Kjo është Amerika!

Opinione

Kjo është Amerika!

Nga: Petrit Dibrani Më: 4 shtator 2020 Në ora: 22:26
Petrit Dibrani

Për ju, parashikues dhe zbulues të shumë marrëveshjeve të dëmshme, për dhe rreth Republikës së Kosovës.

Amerika dinë edhe kështu....

E fillon me Presidentin, z. Donald Trump dhe do e përfundoj, me Presidentin e ardhshëm z. Joseph Robinette Biden, marrëveshjen zyrtare në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë...!

Ne, si opinionistë duhet fillimishtë ta dimë se në diplomaci, jo secila shkronjë gjatë bisedimeve duhet të bëhet publike, përndryshe atëher nuk quhet diplomaci.

Të kritikojmë, zyrtarët shtetëror amerikanë, duke e ditur fare mirë, se Republika e Kosovës është krijesë Amerikane thënë troç. Kësaj qasje, s’mund ti themi diplomaci.

Si duket është krijuar, ajo ndjenja që vetëm të kritikojmë dhe asgjë të mos veprojmë, të parashikojmë duke menduar se po zbulojmë dhe të analizojmë, pa e ditur se s’po veprojmë!

T’ia kthejmë shpinën mikut, s’ka qenë dhe nuk është në traditën tonë shqiptare!

Inteligjenti i zgjidhë problemet.

I menquri i shmang.

Budallai i krijon.

..... duhet të ketë një arsye, përse bota është e mbushur me probleme.

Albert Einstein

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat