Rama dhe dehja e vetëkënaqësisë

Opinione

Rama dhe dehja e vetëkënaqësisë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 maj 2020 Në ora: 10:48
Sherif Ramabaja

Dhimbja me rrënimin e Teatrit Kombëtar që Rama u shkaktoi shqiptarëve është e papërshkrueshme. Kjo ishte një dehje e vetëkënaqësisë së Ramës. Dhunën nga kryeministri i tyre e përjetuan artistët në lëkurën e vetë, po shqetësim dhe dhimbje përjetuan edhe  shqiptarët anë e mbanë botës.

Gjëthçka është pritur prej tij, por të urdhërohen skadronet e policisë për dhunë ndaj qytetarëve dhe artistëve në ditë vikendi dhe errësirë, kjo gjë skishte mundur të paramendohej.

 Diçka të tillë kishin përjetuar vetëm shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë, po shqiptarët e shtetit amë të përballen me rrënime të monumenteve dhe dhunë e terror shtetëror, vetëm në regjimin e diktatorit Hoxha mund të paramendohej.

Themeluesi i Partisë Socialiste zoti Bundo në një shkrim të tij të gjatë shpreh mllefin dhe në fund thot : “Qenit kur i vjen ngordhja shkon e përmjerr te dera e Teatrit”. Shkrimin e tij zoti Bundo e përfundon :” Më erdhi keq për zhgënjimin e artistëve, jo për qenin që ngordh te dera e tij”.

Nuk ka nevojë ta cekim se me cilin zoti Bundo aludon qenin, përmjerrjen e tij dhe ngordhjen e tij para derës së Teatrit.

Krejt çka shqiptarët presin është: Partia Socialiste si do gjej forcë që ta pastroi veten nga ky turp që Rama ua përplasi atyre në fytyrë.

 Kush do të jenë ata që i bashkohen zërit të zotit Bundo, që Partinë Socialiste ta ngrisin sërish si një parti e spektrit të majt, që punon për interesat e popullit dhe kombit në përgjithësi.

Dëmi që Rama i ka shkaktuar kësaj partie është shumë i madh. Përqarja që ka instaluar, po ashtu i kalon përmasat e gjigante dhe shtrihet përtej kufive të Shqipërisë.

Partia Socialiste ka pasur në gjiun e vetë figura të çmuara të kombit dhejemi të bindur që kjo parti do gjej forcë të përballet me të vërtetën e hidhur që i ka ndodhur.

Po lejuan që edhe më tutje Rama të identifikohet me Partinë Socialiste do ta humbin besimin edhe ashtu tash të humbur, do të kompromitohen edhe më dhe do ta kenë shumë vështirë që të ngriten në nivelin që ishin dikur.

 Pra Partia Socialiste duhet seriozisht të mendoj dhe mos ta humb shansin që të konkuroi njësoj me partitë tjera si në vend po ashtu në Evropë.

 Rama nuk ka tash kurrfar argumenti që ta mohoi lidhjen e tij me krimin, bandat kriminale dhe linjën e tij antikombëtare, sepse përndryshe nuk do të merrte veprime të tilla për shlyrjen e kujtesës historike që lidhet me Teatrin Kombëtar.

Teatri Kombëtar jo vetëm që ishte një tempull i kulturës, po ishte edhe vendi ku diktatori Hoxha me të përfunduar lufta, kishte denuar me vdekje “kundërrevolucionarët “ e tij.

Një kujtim i tillë ndaj viktimave të socializmit, do të ishte një argument i mjaftueshëm për ruajtjen e Teatrit.

Gjthkund nëpër Evropë, që Rama aq shpesh i referohet, ruhen objektet e tilla të kulturës, historisë dhe artit.

 Sa për ilustrim, pjesët e vjetra të qytetit dhe shtëpitë e vjetra ruhen dhe mbahen si rekuizita që njerëzit kënaqen, ndalen para tyre dhe marrin fotografi, e mos të flasim për objekte të tilla siç ishte Teatri Kombëtar.

Agresiviteti i Ramës duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë. Atij dhe klikës së tij duhet treguar vendi jo vetëm me zgjedhje demokratike, po ai duhet dhënë llogari ligjore për tmerret që u shkaktoi shqiptarëve në shtat vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat