Si e munda frikën?!...

Opinione

Si e munda frikën?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 9 maj 2020 Në ora: 10:21
Dibran Demaku

Frika është njerëzore.Është njerëzore deri në momentin kur nuk humbet arsyeja.Sepse në momentin kur humbet arsyeja,atëherë frika ka ngadhnjyer dhe ti ke dalur i humbur...Por për frikën si kategori sociale të shoqërisë njerëzore mund(dhe duhet të flasin) psikologët e sociologët e jo kurrë ne të tjerët që shkruajmë e shkarravisim nëpër rrjetet e ndryshme sociale!...

Por meqë frika si kategori sociale (dhe psikike) në këtë kohë virusi në njëfarë mënyre sikur doli ngadhnjyese ndaj shoqërisë njerëzore,deshëm apo nuk deshëm ne duhet ta pranojmë si fakt që ndodhi!...

Dhe ndodhi në mënyrën më të keqe të mundshme:Nga frika ne u larguam edhe nga më të dashurit tanë,nga familjarët tanë?!...Kam dëgjuar nga njerëz të besueshëm se si nëna apo babai nuk kanë pranuar në vizitë as bijtë e as bijat e veta;se nipërit dhe mbesat nuk i kanë vizituar gjyshet dhe gjyshërit e tyre dhe anasjelltas!...

Virusi autorin e këtij shkrimi e zuri (në kuptimin kohor)në qytetin  e Rotenburgut(qytet i vogël)në trekëndshin gjeografik Hamburg,Bremen,Hannover!

Meqë autori i këtij shkrimi,para se të vinte virusi në shtetin gjerman,bënte punën e taksistit(bartte në shkollë dhe anasjelltas fëmijë me të meta fizike),pas mbyllhes së shkollave shefi do ta luste që tash e tutje të bartte të sëmurë me sëmundje të ndryshme në relacionin spital-shtëpi dhe anasjelltas!

Dhe edhe autori i këtij shkrimi,nga frika e virusit,në fillim do të hezitonte të bënte atë punë apo .Shumë miq e të afërm do ta këshillonin që të mos e bënte atë punë sepse kishte rrezik që edhe vetë të infektohej,por edhe t‘i infektonte të afërmit e familjes!...

Dhe autori i këtij shkrimi(do t‘a linte punën)sikur mos të këshillohej me të bijën(ndihmësmjeke)në njërin nga spitalet më të njohura të Hamburgut:-Kjo punë nuk është e parrezikshme,babai im!...Por me gjithë rrezikun këtë punë duhet ta bëjë dikush!...Dhe ai dikushi përse të mos jesh ti?!...Fundi i fundit njerëzit sprovohen në rrezik!...Tash është koha që njerëzit ta tregojnë vetën se janë njerëz dhe ta meritojnë me të vërtetë emrin:Njeri!...

Fjalët e së bijës ndikuan tek autori i këtij shkrimi që të mos e ndërprente për asnjë ditë punën!...Kështu e munda frikën dhe nuk e lash punën në një nga momentet më të vështira të jetës!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat