Shtypi në Serbi, përditë jep lajmin sikur e ka tërë botën në 'dorën e vet'!

Opinione

Shtypi në Serbi, përditë jep lajmin sikur e ka tërë botën në 'dorën e vet'!

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 shtator 2020 Në ora: 18:35
Skënder Karaçica

Duke i sublimuar ngjarjen (politike)pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi dhe rënja nga pushteti e partisë së autokratit tridhjetë vjeçar Milo Gjukanoviq dhe ardhja në pushtet e një subjekti nga këndi i rrugës,,Crno na Bjelo,,(URA)e të riut shqiptar nga Ulqini,Dritan Abazoviq,shtypi në Serbi shkon tutje duke shtruar pyetjen provokative(nacionaliste)e kishte për ,,aromën e butë,,(sic!)se a mundet Serbia,një ditë,(lexo:e ka fjalën për Kosovën e humbur,-nënvizimi im)të ketë (lexo:Dritan Abazoviq(të vetin një shqiptar nga Kosova...?!

Ka harruar Serbia dhe bulevardi nacionalist në Beograd se qysh nga  viti (1844-1999)më nuk ka (Dritan alias dorë e zgjatur për Serbinë)të gjithë kanë vdekur,atëherë kur populli shqiptar dhe Kosova u ndanë me Serbinë njëherë e përgjithmonë(!).

***

Kush janë 12 deputetët (sh)qiptarë në parlamentin  në Tiranë që e ndërruan përkatësinë kombëtare(shqiptare)dhe e morën përkatësinë (helene)të Greqisë...(?!)

Prej kohës kur Shqipëria nga sistemi komunist i Enver Hoxhës kaloi në ,,orbitën e demokracisë,,(sic!)ka marrë tjetër kahje dhe është bërë ,,lajtari,,më i dobët në fushën e vlerave të demokracisë dhe të kaheve të zhvillimit të vendit,ndonëse tërë korpusi politik(pozitë-opozitë)janë të përqarë dhe në këto vite nuk ka kush që i bënë bashkë tre shqiptarë në bulevardet e kryeqytetit në Tiranë(referencë shkencore e Faik Konicës)!

E gjithë kjo traumë ,,pluraliste,,në Shqipëri ka shkuar aq larg saqë  shqiptarët janë bërë pesimistë për të ardhmen e vendit,kur e kur nuk kanë të  ndalur migrimet jashtë Shqipërisë të brezit të ri shqiptar dhe të shkolluar në vednet e BE-së dhe SHBA.

Kolovajza e përqarjeve politike ka ndikuar që 12 deputetë(sh)qiptarë të parlamentit e të zgjedhur me votën e lirë të popullit shqiptar si sovran i aktit më sublim të votës së lirë për institucionet e shtetit,tashti kanë dalur mbi sipërfaqe dhe para syve të shqiptarëve loja e djallit,ku,përmes propagandës dhe duke ecur në tokën shqiptare të njeriut të veshur në të zeza dhe me kryqin e tij (anti-Zot)të Janullatos ka bërë që 12 deputetët(sh)qiptarë të parlamentit (Kuvendi i Shqipërisë)të ndërrojnë përkatësinë kombëtare(shqiptare)për të marrë përkatësinë (helene)të Greqisë(sic!).

Kujt i shërbejnë kjo,pse partitë politike (deputetë të pozitës dhe opozitës)bashkë me kreun  e shtetit Ilir Meta dhe Edi Rama nuk e thanë asnjë fjalë para opinionit shqiptar për skandalin kundër Shqipërisë me skenarin e errët të kolovajzës politike që po kurdiset në qarqet në Athinë(?!).Kjo lojë e djallit ka për qëllim që,në Shqipëri të krijohet ndonjë ,,Republikë Helene,,në modelin e ,,Srbska Republika ,në BeH me ndonjë Dodik të veshur me kostumin ,,kombëtar,,helen në Shqipëri(sic!).

Për 12 deputetët (sh)qiptarë të Kuvendit të Shqipërisë që ia kthyen shpinën dhe e keqpërdorën votën e lirë të sovranit,u bëjmë thirrje që të tubohen para institucionit ligjvënës në Tiranë dhe të kërkojnë  kthimin e votës dhe,si thuhet me gjuhën demokratike të prishet kontrata për votën e lirë dhe këta 12 deputetë të shpallën non-grata në jetën parlamentare në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat