Në dritën e takimit në Washington, Vuçiq-Hoti në praninë e presidentit Donald Tramp

Opinione

Në dritën e takimit në Washington, Vuçiq-Hoti në praninë e presidentit Donald Tramp

Nga: Skënder Karaçica Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:25
Skënder Karaçica

Pse po faktorizohet kaq shumë Serbia? Pse në Beograd do të hapet Zyra Amerikane Ndërkombëtare që do të koordinoj kahet e zhvillimit të korporatave (DFC)? Çfarë ,,simbolike e paqes,, është rindërtimi i ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe të Ministrisë së Mbrojtës e dëmtuar nga sulmet e Aleancës Ushtarake NATO, që, si dihet prej këtu bëheshin skenarët e logjistikës vrastare ndaj popujve jo serb?.

Daçiq si pjesë e shtabit të S.Millosheviq dhe të skenarëve vrastar të Serbisë ndaj ish-republikave të Jugosllavisë dhe të gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, Aleancën Ushtarake NATO ende pa u larguar delegacioni amerikanë të prirë nga Richard Grenell nga Beogradi, ai nuk ngurroi që të thotë fjalën ,,diplomatike,, se ishte agresore (!).

Në marrëveshjen në Washington u hoq pika 10 ku flitej për njohjen e ndërsjellë Serbi-Kosovë(siç!).Për tërë atmosferën e takimit shumëpalësh në Washington, Serbia po feston fitoren e madhe historike, ku, sipas propagandës ata këtë fitore po i bëjnë duartrokitje në shenjë të 140-vjetorit të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve Serbi-Amerikë.

Richard Grenell dhe as Washingtoni zyrtar kurrë nuk do të mund të ,,disiplinojnë,, Serbinë fashiste kur është në pyetje programi i saj kundër popullit shqiptar dhe Kosovës, përmes miteve të gënjeshtrës patriotike sipas (babait të kombit serb)Dobrica Qosiq(!).

Shqiptarët dhe Kosova (1999) janë ndarë njëherë e përgjithmonë me Serbinë, që në asnjë rrethanë politike dhe me (ligjet diskriminuese) të kohës nuk e kanë njohur Serbinë e as Jugosllavinë për shtet të vetin(!).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat