Grisësi i marrëveshjes së 5 qershorit Edi Rama, nuk mund ta zhvillojë Shkodrën! - Bota Sot
Grisësi i marrëveshjes së 5 qershorit Edi Rama, nuk mund ta zhvillojë Shkodrën!

Opinione

Grisësi i marrëveshjes së 5 qershorit Edi Rama, nuk mund ta zhvillojë Shkodrën!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 16 korrik 2020 Në ora: 13:08
Ura

Edi Rama, grisësi i marrëveshjes së 5 Qershorit, kërkon të hapë pjesërisht listat dhe të ndalojë koalicionet parazgjedhore për të marrë një mandate të tretë. Edi Rama kërkon në formë kriminale të ndryshojë kushtetutën duke dalë kundër B.E. dhe U.S.A.

Nëse Edi Rama do të ndryshojë Kushtetutën, rrezikohet një izolim i dytë i Shqipërisë. P.D. dhe zoti Lulzim Basha, sëbashku me opozitën po bëjnë përpjekje maksimale për ta penguar këtë “aventurë të re absurde” të Edi Ramës . P.D. vazhdon me shumë sukses propozimet e kandidaturave për në parlament dhe pushteint lokal. Drejtuesit e lartë dhe përfaqësuesit politik të P.D.-së po e bëjnë të qartë opinionit vendas dhe ndërkombëtar“situatën absurde politike” të krijuar nga Edi Rama dhe procesin e propozimit të kandidaturave “një anëtar një votë”.

Në këtë kontekst zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë duhet të jetë pjesë e debatit para-elektoral në shërbim të zhvillimit të qyteteve dhe rajoneve tona.

Politika e zhvillimit ekonomik të Shkodrës në këta 7 vite, ka qenë nën presionin dhe diskriminimin e Rilindjes dhe direkt të Edi Ramës!

Që në fillimet e tija politike në P.S., Edi Rama ka patur qëllim për ta “marrë” Shkodrën, Bashkinë, por së fundi nuk i’a doli as me një narkotrafikant. Qëllimi për të “marrë” Shkodrën dhe për ta zhvilluar ekonomikisht dhe infrastrukturën e saj, Edi Rama donte ta bënte vetëm me “klientët” e tij, për ta blerë votuesin shkodran me paratë e P.P.V.-e dhe narkotrafikut.

Hyrja e Shkodrës.

Hyrja e Shkodrës është shumë e rëndësishme, mbasi e lidh Shkodrën me pjesën tjetër të Shqipërisë dhe Kosovën dhe është “porta veriore” me vendet e Europës  dhe me Malin e Zi.

Sot Shkodra ka një hyrje që kërkon një studim nga specialistët urbanë që mund të fillojë që nga harku i Bërdicës, me katër korsi. Vetëm një qeveri e përgjegjshme me Kryeministër Lulzim Bashën do ta bëjë realitet një projekt të tillë për “Hyrjen e kryeqendrës së Veriut”.

Ura e vjetër e Bahcallekut.

Edi Rama rehabilitoi në vitin 2017, kur mbushi kutitë me vota Urën e vjetër të Bunës, me qëllim për të bërë “Shoë politik” para opinionit publik të Shkodrës. Sëbashku me hyrjen e qytetit të Shkodrës duhet të rehabilitohet edhe Ura e Bahcallekut mbasi ky projekt ka rëndësi urbane, kulturore, ekonomike dhe historike.

Shkodrën do ta zhvillojë vetëm qeveria e PD-së, e Kryeministrit Lulzim Basha.

Image
Ura
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat