Prof. Ramadan Musliu ishte kontribues i madh i kulturës shqiptare

Opinione

Prof. Ramadan Musliu ishte kontribues i madh i kulturës shqiptare

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 24 tetor 2020 Në ora: 16:14
Prof. Ramadan Musliu

Ramadan Musliu u lind në fshatin Beguncë të komunës së Vitisë, ai, ishte kontribues i madh i kulturës shqiptare, dha shumë, posaçërisht, në fushën e krijimtarisë dhe në fusha tjera të kulturës shqiptare. Ramadan Musliu-Dani pasi mbaroi në Fakultetin Filozofik Gjuhën dhe letërësinë shqipe , ai fillimisht punoi në Qendrën Shkollore atëherë të ashtquajtur „Boro e Ramizi“ në Viti, pastaj punoi gjatë viteve 1981-1993 gazetar i kulturës në gazetën "Rilindja" në Prishtinë si dhe anëtar i redakësisë i revistës dyjavore "Fjala“ në Prishtinë.

Me pushtimin e të gjtha institucioneve të Kosovës nga okupatori serb, Ramadan Musliu dha kontribut edhe në aktivitete politike, ku unë po rrëfej rastin e formimit të Degës së LDK-së në Viti të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës, e cila sot mbanë emrin „Gursel e Bajram Sylejmani“, ku pati mjaft shumë diskutime nga delegatët të cilët ishin ndërprerë në punimet e tyre në Kuvend disa herë nga policia serbe. Mbledhjen në këtë Kuvend e udhëhoqi Ramadan Musliu, të cilin për një çast e morën policia serbe, delegatët të paluhatur vazhduan punimet derisa sërish u kthye Ramadan Musliu, ku, prapë udhëhoqi punimet. Ramadan Musliu-Dani nga organet e këtij Kuvendi përmes kryesisë u zgjodh kryetar i parë në themelimin e LDK-së në Viti.

Dani gjatë viteve 1993-2004 punoi si redaktor i kulturës, pastaj edhe si drejtues i të përjavshmes "Rilindja“, botimi i Tiranës, gjithashtu gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtëpinë botuese "Eurolinda“. Në periudhën gjatë viteve 2004-2007 Dani ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ramadan Musliu ishte botues i shumë librave kryesisht të fushës krijuese, që unë po përmendi vetëm disa nga librat e tij: „Estetika e dallueshme“, Prishtinë; „Ekskurs në letërsinë për fëmijë“, Shkup; „Konfiguracioni narrativ“, Tiranë; „Vetëripërtritja totalitarizmit“, Tiranë; „Pasqyra e të rrëfyerit“, Prishtinë; e shumë vepra të tjera. Ramadan Musliu ishte recensent i shumë librave, kryesisht të fushës së krijimtarisë, po edhe në fusha tjera të kulturës shqiptare. Mungesa e tij gjithmonë do të jetë një zbraztësi e kulturës shqiptare, ai do të jetë i paharruar për kontributin e madh dhënë kulturës shqiptare.

Qoftë i paharruar kujtimi për Danin, pushoft i qetë në dritën e pashterrshme në amshim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat