Donald Trump, Liqeni i Ujmanit dhe Grenlanda

Opinione

Donald Trump, Liqeni i Ujmanit dhe Grenlanda

Nga: Rexhep Torte Më: 27 shtator 2020 Në ora: 08:06
Rexhep Torte

Emërtimi i Liqenit të Ujmanit nuk duhet ndryshuar, ta presim fundin e dialogut Kosovë-Serbi, dhe nëse dialogu pëfundon me njohje të ndërsjellë dhe pa u cënuar integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës, atëherë duhet menduar që ndonjë rrugë apo shesh të emërtohet Donald Trump.

O Avdullah Hoti, venia gishtin kokës e mos ia fut kot, mos thuaj hopa pa e kapërcyer hendekun.

Vendosja nga SHBA e Zyrës së DFC- e Korporatës Ndëkombëtare e Financave dhe Zhvillimit të SHBA-ve në vend në Prishtinë në Beograd, edhe pse shqiptarët janë miliona herë më besnikë dhe më të sinqertë se serbët, është një sinjal ogurzi për Kosovën dhe shqiptarët.

Prof. Alon Ben Meir, eksperti amerikan për Ballkanin , më datë 25 shtator 2020, deklaroi se , “Avdullah Hoti i manipuluar, ose ta ndryshojë vendimin për riemërimin e Liqenit të Ujmanit në Liqen i Presidentit Donld Trump, propozim i Richard Grenellit, emisarit të Presidentit Donald Trump, më datë 4 shtator 2020 gjatë nënshkrimitt të Marrëveshjes në Uashington për normalizimin e marëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, ose të jep dorëheqje, sepse ky vendim i gabuar e poshtëron shtetin e Kosovës”.

Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës, lidhur me riemërimin e Liqenit të Ujmanit në Liqen i Presidentit Donakd Trump, deklaroi se,” një gjë e tillë është e mirë dhe se shpreh traditën dhe kulturën”.

Mendimi ynë është se, një propozim i këtillë i emisarit Richard Grenell nuk duhet pëkrahur symbyllazi, me shpejtësi dhe pa u menduar mirë, sepse mund të ketë të drejtë profesori Alon Ben Meir.

Të përkujtojmë se Presidenti Donald Trump ka shpirt bizmesmeni, dhe se para dy vitesh u përpoq që ta blejë ishullin Grenlanda, për çka u refuzua kategorikisht nga Qeveria e Danimarkës.

Ishulli Grenlanda “Vendi i Gjelbërt” është Krahinë vetëqeverisëse e Danimarkës. Ky ishull më i madhi në botë, ¾ e të cilit janë të mbuluara me akull të përhershëm, supozohet se është i pasur me pasuri të mëdha nëntokësore.

Ishulli Grenlanda ndodhet ndërmjet Oqenit Arktik dhe Oqeanit Atllantik., në lindje të Arqipellagut Arktik të Kanadasë.

Ishulli Grenlanda ka një sipëfaqe prej 2 milion e 166 mijë e 086 kilomatra katrorë dhe 56 mijë e 480 banorë.

E tërë kjo tregon për naivitetin dhe paaftësinë e delegacionit të Kosovës ne dialogun Kosovë-Serbi, dhe se a është në gjendje që kjo përbërje e delegacionit të pëballet me sfidat e rrezikshme që e presin këtë dialog në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat