Katër ditët e ferrit të Hashim Thaçit

Opinione

Katër ditët e ferrit të Hashim Thaçit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 korrik 2020 Në ora: 16:55
Hashim Thaçi

Për ditën e katërtë vazhdon të merret në pyetje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Hagë, nga Gjykata Speciale të cilën e mbështeti edhe vet.

Si asnjëherë më parë, për katër ditë, mbase edhe më shumë, një i dyshuar merret në pyetje. Nga kjo mund të themi se akuzat kundër Thaçit janë të rënda dhe shumë serioze.

Kujtohet se z. Haradinaj përfundoi intervistimin brenda ditës, dhe krejt pak orë. Nuk besoj se ka prokurorë që ngreh aktakuzë pa pasur fakte të mjaftueshme, sidomos në një rast për krime lufte, që është vepra më e madhe penale në sistemin e drejtësisë.

Duhet theksuar se Thaçi është personazhi kryesor në aktakuzën e Dick Martit, mbi të cilat akuza edhe është ngritur Gjykata Speciale.

Kjo Gjykata është ngritur si pasojë që drejtësia në Kosovë s’ka pasur mundësi duke qenë nën diktaktin e  politikës të ushtrojë punën e saj, për të hetuar edhe “të fortit”.

Gjykata Speciale, e cila si hije e ka ndjekur pas Thaçin, mund të jetë fundi politik i njeriut që në pushtet është që nga vitit 2007.

Nuk është për tu befasuar se Dosja ndaj Thaçi është kaq e madhe, duke qenë se shumë njerëz pas lufte janë vrarë, e të cilët kanë qenë kundërshtar politikë të presidentit të sotëm.

Edhe raporti i KFOR-it amerikan në 2004 konfirmon se vrasjet kanë lidhje me njerëz të PDK, konkretisht Thaçi dhe Veselin.

Ka pasur shumë shërbime të huaja këtu, e të cilat dinë saktësisht për të gjitha që kanë ndodhur.

Nëse këto vrasje konfirmohen se janë bërë më dijeninë e Thaçit, atëherë ky njeri do të futet në faqe të zezë të historisë.

Gjykata Speciale, pritët të jetë fytyra e vërtetë e Hashim Thaçit. Ferri për Thaçi vetëm sa ka nisur…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat