ndoshta do të ishte mirë që Kërçova të shpallej “zonë e lirë”, që njerëzit nga jashtë të mos hynin e dalin që mos e infektojnë komunën e tij  të pastër ku nuk kishte asnjë rast koronavirusi deri atë ditë; që shkollat të mos mbylleshin por nxënësit të mësojnë e mos humbin orë mësimi. Megjithate kryetari u shpreh gjentil dhe udhëheqsit të emisionit, një gazetari shumë të  aftë për punën e tij, si kërçovar nga origjina, ia la derën hapur: Bujrum në Kërçovën tonë kreshnike kur të duash!Ujë bukë e zemër sa të duash. Sa t’i rrah edhe një damar kryetarit tonë të partisë, në Kërçovë nuk ka për të shkelur koronavirusi, tha një funksionar i lartë partie! Rroftë kryetari sa malet!

E kur mbetëm te ajo: secili ta kryejë mirë punën e tij, ja një shembull:

Kryetarja e komunës së Tetovës edhe kur nuk punon di mirë ta shes edhe mospunën. Shërbimi i presit të komunës një ditë na njoftoi se komuna me sukses e mbaroi aksionin e deratizimit të rrugës së butiqeve. Një ditë para kësaj komuna deklaroi se e paska dezinfektuar një rrugicë tël vogël. Para një muaji kur erdhi një delegacion i madh republikan i angazhoi bagerët ta shkatrojnë dhe ndreqin brenda natës rrugën e Ilinditës. Nuk ka rëndësi se të kohës së socializmit, të kohës së Titos kemi ngelur të pakënaqur nga këto aktivitete të kryetares. Qyteti atëherë çdo pas mesnate me një cisternë i lante rrugët e qytetit, edhe pse atëherë ende nuk kishte lindur koronavirusi.

Për dezifektimin e dij. Por çka u desh punëtorët të bënë derataizimin e rrugës së butiqeve e ti ndjekin minjtë në shahtet, kur e dijmë se në Tetovë nuk ka ra murtaja si në qytetin Oran të kohës së Kamy. Ra presi i komunës Eco-Guerila e cila dikur ishte shumë e zëshme për tymin e fabrikave, dhe i tha nja dy fjalë për papastërtinë e rrugëve të Tetovës. Çka ndodhi në ndërkohë?!

MADE IN PDK-KOSOVA

Në këto kohë të pakohë kur deputetë gjerman, francez, belg të Parlamentit Evropianë i thonë Isës se gabim e pati që në kohë koronavirusi e rrëzoi qeverinë LDK-VVV, e preu degën ku ishte ulur vetë, ai ua kthen: mos përziheni në punët tona. Dhe, pastaj, në kor me Hashimin në kokë të kresë bërtisin se Kosovës i duhet qeveri stabile, e zgjedhur me konsensus më të gjërë dhe nuk i duhen zgjedhje të reja në kohë koronavirusi!

Mediumet në Kosovë një ditë njoftuan se një “patriot i madh” , funksionar i lartë i PDK-së, partisë së komandantëve, kishte mbushur një traktor me ndihma  dedikuar njerëzve në nevojë në pakot e cilave shkruante made ina PDK-Kosova. Çka donte të thotë kjo? Kuptimi i kësaj ishte se ndihma vinte nga Partia Demokratike uçk-iste. Po ç’kërkoi këtu Kosova? Analistët thonë se me këtë PDK  ia ka bërë qejfin Albin Kurtit që t’i jep leje kamionit të hyjë në Malishevë e gjetiu si prodhim i Kosovës e jo i Serbisë.

Komandanti i PDK-së me këtë e kishte harruar se dikur, po ky popull “i varfër” por i ndershëm i Kosovës gjatë luftës komandantët  e tij me skamnin; e tij i pat ushqyer edhe me tamël zogu, siç thotë populli, dhe kurrë në pako nuk shkroi: dhuratë e Ilmiut, Enverit, Fazliut, e kështu me rradhë siç bëri me turpësi funksionari i lartë i PDK-s. Ushtarëve që luftuan e mbetën gjallë si edhe atyre që ranë heroikisht për atdhenë hallall u qoftë, kat me kat! E Komandantëve që pas gjithë kësaj plaçkisin popullin i cili i ushqeu? Le ta thonë vetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat