Shou diplomatikë (apo patriotik) i Edi Rames në Kosovë!

Opinione

Shou diplomatikë (apo patriotik) i Edi Rames në Kosovë!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 30 qershor 2020 Në ora: 22:13
Ismail Muqiqi

Vizita dy ditore e Kryeministrit të Shqiperisë Edi Rama ne Kosovë dhe takimi i ti me përfaqësuesit e instuticioneve të Republikës së Kosovës dhe të liderve të përtive politike, përfundojnë me një simbolikë të kohës së pajtimit të veprimtarve të odave të vitit 1990.

Efekti i vizitës së Ramës në Kosovë ishte i margjinalizuar skajshmërishtë nga qytetarët gjithandej Kosovës.

E gjithë vizita e ti dy ditore u konsumue me deklaratën e ti se hoqi dorë ndaj padisë gjyqësore kundër Ramush Haradinaj.

Skenografia dhe veshja e ti karakteristike, herë me puma olimpike, me kravata karakteristike e tani me gjybe të Holivudit janë e vetmja përshtypje që qytetarët e Prishtinës patën rastin ta shohin Edi Ramën të përcjellur nga bodigardët dhe kolonat e gjata të gjipave qeveritar.

Rama vizitojë Republikën e Kosovës në një momentë dramatikë që e ka kaplue skenën politike dhe instituticionet e Kosovës. Vizita e ti,qëllimi i ti dhe agjenda ishin jo transaprente për opinionin.

Deklaratat e Ramës kunër dhomave të Prokurorit Specialë në Hagë ishin më shumë një retorikë kfazi patriotike, e vonuar dhe pa asnjë efektë pozitivë për momentin në Kosovë.

Edi Rama do ti ndihmonte Kosovës shumë sikur ai të ishte liderë i vërtetë apo Kryeministër i cili do ta udhëhiqte me sukëses shtetin dhe do të krijonte unitet në skenën politike të shtetit nga vjen.

Përqarjet dhe lufta për pushtet në Shqipëri ka kohë që ka arriturë kulminacionin negativë.

Gjatë udhëheqjës së Kryeministrit të Shqipërisë Rama krijojë raporte dhe miqësi shumë të ngushtë, me Aleksandër Vuqiqin.

Viteve të fundit kur Kosova po përballet me sfida të ndryshme në raportë me Serbinë shtet ky i cili shkakëtojë gjenocidë dhe mori shumë viktima të pafajshme duke vra fëmijë, gra dhe pleqë civilë. Edi Rama nuk arriti ta luaj rolin e liderit të shtetit Amë, i cili duhet të ishte strumbullar në mbrojtëjën e interesave dhe të drejtave njerzore të gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë.

Andaj efekti i vizitës së Ramës në Kosovë kishte vetëm një formulë populliste dhe patetike e ajo ishte deklarata e kohës së këshillit të pajtimit se do ta tërheq padinë për shpifje ndaj Ramush Haradinaj. Në fundë që të themi kjo është klasa politike e shqipëtarve e shpartalluar gjithandej trojeve etnike e dhimbshme dhe e mjerë për kohën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat