Profesor Rrahman Paçarizi dhe brenga për arsimin  shqip

Opinione

Profesor Rrahman Paçarizi dhe brenga për arsimin  shqip

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 27 maj 2020 Në ora: 18:27
Rrahman Paçarizi

TV Klan dhe emisioni ,,Oxygen,,me moderatorin Besim Dina i përtashëm për shikuesit  e shumtë në Kosovë, është bërë një dritare sa argëtuese aq edhe me përmbajtje të dijes në këndin e kuizit.

Mysafir profesor Rrahman Paçarizi,i njohur në botën univesitare, të gazetarisë dhe të krijimtarisë në hapësirën tonë kombëtare, foli ndër të tjera edhe për problemet në fushën e arsimit shqip dhe pika e dobët, që, sipas tij kemi marrë në vlerësimin ndërkombëtar ,,Pisa,,!

Profesor Paçarizi,në paraqitjen e tij theksoi se në Universitetin,,Hasan Prishtina,, në Prishtinë për çdo katër vjet shpallet konkursi për kuadrin arsimor-shkencor në tempullin e dijes dhe, poqese vijnë të tjerë më një bagazh më të pasur shkencor-kërkimor dhe me publikime të shumta në revistat akademike botërore, mua më zihet vendi i punës në universitet.

Këtë e mori si shembull se si duhet të zhvillohet programet, projektet mësimore dhe avancimi i tipareve të shkollës shqipe dhe të mësuesve në Kosovë. Për çudi, pasi të rinjtë tanë i përfundojnë studimet në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë dhe me një shkallë të mirë të dijes, ata në moshën fare të re hyjnë në punë dhe marrin ditarin e mesësit në shkollat tona, ata për 40 vjet deri në pension e kanë kontratën e punës dhe, gjatë këtij rrugëtimi ata nuk i kontrollon kush për shkallën e suksesit të punës arsimor dhe këtu përfundon gjithçka, thotë profesor Paçarizi.

Të përtashëm me problemet aktuale në arsimin fillor, duhet më shpesh të dëgjojmë se çfarë thonë bota akademike dhe universitare në Kosovë dhe reformat në këtë fushë të rëndësishëm të arsimit shqip për të ardhmen e brezave të rinj shqiptarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat