Skenarët e rrezikshëm të Isa Mustafës

Opinione

Skenarët e rrezikshëm të Isa Mustafës

ISMET RASHITI Nga ISMET RASHITI Më 17 prill 2020 Në ora: 14:58
Isa Mustafa

Isa Mustafa nuk ia ka falur për asnjë moment Albin Kurtit, sjelljet opozitare. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe disa sejmen të tij, mbi të gjitha kanë inbteresat e tyre personale, duke u thirrur në gjoja « antiamerikanizmin » e Albin Kurtit. Kryetari Isa Mustafa asnjëherë se ka pranuar fitoren e VV-së. Ai është përpjekur në vazhdimsi ti ikë këti koalicioni. I zënë ngusht nga elektorati ai lidhi koalicion për ta prishur siç edhe bëri përmes kalkulimeve të rrezikshme politike : Albin Kurtin ta rrëzoj nga detyra e Kryeministrit, ndërsa Vjosa Osmanin ta godas që t’mos vinte në krye të LDK-së.  

Si duket Isa Mustafa nuk e paska « falur » për asnjë minut Albin Kurtin për sjlljet e tij si opozitar. Koha po tregon se ky tinzak poilitik, e paska pritur një shteg për ta nxjerrë « hakun », madje në kohën më të keqe të pandemisë, kur Albin Kurti nuk ka mundësi të veproi si dikur në opozitë. Madje krejt kjo kur në Kosovë është një gjendje e rëndë ekonomike, shëndetësore dhe sidomos në kaosin politik që e shkaktoi Isa Mustafa me sejmenet e vet të vjetër politik.

Fitorja e Vetëvendosjes, për Isa Mustafën ka qenë një shok i ftohët politik. Ai me gardën e tij të vjetër asnjëherë nuk e pranuan këtë fitore si të mirëqenë dhe vlerë demokratike, por me gjysum zëri dhe hipokrizi. Kjo është vërejtur qysh në ditët e para kur nuk pranonin të bisedonin për formimin e Qeverisë sipas arsyetimit banal « derisa të certifikohen rezultatet » e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Kjo zhagitje e pakuptimt bëhej për ta zbehur sa më shumë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të « përfituar » sa më shumë nga marrëveshja e mundëshme.

Koha po tregon se Isa Mustafa, më tepër se kaq ka pasur për qëllim t’a devijoi vullnetin demokratik të qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre dhe të lidhë marrëveshje të « natës » me partitë tjera të cilat vota e popullit i la në opozitë. 

Si duket, Isa Mustafa gjatë gjithë kohës së pas zgjedhjeve ka punuar prapa sene për ti arritur dy qëllime kryesore. Një për t’ju hakmarrur Albin Kurtit për të kaluarën opozitare dhe dy, për ta nxjerrë jashtë lojës zonjën e nderuar Vjosa Osmani. Pra për ta goditur rëndë Lëvizjen Vetëvendosje dhe për t’ia marrë mundësinë Vjosa Osmanit që të mos vinte në krye të LDK-së.

Isa Mustafa është i njohur në politikën kosovare për dinakri në momentet më delikate të Kosovës. Kështu me dinakri ka ardhur në krye të LDK si anti LDK-istë dhe kundërshtar i Presidentit, Ibrahim Rugova gjatë kohës sa ishte në Qeverinë e Bukoshit në ekzil. Kështu, përmes pazareve u bë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe kështu po mbijeton në skenën politike.

Sjelljet e fundit të Isa Mustafës dhe sidomos marrëveshjet e fshehta me opozitën, kanë krijuar një kaos politik në Kosovë, i cili vështirë do të shpëtoi pa pasoja sidomos në këto kohë të rënda të pandemisë.

Thënë ndryshe, përgjegjës kryesor për situatën aktuale politike është Isa Mustafa me klanin e vjetër të LDK-së të cilët për interesa meskine, e prishën kooalicionin politik me VV. Krjet kjo me arsyen banale duke e lidhur Albin Kurtin me antiamerikanizëm, gjë që ska të bëj fare me të vërtetën. Të gjitha këto janë skenare të lexueshme dhe lojë e rrezikëshme, sidomos e Isa Mustafës për t’i dhënë goditje të fortë demokracisë në Kosovë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat