Sovraniteti i shtetit dhe ushtrimi i funksionit publik

Opinione

Sovraniteti i shtetit dhe ushtrimi i funksionit publik

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 10 gusht 2020 Në ora: 21:56
Mr. Sc Shpend Salihu

Sovraniteti i shtetit është forma e ushtrimit faktik dhe juridiko-politik të shtetit. Përkufizimi i këtij nocioni nënkupton shkallën e autonomisë politike, të organeve dhe institucioneve legjitime të pushtetit shtetëror që të marrin vendime, rekomandime, instrukcione dhe udhëzime për veprimin strategjik të zhvillimit të proceseve në shtet. Sovraniteti u cenua me hyjen e paligjshme, të dy xhandarëve Serbë në Kosovë me çfarë komandanti i njësis policore të doganës dhe shefi i doganës, është dashtë në mënyrë urgjente të japin dorëheqje e njëkohësisht të jepen veprime shtesë operative që të parandalohen veprimet e tilla të paligjshme në të ardhmen, sepse nuk është hera e parë që shkelet kufiri i Republikës, e po të kishte moral dhe etik politik siç kemi në shtetet me demokraci të avancuar parlamentare, edhe drejtori i Policisë si dhe Ministri i MPB—së do duhej të jepnin dorëheqje. Cenimi i sovranitetit është bërë më shumë me pregaditjen e aktakuzës ndaj Presidentit të Shtetit zt. Hashim Thaqi sepse si Kryetar Shteti dhe komandant i FAK, ai së bashku me Këshillin e Sigurisë Kombëtare është garancë e unitetit politik në shtet dhe i mbrojtjes e afirmimit të tërësis territoriale të shtetit, dhe njeriu i cili përkujdeset për ligjshmërin në shtet, sepse ligjet pas procedurës parlamentare të ratifikimit parlamentar kalojnë në duar të tij për dekretim, e si bartës i pushtetit shtetëror ai është faktor i mbajtjes së ekuilibrit parlamentar dhe politik, dhe njeri që dekreton përfaqësues të jashtëm në korrin diplomatik, si dhe gjithashtu është përgjegjësi kryesor të cilit i jep llogari drejtori i shërbimit sekret AKI, për çdo formë të rrezikimit dhe çrregullimit të sigurisë nacionale në shtet. Aktet e Kushtetutshmërisë dhe Ligjshmërisë definojnë aktin e sovrnaitetit të shtetit me të cilin mbrohet integriteti territorial në koordinim me zingjirin komandues të forcave të KFOR, si dhe me aktet institucionale të organeve dhe agjencioneve të zbatimit të ligjit. Është mëse evidente se garanca e ekuilibrit të sovranitetit të shtetit, dhe balancës parlamentare e politike, që koordinon veprimet dhe në bazë të normimit Kushtetues vepron është Presidenti, edhe pse demokracia e Kosovës është demokraci parlamentare, ekzekutivi e ushtron vullnetin e sovranit përmes parlamentit, por balancën dhe fuqizimin e rolit të sovranit e bart Presidenti, që dekreton Drejtorin e Policisë, Gjyqtarët dhe Prokurorët si dhe Komandantin e FAK, dhe udhëheq me këshillin e sigurisë kombëtare, andaj është bartësi kryesor i funksionit publik në shtet, aq më tepër që Presidenti e propozon dhe dekreton edhe mandatarin pas një procedure të ligjshme parlamentare dhe ka të drejtë të shpërbëj parlamentin.

Pamvarësisht demokracisë parlamentare të Kosovës, kompetencat dhe mandati i Presidentit me Kushtetutë të Republikës gradualisht e bëjnë sistemin politik në Kosovë, një model të sistemit gjysëm Presidencial, dhe gradualisht po shkohet kah modeli i SHBA check and balance, e kjo mund të arrihet me disa amendamentime shtesë, kushtetuese dhe me nxjerrjen e ligjit për administratë gjyqësore, me çfarë defiitivisht Gjyqësori do kishte autonomin e plotë. Gabimi i parlamentit të Republikës në rastin e Presidentit, ishte se është dashtë të kërkohet nga tribunali për krime të pas luftës në Kosovë, që të verifikojë drejtë çfarëdo implikimi të mundshëm të Presidentit, e jo të bej teatër me Presidentin e një shteti sovran, sepse legjitimiteti i shtetit dhe funksionimi elokuent demokratik është në pyetje, andaj është obligim i institucioneve legale të pushtetit të mbrohet institucioni i Presidentit dhe vlerat e luftës. Kërkoj nga Parlamenti i Republikës që urgjentisht të kërkoj nga tribunali që mos të nëpërkëmbën pa bazë ligjore, vlerat e luftës, dhe mos të zvarritet pambarimisht procedura ndaj Presidentit, sepse është në pyetje sovraniteti i Republikës dhe uniteti parlamentar, andaj në këtë drejtim duhet urgjentisht koncensuz i tërë spektrit parlamentar, për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe bartësve të funksioneve publike e shtetërore sepse me këtë mbrohet sovraniteti shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat