Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë me seli në Hagë, s’është Akademi suedeze dhe as Komitet i Nobelit! - Bota Sot
Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë me seli në Hagë, s’është Akademi suedeze dhe as Komitet i Nobelit!

Opinione

Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë me seli në Hagë, s’është Akademi suedeze dhe as Komitet i Nobelit!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 5 korrik 2020 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Vrasjet politike të mbi 100 grave e burrave atdhetarë dhe mos zbardhja dhe mos ndeshkimi i autorëve të krimeve ; "Thëmbra e Akilit" !

Gjykata Speciale dhe akëcila e këtij domeni, merret me dimensionin e mbrojtjës së vlerave të cënuara humane dhe ndeshkimin e krimit dhe autorëve të krimit-kriminelëve, derisa Komiteti i Nobelit, kororëzon laureatët e Çmimit Nobel për ngritjën e vlerave humane dhe të arriturat unike edhe në fushën e dijes & shkences.

Pse kemi këtë Institucion të Drejtësisë "Speciale" për Kosovën, pse nuk mjaftoj ish Tribunali Nderkombëtarë i Hages për Krimet e Luftës n'ish Jugosllavi ?

E para : Tribunali i Hages për Ish Jugosllavi nuk kishte n'juridiksion të kësaj Gjykate krimet e pretenduara në Kosovë të periudhes së "konfliktit" 1999-2000, dhe një zgjerim i kompetencave të kësaj Gjykate për përiudhën e lartpërmendur, do pushonte arsyet e krijimit të një Gjykate Speciale, çfarë kemi sot.

E dyta : Krimet e pretenduara gjatë kësaj përiudhe nga ana e krerëve të UÇK-së, të specifikuara dhe të spikatura në Rezolutën e Këshillit të Europës, konform Raportit të senatorit zvicerrian, Dick Marty, me titullin : “Kryeministri i Kosovës është udhëheqës i trafikimit me organe njerëzore dhe me armë, i cili ishte kthye në Rezolutë të KE-së ishin kthye në detyrim të një hetimi dhe në një Tribunal i cili do trajtonte ato "krime" të supozuara e t'pretenduara nga raporti n'fjalë !

E treta : Mungesa e një Gjykate vendore e cila do merrej ekskluzivisht me krimet e kryera në Kosovë gjatë kësaj përiudhe 1999-2000, dhe e cila do trajtonte pa-anshëm dhe me kredibilitet të gjitha krimet e kryera të cilat realisht kanë ndodhur në Kosovë dhe 15 fishin e tyre e kishte krye regjimi kriminal dhe gjenocidal i Millosheviqit, kryesisht kundër shqiptarëve t'paarmatosur, civilë ; gra pleqë dhe fëmijë duke mos përjashtuar edhe dhunimet seksuale të rreth 20 mijë grave.

E katerta : Vrasjet politike të bashkpunëtorëve të Presidentit historik Rugova, mbi 100, gjatë dhe pas luftes çlirimtare të viteve 1998-2000 dhe deri në marrjen e pushtetit pas ikjes n'amshim të vetë Presidentit Rugova dhe mos zbardhja e tyre dhe mos ndeshkimi i autorëve të krimeve makabër për motive pushteti, dhe

E pesta : Kapja e Sistemit të Drejtësisë e pushtetëve të ndara me Kushtetutë dhe e vetë shtetit n'maje të kupolles së të cilit kishin arritë urdhërdhënësit, konstruktoret dhe vetë vrasësit katil të atdhetarëve të devotshëm, duke filluar nga njerëz të poltikes, artit ushtarak dhe të mediave, të ekzekutuar pa gjyq, pa hak dhe pas shpinde.

E gjashta : Frikësimi i deshmitarëve, humbja e gjurmëve dhe eleminimi i provave, si dhe vrasja dhe eliminimi i deshmitarëve n'rrethana misterioze, e bënë imediate një Gjykatë me juridiksion të Kosoves por me seli jasht Kosoves dhe prokurorë e gjyqëtarë nderkombëtarë.

Gjykata Speciale e Kosoves, u negociua me BE-në, nuk zbriti prej qielli !

- Gjykata Speciale e Kosoves me seli në Hagë ishte e pashmangshme pas raportit të Dick Martit dhe Rezolutes së KE-së, ngase refuzimi i saj nuk evitonte më formimin e një Tribunali Nderkombëtarë nga ana e KS të OKB-së.

Formimi i kësaj Gjykate, ishte e keqja ma e vogël dhe jo zgjedhje e një të keqëje e cila mund të evitohej, andaj edhe lobimi i vetë krye të akuzuarit Thaqi për amandamentimin e Kushtetutës së Kosoves dhe kalimit në Parlament të kësaj iniciative ishte i natyrshëm dhe i arsyeshëm, ngase tanimë zgjidhja alternative ishte jo vetëm shumë ma e dëmshme por edhe e pashmangshme.

Pretendimet dhe tendenca për zhbërjën e Ligjit nga ana e Parlamentit të Republikës së Kosoves, të Dhomave të Specializuara të Gjykates Speciale, jo vetëm se janë hipokrizi, por janë të destinuara të deshtojnë dhe të mbesin në tentativë.

Pretenduesit e tillë, ose janë injorantë të fushës, ose kanë qellim demtimin e Kosoves dhe konfrontimin me partnerët tanë serioz dhe më vetë Sistemin e Drejtësisë.

Target i kësaj Gjykate të Kosoves janë krimet e pretenduara që derivojnë nga raporti i Dick Martit, dhe gishti drejtohet kah ish Drejtori i Drejtorisë politike pran Shtabit të Rognerit dhe ndaj ish Shefit të një sherbimi klandestin, i vatquajturi SHIK, alias Hashim Thaqi dhe Kadri Veseli & CO.

Gjykata n'fjalë, nuk merret me UÇK-në dhe luftën e popullit të Kosoves për liri dhe pavarësi nga regjimi shtypës dhe kriminal i kaspait të Balkanit, kryekriminelit Millosheviq.

Kauza e drejtë e popullit të Kosoves për Liri & Pavarësi në njërën anë, dhe politika shfarosëse e regjimit kriminal & gjenocidal i Serbisë hegjemoniste, mori vlerësimin adekuat nga mbeshtetja unike e Amerikes n'krye të NATO-së me vendimin e intervenimit ushtarak gjatë fushates së bombardimeve mbi caqet serbe që nga 24 marsi deri me 10 qeshor 1999, kur edhe kapitulimi i Serbisë u bë fakt i kryerë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

- Tendenca e zhbërjes së kësaj Gjykate nga ana e atyre që akuzohen për krimet e pretenduara me çmimin e ndonjë marrveshje të dëmshme për Kosoven, e cila do presupozonte amnestinë e krimeve të shkaktuara nga palet, do pësoj fiasko, ngase e ardhmja e vendit nuk do të ngelet peng i krimeve të pa zbardhura dhe me kriminelet e lirë dhe aq më pak n'pushtet.
Pas luftes sonë të drejtë dhe kauzës së shënjtë për Liri, nuk mund të fshihen individet, dhe aq më pak autoret e krimeve makebre, dhe mbi të gjitha të vrasjeve politike për motive të ulëta pushteti.

Vendi i kriminelëve është prapa grillave, dhe ky është satisfaksion i familjeve të dëmtuara dhe i vetë Republikës së Kosoves, së cilës ata i kushtuan shekullin e jetës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat