Sot bashkë dy kandidatët për Kryeministër, të koalicionit të “Shpresës”, apo të zorit!

Opinione

Sot bashkë dy kandidatët për Kryeministër, të koalicionit të “Shpresës”, apo të zorit!

Petrit Dibrani Nga Petrit Dibrani Më 2 korrik 2020 Në ora: 19:26
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Dy, kandidatët për Kryeministër, në zgjedhjet e 6 teorit 2019, sot bashkë për festimin e përvjetorit të deklaratës kushtetuese të 2 korrikut 1990, apo për arsye të zorit!?.....

Dikur bashkë, kinse në koalicionin e “shpresës”, sot prapë bashkë, në përvjetorin e 2 korrikut të vitit 1990.

Në seancën e 23 qershorit 2020, të mbajtur në Parlamentin e Republikës së Kosovës, deputetët nga radhët e LDK-ës dhe LVV-je, të ngrefosur dhe kapardisur, pamundësuan votimin në Parlament, të marrëveshjeve ndërkombëtare ekonomike, për investime zhvillimore në Kosovë! Ndërsa sot Lideri i LVV-je z. Albin Kurti dhe Kryetarja e Parlamentit zj. Vjosa Osmani e shkarkuar nga pozitat zyrtare të LDK-ës bashkë, për festimin e përvjetorit apo për arsye të zorit!?

Politika arti i së mundurës, me shumë ngjyra, me premtime dhe shumë pakë realizime.

Maratona e bisedimeve, për koalicionin e shpresës, i dështuar ende puna pa filluar!

Takimet, bisedimet maratonike, për koalicionin e shpresës, të dështuara apo sot, takim dhe përpjekje për bashkim, nga dy figurat kryesore, dhe me “shpresë për ndryshim”!.....

Dy figura poltike me mendime - kontradikta antagoniste, diametralishtë të kundërta, rreth Presidentit historik Ibrahim Rugova, sot bashkë për festimin e përvjetorit, apo për arsye të zorit!?

Qytetarët duhet ta vlerësojnë.... 

Urime 2 korriku, përvjetori i deklaratës kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat