Ç’bënë tanët dhe ç’thotë Lajçak!

Opinione

Ç’bënë tanët dhe ç’thotë Lajçak!

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 17 tetor 2020 Në ora: 18:53
Miroslav Lajçak

E zeza gjithmonë po vjenë nga kasta e jonë politike që ishin dhe janë gjerë më tani skajshmërisht të pandërgjegjshëm me obligimet për shtetin e Kosovës. Kuptohet, nuk pritet asgjë nga ata njerëz, që vijnë nga ato vende që janë aleatë me Serbinë, dhe që nuk e kanë njohur gjerë më tani Republikën e Kosovës, siç është emisionari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Po siç thotë populli “nëse me dorë tënde vret vetëvehten” këtë e dëshirojnë armiqtë, e nuk mund të ndihmojnë as miqtë.

Emisionari i BE-së në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi, në mes tjerash tha, kujdesë nënshkrimeve që bëhën me ndërmjetësimin e palës së tretë, në këtë rast të BE-së, në mes jush, pra Kosovë-Serbi meqë ato nënshkrime janë obliguese për dyja palët, ndërsa në Beograd tha se, Kosova duhet të ndërrojë Kushtetutën që të zbatohet më mirë asociacioni i komunave serbe.

Edhe se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhë poshtë marrëveshjen me kompetenca ekzekutive për asociacionin e komunave serbe, Lajçak tha se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë obliguese.

Nga kjo u pa edhe në opinion se lakejt tanë (kasta politike e gjerëtanishme e Kosovës) për t’i realizuar interesat personale dhe grupore, dhe për të qenë të dëgjuar te ndërkombëtarët në mënyrë që të jenë sa më gjatë në pushtet, damtuan shtetin e Kosovës me asociacionin e komunave serbe duke nënshkruar dokumentin për asociacion në vitin 2013 dhe në vitin 2015 që ju jep komunave serbe në Kosovë kompetenca ekzekutive, thjeshtë që krijon një minishtet serb që menagjohet direkt nga Serbia për destabilizimin e shtetit të Kosovës, brenda Kosovës, për t’i treuar opinionit ndërkombëtar se Kosova është e paaftë të mbaj vehëten si shtet.

Prandaj mund të thuhet me të drejtë, siç thotë populli, me nënshkrimet që bën kjo klasë politike qe 20 vite, në veçanti për asociacionin e komunave serbe, “me dorë të vetë po vret vehëten”, po vret shtetin e Kosovës, po vret të ardhëmen e gjeneratave që do të vijnë pas nesh.

Uroj të vije një klasë politike më e ndërgjegjshme ndoshta mund të mdërrojnë për të mirë shtetin e Kosovës meqë është futur thellë në batak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat