A po rrezikohet veriu i Kosovës me ndërrimin e drejtimit të linjave hekurudhore, nga Leshak-Mitrovicë-Hani i Elezit më linjat, Nish-Merdare- Prishtinë?!

Opinione

A po rrezikohet veriu i Kosovës me ndërrimin e drejtimit të linjave hekurudhore, nga Leshak-Mitrovicë-Hani i Elezit më linjat, Nish-Merdare- Prishtinë?!

Nga: Hafiz Shala Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:03
Hafiz Shala

Autostradat e paqes, unë po e shtojë edhe ato hekurudhës e paqes, për mendimin tim në vete përmbajnë rrezikun e ndarjës së veriut të Mitrovicës.

Pse u hoq dorë nga linja kryesore hekurudhore Leshak-Hani i Elezit nepër Fushë Kosovë e cilat datpjnë që nga shekulli 18, e cila ka qenë linjë ndërkombëtare hekurudhore që e ka lidhë Evropën veriore e veripërendimore me Ballkanin jugor.

Trenat ndërkombëtar të udhëtarve kanë qarkullue nga Parisi për në Athinë përmes, Leshakut, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Hanit të Elezit deri në Shkup dhë Athinë. Gjithashtu, edhe trenat ndërkombëtar transportues dukeinkorporuar vagona të mbushur nga zonat industriale të Kosovës.

Duhet t’i shtrohet pyetje konkrete zotit Grenell dhë grupit të ekspërtëve që e shoqërojnë së, cila është arësye ekonomike për ndërrimin e lnjave kur dihet së pjesa ma e madhe industriale e athershme por, besojmë edhe në të ardhmën, gravitojnë në pjesën e linjave ndërkombëtare për transportin e udhëtarve dhë të mallrave.

A mos, prapa kësajë, fshihet ajo që, ende nuk e kemi të kjartë dhë nuk jemi të sigurte së, hartat dhë thikat janë eliminue përgjithmonë.

Dukët si kontraverze më atë që ka deklarue zoti Grenell së, në Uashington, nuk ka parë as thika e as harta e, që pastaj, pas deklaratave të ish Këshilltarit për Siguri Kombëtare zotit Bollton, kanë qenë tema të hapura nga të dy presidentët, Thaqi -Vuqiq më involvimin e Ramës.

Në të vërtetë, ky i fundit është edhe bashkëiniciatori i cili në Nish në vitin 2016 u dakorduan për këtë ide.

Nga droja e mashtrimeve politike të cilat, gjithmonë nuk janë të pamundura, është edhe droja së, pse trenat nga Leshaku që qarkullojnë deri në Zveqan e jo deri në Mitrivicën e jugut dhë, në favor të krejtë kësajë zavërzllame, është i kalkuluar veriu, për të cilin, do të na ofrojnë njohje të reja, ndihma ekonomike, qoftë edhe, bashkimin më Shqipërinë pa e brengosur shumë Serbinë, nese ajo ja arrinë që kishat orthodojse serbe, ti shëndërrojë në eksteritorialitet si pronë e Serbisë. Qka ka ma keq së kjo që mund ‘i ndodhë Kosovës.

Une e kamë dronë së, përmes marrëveshjeve ekonomike, zoti Grenell, po mundohet t’i zgjedhë edhe ato politike por, që është gabim sepse, Kosova dhë Serbia, nuk janë të barabarta në tavolinën e bisedimeve.

Kushti kryedor për t’i vazhduar bisedimet për t’i pëfunduar më sukses, është, njohja reciproke.

Prandaj, qdo tentim humbje kohe e mashtrim të opinionit, shumë shpejtë do të dalin në sipëfaqe.

Kryeministri, për të qenë i sinqertë dhë i kjartë para popullit, duhet ti kërkojë zotit Grenell më ekipin sqarim qé, të hiqet dorë nga drejtimi i linjës hekurudhore, Nish-Prishtinë dhë të vazhdojë më lnjën Leshak-Fushë Kosovë.

Nese zoti Grenell e kalonë këtë “test “politik ma shumë së ekonomik, athere, dyshimët mundë të zvoglohën por, jo edhe totalishtë të eliminohen.

Une do të ju rekomandoja, opozitës dhë Shoqërisë civile që kjo temë më interes politik nacional, ma shumë së ekonomik në ketë rast, ti shtrohet në menyrë shumë serioze dhë të hiqët dorë nga kjo.

Përndryshe, dilemat më shkas, do të jenë prezente në pakufijë, ndërsa, marrëveshje të qëndrueshme e të suksesshme, nuk do të ketë.

Hafiz Shala

New York

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat