Thaçit po i ngutet marrëveshja Kosovë – Serbi!

Opinione

Thaçit po i ngutet marrëveshja Kosovë – Serbi!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:02
Sherif Ramabaja

Me votimin e qeverisë Hoti sot në Parlamentin e Kosovës, Thaçi marrëveshjen Kosovë –  Serbi sërish po e vë në binarë sipas parametrave të tij.

Isa Mustafa deklaroi se bisedimet me serbinë do t´i udhëheq kryeministri Hoti e jo presidenti. Shtrohet pyetja : Kush i beson I. Mustafës se çfarë deklaron, kur karrierën e tij politike e ka arritur vetëm duke taktizuar dhe manipuluar.

Edhe nëse Hoti do t´u prij bisedimeve, punëdhënësi i tij do të jetë Thaçi dhe do të jetë vetëm një farsë apo do të jetë i dirigjuar nga ai, i cili e solli në kryeministri.

Nëse Thaçi mendon se marrëveshja e tij do të jetë ideale, pse nuk e kërkon Kosovën deri në Nish, ku ishte kufiri ynë i fundit në kohën e Lidhjes Shqiptaretë Prizrenit.

 Edhe sot fshatrat tona nga Kosova e sotme, deri në Nish mbajnë emrat shqip, kurse ai insiston ta marr Preshevën, Buanocin e Medvegjën dhe si kompensim t´ia dhuroi Serbisë Veriun e Kosovës.

Idealistët e tij po ashtu mendojnë se do t´i zgjidhnim problemet njëherë e përgjithmonë me Serbinë. Ata po ashtu thonë,po të mos arrihet një marrëveshje e tillë ne do na mbeten serbët në Kosovë, kurse Serbia do ta bëjë spastrimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes nga shqiptarët.

Kush e njeh Serbinë nuk e beson kurr se do ta qetësoj ate me një marrëveshje të tillë.

Serbia gjithnjë i zgjeron apetitet pushtuese dhe egoiste të saj. Ajo kurr ska menduar në ardhmëri dhe paqë, po gjithmonë vetëm në hegjemoni.

Serbia do t´i zgjeroi kërkesat pastaj për manastiret ortodokse që dikur ishin shqiptare. Për Komunat e tjera me serbë në brendi të Kosovës do të kërkoi status special për serbët.

Kur ta ndaj Kosovën sipas dëshirës së saj do ta shtrij hegjemoninë e saj drejt Shqipërisë. Këto janë apetite të njohura të Serbisë prej të cilave ska hequr dhe nuk do të heq dorë kurr.

E vetmja rrugë e jona e sukseshme do të ishte ta kemi një politikë largëpamëse dhe të forcohemi si në aspektin ekonomik, politik dhe ushtarak. Serbia e njeh vetëm këtë gjuhë, gjuhën e forcës.

Për t´i arritur këto synime ne na duhen parti politike të besueshme dhe të fuqishme që nga gjiu i tyre dalin politikanë të aftë, që fatet e kombit i shpiejnë përpara.

Me politikanët e tillë si Rama në Shqipëri dhe Thaçi në Kosovë të cilët janë shndërruar në autokrat me elemente të diktatorëve nuk mund t´i zgjidhim problemet shtetërore.

Mjafton të shikojmë se ç´po vepron Rama në Shqipëri dhe Thaçi në Kosovë, për të qëndruar në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat