Fahri Musliu më “fakte “ imagjinative e kundërshton deklaratën e Ramush Haradinajt

Opinione

Fahri Musliu më “fakte “ imagjinative e kundërshton deklaratën e Ramush Haradinajt

Nga: Reshat Sahitaj Më: 2 qershor 2020 Në ora: 18:01
Reshat Sahitaj

Mendoj se Fahri Musliu ka bërë një gabim të pafalshëm profesional si gazetar shumëvjeçar që është, sepse pavarësisht që shkruan së nuk e mbron Albin , ai është në mbrotje të tij këmbë e krye. Fatkeqësisht për Albin dhe për vetë Fahriun provat e të fundit për ta mbrojtur të parin janë imagjinative e aspak të verteta.

Do ishte mirë që gazetari ynë i nderuar Fahri Musliu të përgjgjet, se pse asnjë intervistë e të burgosurëve politikë shqiptarë nuk u bë publike, ndërsa e Albin Kurtit bëri bujë dhe do të bënë edhe në të ardhmën?

Pa dashur t’ia kontestoj profesionalizmin në gazetari dhe përvojën e tij shumëvjeçare të Fahri Musliut, dua të thekësoj se shkrimi i tij i fundit “ Të respektohet e verteta e faktet, e jo trillimet dhe shpifjet!” më 28.05.2020, është një shkrim që pikërisht Fahri Musliu nuk i respekton faktët dhe në imagjintatën e tij bënë trillime , gjë që bie në kundërshtim më vetëvetën.

Fahri Musliu, hyrjen e tij e bënë duke u nisur nga akuzat e liderëve politikë, të cilët në kohë pandemie e akuzojnë njëri-tjetrin , por në fakt ka harruar Fahriu së akuza të tilla e madje edhe më të rënda liderët tanë i kanë përdorur shumë vite më parë, si psh nga foltorja e kuvendit Albin Kurtin e quajtën spiun të UDB-së, pastaj Hashim Thaçin poashtu spiun të Serbisë , ose Albin Kurti e quante Isa Mustafën ministër i Millosjheviqit e më një arsyetim të tillë ia hodhen edhe bombën në oborrin e shtëpisë që pastaj po i njejti , Albin Kurti ta quante profesor i nderuar atë që dikur e quante spiun.

as kësaj paraqitje, më një titull pompoz kundër intervistës së Ramush Haradinajt në “ Rubikon “, të moderuar nga Adriatik Kelmendi, Fahri Musliu që në start paralajmëron së nuk është mbrojtës i askujt, por i së vertetës, gjë që nuk është e vertetë, e verteta që dëshiron ta argumentojë i ndëruari veterani i gazetarisë sonë z. Fahri Musliu. Në këtë konteskt, Fahri Musliu citon intervistat e tij të zhvilluara më disa të burgosur politikë shqiptarë, të botuara në “Zëri” dhe “VOA” si dhe botimin e librit të tij “Montirani porces protiv kosovskh albanaca”, (2002). Për këto intervista, Fahri Musliu dëshiron ta forocjë vetëvetën se ka shumë informacione me jetën dhe trajtimin e tyre ne burgjet serbe, që pastaj ta sulmojë Ramushin më arsyetimin se për te burgosurit din më mirë se Ramushi. Me këto “fakte”, Fahri Musliu kërkon të çelnikos intervistat e tij, më disa të burgosur politikë dhe percjelljën e disa procesve gjyqësore në Beograd kundër serbëve që kanë bërë krime në Kosovë, më të cilat shkrime tani do t’i kthehet Ramush Haradinajt se deklarata e tij dhënë në “ Rubikon”, lidhur më qëndrimin e Albin Kurtit në burgjt serbe nuk është qëndrueshme, sepse Fahri Musliu e din më mirë se çfarë sjellje paska pasur Albin Kurti në burgjet serbe dhe trajtimin që gardienet serbë ia kanë bërë atij dhe të tjerëve.

Ramush Haradinaj më 27 maj 2020 në emisionin “ Rubikon” shtroi pyetjën se si është e mundur që një i burgosur shqiptar të jep intervistë në burg, e që të njejtën pyetje e bejnë çdo ditë gati dy milionë shqiptarë kudo që janë.

Kësaj pyetjeje misterioze ende për opinoin, e grishi Fahri Musliun të na jap përgjigje për t’i dalur në mbrotje Albin Kurtit, thuase ky ishte bashkëburgosur më Albinin, apo thuase ky ishte ministër i policisë serbe dhe i dinë të gjitha.

Fahri Musliu u ngut, e më gëzim të madh do të “zbulojë” një “ fakt të panjohur “ për opinionin tonë , se ministri serb Dragoljub Jankoviqi e paska vizituar burgon e Pozharevcit i përcjellur nga mediet serbe, e në burg paska bërë bisedë më Albin Kurtin dhe më të burgosur tjerë shqiptarë, lidhur më trajtimet që gardienët e burgut ua bëjnë të burgosurve.

Do ishte mirë që gazetari ynë i nderuar Fahri Musliu të përgjgjet, se pse asnjë intervistë e të burgosurëve politikë shqiptarë nuk u bë publike, ndërsa e Albin Kurtit bëri bujë dhe do të bënë edhe në të ardhmën? Pse gjykatësja serbe, që e denoi Albin Kurtin para pak kohesh , e dha një intervistë ku Albin Kurtin e paraqiste si një antiserb më të madhin qe e ka Kosova? Pse në televizionin serb nuk u dëgjua zeri i Ukshin Hotit që ishte lideri më i denjë i opinionit pas Adem Demaçit? Pse në televizionin serb nuk u dëgjua zëri i protestës së Flora Brovinës, që ishte shumë e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë ? Pse në televizonin serb nuk u dëgjua zëri i Nait Hasanit, që ishte ndër themeluesit e parë të UCK-së, kurse Albin Kurti ishte vetëm përkthyes në zyren e Adem Demaçit? Pse nuk u dëgjua zëri i askujt tjetër që vuanin denime në burgjet serbe në të njejtën kohë më Albin Kurtin?

Nga këto pyetje nuk duhët të nënkuptohet se unë po aludoj se Albin Kurti ka qenë në sherbim të Serbisë, e asësi të manipulohet e të imagjinohet ndonjë mendim ndryshe , por thjeshtë këto janë pyetje të qytetarëve tanë e që duan përgjigje konkrete e jo përgjigje konfuze të Fahri Musliut.

Fahri Musliu lirimin e Albin Kurtit e argumenton më faktin se qysh në tetorin e vitit 2000, .Koshtunica ka bërë organizimin e tubimeve të nenshkrimeve të qytetarëve serbë për lirimin e të burgosurve politikë. Në vitin 2001 u aprovua ligji për amnestinë e të gjithë të burgosurëve politikë shqiptarë.

Përsonalisht nuk e di sa qytetarë serbë kanë nenshkruar që të lirohet Albin Kurti, Nait Hasani e shqiptarë të tjerë që gjendeshin në burgjet e Serbisë, por një gjë e di që Serbia ka qenë e detyruar nga presioni ndërkombëtar , që të aprovojë ligjin për amnestinë.

Lidhur më lirimin e Albin Kurtit kanë bërë disa eurodeputetë, e senatorë nga Senati i Belgjikës e në mesin e tyre edhe Senatorja Anne Mari-Lizin jo vetëm që iu kanë drejtuar më letra Millosheviqit, por kemi folur edhe në OKB në Nju Jork në vitin 1999. Pra, amnestia ka qenë e detyrueshme e jo e dëshiruar nga Koshtunica e cilido serb tjetër në pushtet siç përpiqet ta paraqet Fahri Musliu.

Më këtë amnesti, qeveria serbe ka dashur të tregohet transparente dhe demokratike e veçmas ndaj shqiptarëve , që Serbia të fitojë simpatinë e shteteve perëndimore. Pra, ishte një hap diplomatik i matur serb.

Më tutje Fahri Musliu vazhdon arsyetimet e tij dhe pafasjinë e Albin Kurtit, duke e mbrojtur nga akuzat apo siç i quan gazetari dhe publicisti ynë Fahri Musliu –shpifjet kundër Albin Kurtit rreth vajzës së ministrit të policisë Zoran Sokoloviqit dhe Albin Kurtit.

Mendoj se kjo është një histori e veçantë dhe enigmatike për çdo gazetarë dhe çdo qytetarë serbë e shqiptarë. Relacionet e Albinit më vazjën e Sokoloviqit , është një ngjarje që përgjigjen e dinë pak zyrtarë të sherbimit sekret të Serbisë. Relacionet e Albinit më vajzën e ministrit të policisë serbe (nëse ka të verteta) , duhët të jetë dosje e klasifikuar, si dosje top sekrete, por që Serbia aty-këtu do të lëshojë lajme herë të rreme e herë të verteta, sipas nevojave shtetërore serbe pa e dëmtuar interesin e tyre shtetëror.

Pikërisht lidhur më realcionet e vajzës së ministrit të policisë serbe dhe Albin Kurtit, Fahri Musliu duhet të jetë i informuar më shumë se çdo qytetar dhe zyrtar në Kosovë, për shkakun se ai vetë është objekti i diskutimeve një lloj siç flitet lidhur me avaneturat e dashurisë së Albin Kurtit . Lajmi se Vuqiqi është djalë i Fahri Musliut, ishte i publikuar në shumë medie. Eshtë e vertetë apo rrenë, se Vuqi është djali i Fahriut?! Në bazë të krahasimeve të dy fotografive:Fahriut dhe Vuqiqit, më shumë se 80% e fotografisë së Vuqiqit i përngjanë Fahri Musliut. Mirëpo , rasti i Fahri Musliut është më pak i komplikuar sesa i Albin Kurtit, ngase Fahri Musliu mundet që dyshimet t’i largojë më një analizë të thjesht të ADN-së , në të kundërtën dyshimet dhe thashethemet do të vazhdojnë përjetësisht.

Bazuar që Fahri Musliu vetë është objekt i të njejtave thashethemeve , nuk mundet t’i dali në mbrotje Albin Kurtit duke pretenduar se Albini nuk është argëtuar më vajzën e ministrit serbë të policisë.

Të vetmit në botë që e dinë saktësisht në rastin e Albinit e din vetëm vajza e Sokoloviqit dhe Albini , ndërsa në rastin e dytë e dinë vetëm Fahriu Musliu dhe nëna e Vuqiqit.

Mendoj se Fahri Musliu ka bërë një gabim të pafalshëm profesional si gazetar shumëvjeçar që është, sepse pavarësisht që shkruan së nuk e mbron Albin , ai është në mbrotje të tij këmbë e krye. Fatkeqësisht për Albin dhe për vetë Fahriun provat e të fundit për ta mbrojtur të parin janë imagjinative e aspak të verteta.

Një nga letrat derguar personaliteteve te njohura europiane për lirimin e Albin Kurtit / Doc: 2345/099/ Byroja Informative e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat