Diktatori më parë shtetin e shkatërron, sesa pushtetin e dorëzon!

Opinione

Diktatori më parë shtetin e shkatërron, sesa pushtetin e dorëzon!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 2 qershor 2020 Në ora: 18:25
Sherif Ramabaja

Kryeministri shqiptar Rama kishte bërë luftë të pakompromis derisa e kishte marrkreun e PS. Së parikishte gjunjëzuar rivalët dhe në pozita kyqe të partisë kishte vënë puthadorët e tij.

Më pas gjërat rrodhën vetvetiu, duke përdorur karizmën e tij si artist, gazetar, politikan, autor dhe u bë kryeministër shteti. Post të cilin mesiguri për vite të tëra e kishte planifikuar si ta arrinte.

Në arenën ndërkombëtare Rama lente në fillim përshtypjen e një njeriu të matur, intelegjent, largpamës, të hapur, tolerant, kurse në Shqipëri dhe politikën mbarëshqiptare shquhejsi arrogant, i pakompromis, dinak dhe i pamëshirshëm.

Gjatë shtatë viteve derisa qeveriste, në arenën ndërkombëtare kishte zgjeruar rrethin e tij të miqëve, duke lënë përshtypjen se ai është politikani i vetëm për zbatimin e reformave për integrimin evropian.

Rama në politikën e brenshme kishte lujtur rolin e përqarësit, shpifësit, mashtruesit dhe luftënxitësit. Qëllimi dhe lufta kryesore e tij ishte, dobësimi dhe paralizimi i opozitës.

Në anën tjetër me taktikën e mashtrimit dhe përqarjes arrinte që ti vidhte zgjedhjet dhe ta shpallte veten fitues.

Duke vjedhur zgjedhjet, çdo herë e më shumë Rama forconte sundimin dhe pushtetin e tij, proporcionalishtgjithnjë e më shumë largohej nga demokracia.

I vetmi institucion i papushtuar nga Rama mbetet presidenca në krye me kryetarin e shtetit Ilir Meta, i cili po bënë rezistencën e fundit, para se i tërë shteti të bie në duart e Ramës.

Sot kur perëndimi po pret përfundimin e reformës në drejtësi, është pikërisht Rama ai i cili e bllokon. Arsyeja është e qartë : ai sillet si një diktator i cili me çdo kusht don ta ruaj pushtetin.

Shqiptarët duhet të binden, Rama Shqipërinë po e çon drejt shkatërrimit dhe shpërbërjes.

Nëse shqiptarët e pranojnë mjerimin, Ramën duhet ta zgjedhin kryeministër, apo kryetar, apo mbret të përjetshëm, ose të ngriten kundër diktaturës dhe diktatorit të tillë.

Të presësh nga ndërkombëtarët kur EU dhe SHBA janë në hall për vete, duket sikur pritje e kotë.

Të organizosh revolucion dhe ta shkatërrosh shtetin edhe kjo është paradoks. Protestat paqësore nuk i largojnë dot diktatorët, sepse ata përdorin dhunën si në rastin e rrëzimit të Teatrit Kombëtar.

Mënyra më e mirë dhe më e lehtë do të ishte PS të rrebelohej ndaj kryetarit të saj Rama, ta demaskoi dhe të heq dorë prej tij.

Ndoshta mënyra e vetme mbeten protestat jo të dhunshme, masovike duke shpresuar se ndërkombëtarët më në fund do të ndërgjegjësohen.

Diktatorët shtetin e shkatërrojnë, po pushtetin se dorëzojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat