Kosova e korruptoi edhe Gjykatën Speciale

Opinione

Kosova e korruptoi edhe Gjykatën Speciale

Nga: Kimete Berisha Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:42
Kimete Berisha

Gjykata Speciale sot është turpi i botës.
Është 'varri i hapur' për dëshmitarët.

AKI dhe Policia e Kosovës nuk janë në gjendje ta gjejnë 'postierin' që me paketa rregullisht dhe me paralajmërim çon pako me 'ndihma' te veteranët.

Veteranët do të mund të heshtnin, t'i dorëzonin ato 'ndihma' në polici, por po i lexojnë dosjet, po marrin shënime e pastaj po dalin në konferenca e po i tregojnë popullit se kush janë 'dëshmitarët'.

Prej se ka mbaruar lufta e deri më sot, s'ka sistem ndërkombëtar të drejtësisë që nuk e kanë koruptuar shqiptarët.

I kanë vjedhur dëshmitë e krimeve në stacionin e policisë, ndërsy të kamerave, jo po ta bëjnë hesap Gjykatën Speciale dhe punonjësit atje që tregtojnë me vdekje.

Gjykata Speciale e ka humbur seriozitetin dhe kredibilitetin në çastin që nuk e ka parë elefantin në dhomën e vetë, kurse pretendon që të gjejë të zhdukurit dhe vrasësit shqiptarë.

Është mirë që për këtë skandal të dal para një Drejtëse ndërkombëtare vetë Gjykata Speciale.

E bashkë me të edhe Drejtori i AKI dhe i Policisë së Kosovës, i cili shkon natën me hellanka me rrëzu taraba në Karaçevë, e nuk është në gjendje ta zë postierin që çon 'ndihma' te veteranët dhe luan me jetët e njerëzve.

P.S. Pra, shqiptarët janë të fortë. Më të fortë se Gjykata Speciale, të cilën e zhveshën dhe e bën përrallë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat