Kryeministri i parë shqiptar dhe pompoziteti i stërtepruar i BDI-së lidhur me të

Opinione

Kryeministri i parë shqiptar dhe pompoziteti i stërtepruar i BDI-së lidhur me të

Nga: Ejup Berisha Më: 24 korrik 2020 Në ora: 16:40
Ejup Berisha

Kryeministri i parë shqiptar nuk është shpikje e rrallë apo dhe epokale e Bashkimit Demokratik për Integrim BDI, e cila ka kohë që mburret me të madhe me këtë ide të propozuar nga ana e saj në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të javës së shkuar këtu në RMV. Kryeministri i parë shqiptarë është një fakt apo dhe tregues real se shqiptarët që jetojnë këtu në RMV asnjëher nuk kanë pasur një Kryeministër shqiptar dhe atë as gjatë periudhës komuniste moniste por as gjatë periudhës demokratike pluraliste. Këtë ide ka mundur ta inicojnë edhe subjektet e tjera shqiptare pjesmarrëse në zgjedhje dhe e njejta gjë nuk do të kishte nevojë që të prezentohej dhe afirmohej me kaq pomozitet të stërtepruar mediatik siç po mundohet ta prezentoj të njëjtën ide apo qështje BDI.

Unë nuk besoj se as Ameriko Vespuçi është mburrur aq shumë me zbulimin e kontinentit të Amerikës sa po lëvdrohet dhe po mburret BDI me idenë e Kryeministrit shqiptar. Kësaj deri sa nuk realzohet i thonë Tigani në zjarr e peshku akoma në detë. Mirëpo me BDI-në ne këtu u mësuam më apo jemi mësuar me stilin e saj që bubrrecin ta bëj përher Elefant. Kjo sjellje e tyre daton qysh nga koha e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Kështuqë nga ky subjekt politik edhe për qështje tjera politike ajo nuk e ka kursyer e as nuk e kursen aspak pompozitetin e stërtepruar. Për të qenë më bindëse dhe më e besueshme një qështje siç është edhe ideja për Kryeministrin shqiptar për të duhet të flasin të arriturat dhe rezultatet konkrete e jo fjalët. Sa i përket zbatimit të marrëveshjes së Ohrit ne prap nga BDI kemi më shumë fjalë sesa vepra reale dhe konkrete.

Një njeri apo dhe një subjekt politik që lëvdrohet shumë atëher është e kuptueshme dhe e logjikshme që të njëjtët nuk kanë kohë që të angazhohen më shumë që të punojnë diçka. E neve këtu si shqiptarë na duhen më shumë veprat sesa fjalët e subjekteve politike. Ndërsa ne nga BDI ka kohë që kemi më shumë fjalë sesa vepra. Ideja për Kryeministrin e parë është dëshirë dhe ambicje e kahmotshme e çdo shqiptari që jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut e jo ide ekskluzive dhe unikate e BDI-së Por për dallim prej BDI-së të gjithë janë realist se e njëjta nuk mund të realizohet aq leht ashtu siç e ka bërë të thjeshtë BDI realizimin e një ideje të tillë. Për të pasur Kryeministër të parë shqiptar duhet të sigurohet vullnet politik për ta përkrahur edhe deputetët e partive të tjera politike që do të jenë pjesë përbërëse e legjislaturës së re apo duhet të sigurohen votat e nevojshme.

Ne si shqiptar vërtetë kemi fituar shumë deputet në zgjedhjet e fundit të parakoshme parlamentare 32 por ky numër i deputetëve shqiptar nuk mund ta votoj kandidatin për Kryeministër shqiptar e me këtë as kabinetin e tij e as programin e Kryeministrit shqiptar për qeverisjen e re. Se cila është formula fatlume e BDI-së për ti siguruar përkrahje Kryeministrit të parë shqiptar me minimum 61 vota këtu në RMV ne nuk e dimë por as ky subjekt politik deri tani nuk ëshë i vullnetshëm e as në gjendje që të na e shpjegoj këtë gjë.Përpos që nga BDI dinë vetëmse të përsërisin qëndrimin e tyre se ka ardhur koha për Kryeministrin e parë shqiptar Pse jo. Mirëpo kryeministri shqiptar nuk mund të jetë vetëmse dëshirë e kotë por duhet të shëndrrohet në realitet. Unë tua themë të vërtetën dua të bëhem President shteti por për ta realizuar këtë deshirë,ide apo dhe ambicje timen më duhen shumë tepër vota të qytetarëve zgjedhës disa qindra mija vota pra që të mund ti fitoj zgjedhjet Presidenciale këtu në RMV. Pra unë duhet të prezentohem në zgjedhje, të më përkrahin numër i konsiderueshëm i qytetarëve të RMV-së me të drejtë vote në zgjedhje dhe KSHZ në fund të aktiviteteve zgjedhore ti kumtoj rezultatet e votave që i kamë fituar në rrethin e parë dhe në të dytin të zgjedhjeve dhe të më shpall fitues të zgjedhjeve Presidenciale. Dhe derisa unë nuk paraqes kandidaturë për President Republike nuk bëhem kandidat për President të mundëshëm shteti e nuk paraqitem në garë dhe nuk votohem duke e marrë numrin e nevojshëm të votave për ti fituar zgjedhjet Presidenciale atëher unë nuk mundem me pompozitet të stërtepruar të deklaroj se do të bëhem President Republike.

Kur jemi te pomoziteti i BDI-së ajo këtë e ka manifestuar edhe gjatë zgjedhjes së Kryeparlamentarit të parë shqiptar. Apo gjatë zgjedhjes së Talat Xhaferit të cilin po mundohen ta prezentojnë si Kryeparlamentarin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë e që në të vërtetë nuk është i tillë. E vërteta për Talat Xhaferin si kryetar Parlamenti është se ai është Kryeparlamentari i dytë shqiptar në Republikën e Maqedonisë sepse Kryeparlamentar i parë ka qenë Vullnet Starova. Starova Kryetar i Parlamentit të ish Republikës Socialiste të Maqedonisë është zgjedhur në vitin 1986 dhe në këtë post i njëjti ka qëndruar deri në vitin 1991. Kur jemi te pompoziteti dhe lavdatat e BDI-së sipas tyre me Kryeparlamentarin shqiptar e sipas të gjithë neve me Kryeparlamentarin e dytë a mund që ky subjekt politik të na tregon se cilat ishin punët dhe të arriturat e Talat Xhaferit në favorin dhe në levërdinë e shqiptarëve gjatë tre viteve të ushtrimit të postit të Kryeparlamentarit nga ana e Talat Xhaferit. Unë nuk di ndonjë rezultat apo ndonjë të arritur të tillë por as BDI nuk ka numruar ndonjë të tillë. Kur jemi te Kryeministri i parë shqiptar apo më konkretisht te Naser Ziberi atëher nëse BDI arrin që të njëjtin ta kurorzojë me postin e të parit të Qeverisë atëher unë atë e porosis që si Kryeministër ta luaj rrolin e reformatorit në skenën politike të vendit apo të jetë e kundërta e qëndrimit dhe të krijimit të raporteve me qytatarët shqiptar.

Pra Z.Naser qëndro më afër qytatarëve dhe si Kryeministër i parë vërtetë kontribuo që të realizohen kërkesat dhe nevojat e tyre sepse në BDI mbanin llogari vetëmse për antarët dhe simpatizantët e tyre ndërsa ne të tjerët ishim të parëndësishëm për BDI-në apo për të ne ishim qytetarë të dorës së dytë. I nderuar Z.Naser nëse bëhesh Kryeministri i parë shqiptar bëj vepra dhe punë të vlefshme dhe të mira që të flasin e tërë shqiptaria për të mirë e jo për ty të flet vetëmse kronologjia për të keq. Unë kamë bindje pozitive dhe besim të plotë në aftësitë e tua intelektuale morale dhe njerëzore por nëse bie nën ndikimin e Partisë atëher do të minimizohet pozicioni dhe roli yt si Kryeministër Z Naser.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat