Lajthitja mesjetare franceze, legjislacioni ndërkombëtar mbi fyerjen dhe gjuhën e urrejtjes  

Opinione

Lajthitja mesjetare franceze, legjislacioni ndërkombëtar mbi fyerjen dhe gjuhën e urrejtjes  

Nga: Alpin Ollogu Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:18
Alpin Ollogu

Një pjesë jo e vogël e shoqërisë franceze, qeverisë së saj, veçanërisht presidenti z.Makron dhe politikanë të ekstremit të djathtë perëndimor, ksenofobik, antiislam, përhapësit të karikaturave ofenduese ndaj me të dashurës figurë të muslimanëve në botë, Muhamedit a,s, mund tju konstatohet me plotë të drejtë, se të gjithë këta, në këtë çështje, qëndrojnë në lajthitje të plotë psikike dhe ligjore. 

Lajthitja mesjetare mbi përceptimin e figurës së Muhamedit a.s, fyerja e bërë nga disa media franceze dhe përkrahja e qeverisë se z.Makron, bie në kundërshtim të qartë me dispozitat ligjore të lirive dhe të drejtave të njeriut, është abuzim i dukshëm me lirinë e shprehjes. Gjuha e fyerëse, sinonim i gjuhës së urrejtjes, ndaj përfaqësuesit të një prej komuniteteve më të fuqishëm, më kompakt dhe më praktikant në faqen e tokës, profetit të Islamit, është e papranueshme edhe në konceptin e Revulucionit Francez, i cili shpalli lirinë e besimit. 

Liria e besimit sipas konventave ndërkombetare nënkupton një të drejtë të pacënueshme prej gjuhës së fyerjes dhe e urrejtes, gjuhë e cila mund të shkaktojë konflikte shoqërore.  Demokracia para së gjithash ju siguron njerëzve mos-cënimin e dinjitetit te tyre. 

Nëse Muhamedi a.s, për fyesit dhe karikaturistët, nuk përfaqëson atë që ai përfaqëson për muslimanët dhe për një pjesë jo të vogël intelektuale të botës jo-islame, përsëri, ai dhe asnjë shenjtëri tjetër islame, nuk mund të fyhet në mënyrë denigruese. Mund ta kundërshtosh besimin e tjetrit, profetësinë, të mos pajtohesh me doktrinën, dhe të japësh argumentet e kundërshtimit, por jo ta fyesh dhe denigrosh në mënyrë të pamoralshme, aq më tepër të portretizuar patupërsisht si në rastin e revistës “Charlie Hebdo”.  Nëse ndonjë komunitet tjetër fetar në botë, nuk fyhet dhe nuk reagon me talljen e shenjtërisë së figurave të tyre, kjo nuk duhet barazuar me ndjenjat e muslimaneve kur ndodh diçka e tillë. Revolta e muslimanëve për të mbrojtur shenjtërinë e besimit, sot dhe në të kaluarën, tregon brumëzimin e shpirtit besimtar, lidhjen e sinqertë dhe të vërtetë me trasedentalen Hyjnore, dhe jo mungesën e tolerancës, lirinë e fjalës. Liria e cila cënon dinjitetin njerëzor, nuk mund të konsiderohet liri, ajo shndërrohet në anarki dhe dhunë psikike ndaj individit apo grupit të caktuar etnik, racor apo religjioz, gjë e cila shkakton pasoja fatale shoqërore. 

Pjesë e konsiderushme e shoqërisë franceze, dhe jo vetëm, vazhdon në lajthitjen e saj morale e religjioze, ashtu si në mesjetë, për të keqen e vetes dhe për të keqen e tjerëve. Ky është problemi i vetëm në përplasjen dhe trajtimin e çështjes. Kriza e vërtetë e mendësisë makroniste, nuk është Islami, por është kriza që ata si shoqëri duhet ta zgjidhin me drejtësi dhe ridimensionimin me të huajën, qasjen  me të ndryshmen që jeton në mesin e tyre. Në këtë rast, besimin islam, muslimanët, ti trajtojnë me dinjitet, integrojnë konform ligjeve, dhe jo me qasjen ksenofobike, islamofobe, apo “lirisë” franceze, e cila konkretisht, nuk është asgjë tjetër, vetëm një pretekst francez për të berë një padrejtësi të radhës. I duan muslimanët si burime njerëzore për forcë punëtore brenda Francës, e jashtë Francës për të përfituar me mbi 60 milardë euro në vit fitim nga shkëmbimet tregtare me vendet me shumicë muslimane. Madje i duan ti mbajnë akoma diktaturat në lindjen e mesme, vetëm për të përfituar padrejtësisht pasuri, pavarësisht gjakderdhjes dhe vuajtjes se popujve. Në anën tjetër, duan islam pervers, muslimanë të dëgjueshem dhe të nënçmueshem, ashtu si në ish kolonitë, deri në transformimet shpirtërore dhe mentale, Islam evropian, Islam francez, asimilim kulturor. Duan një islam si të ish Gadafit, si të Sisit në Egjipt, të diktaturave injorante saudite (për cilët nuk e hapin gojën thuajse asnjeherë), sepse kështu përfitojnë prej tyre ekonomikisht dhe nuk ju rrezikohet perversiteti kulturor perëndimor, lojërat dhe ndikimet tinzare në Lindjen e Mesme. Përkundrejt islamit vizionar, intelektual, zhvillues i gjithnashëm, si ai i “diktatorit” Erdogan të Republikës së Turqisë, apo të Muhamed Mursit që e rrëzuan me grusht-shtet, për të ngjitur në pushtet diktatorët e vertëtë, ata me të cilët i bëjnë lehtë pazaret në kurriz të interesave muslimane. 

Paragjykimet, propaganda e vazhdueshme antiislame, mungesa e informacionit të saktë në raport me islamin, është qasje shekullore përëndimore, që akoma një pjesë të shoqërisë së saj, e ka në kthetrat e kësaj mendësie. Kjo ka mundësuar që muslimanët në Francë të diskriminohen, të izolohen në getoizim, dhe pastaj të akuzohen për seperatizëm. Ёshtë inercioni i errësirës mesjetare, kolonizuese. Gjendjen, e ka diagnosifikuar më së miri vetë shkrimtari, historiani dhe filozofi i madh francez, Volteri, i cili para shumë viteve, ka thënë: “O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhamedi ka qenë njeri vërtet i madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit“.  Në “Fjalorin filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri vazhdon t`ju thotë francezëve dhe propagandës evropiane se: “Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen. Pasaktësitë duhet vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. Çdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr.“

Lajthitja tjetër, pos asaj religjioze, është lajthitja ligjore, atakimi i qeverisë dhe drejtësisë franceze me dispozitat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, standarteve të dyfishta të drejtësisë së saj me ofendimet e profetit, raporti me konventat ndërkombetarë për liritë themelore të njeriut, Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut dhe praktika gjyqësore. Ёshtë paradoksale se si demokracia franceze, drejtësia e saj, kur bëhet fjalë për fyerjen e ndjenjave të mbi 6 milonë shtetasve musliman francez, dhe 1.9 miliardë muslimanëve në botë, e ka këtë qasje të papërfillshme të nenit 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (nga viti 1966), i cili thotë: 

1. Askush nuk mund të jetë i shqetësuar për shkak të mendimeve të veta. 2. Secili ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë, pavarësisht kufijve, e nënkupton lirinë e kërkimit, marrjes dhe përhapjes së informatave dhe ideve të të gjitha llojeve gojarisht, me shkrim, të shtypur ose në formë artistike, ose në çdo mënyrë tjetër të zgjedhur prej tij. 3. Realizimi i lirive, të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, i përshin detyrat dhe përgjegjësitë e veçanta. Rrjedhimisht me këtë, ai mund t’u nënshtrohet kufizimeve të caktuara të cilat duhet të përcaktohen në mënyrë eksplicite me ligj dhe të jenë të domosdoshme:a) Për respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerëve; (b) Për mbrojtjen e sigurisë së shtetit, tё rendit publik, tё shëndetit dhe tё moralit publik.

Paragrafi 3 i nenit 19 të PNDCP, qartazi e kufizon lirinë e shprehjes, kur kemi të bëjmë me reputacionin e të tjerëve, në këtë rast figurës së shenjtë të muslimanëve, Muhamedin a.s. Poashtu në paragrafin 3, thuhet që liria e shprehjes mund të kufizohet kur kjo liri shkakton pasiguri publike apo cënim të moralit publik, siç kemi të bejmë këto ditë, me pasojat e vrasjeve të njerëzve të pafajshëm në Francë, nga reaksioni i individeve apo grupacioneve të caktuara ekstremiste, terroriste të lidhura me ISIS-in apo gjetiu, si në dëmin e jo-muslimanëve ashtu edhe ndaj muslimanëve Francezë të pafajshëm, që vriten dhe do të vriten nën efektin domino të urrejtjes. E gjitha si pasojë e karikaturave skajshmërisht ofenduese dhe denigruese të profetit të Islamit. Një sistem i drejtë i drejtësisë franceze, bazuar në nenin në fjalë,  nuk do ta lejonte asesi median apo kushdoqoftë, të fuste provokimin e zjarrit dhe destabilitetit në shtetin e saj, sot dhe në të kaluarën, me ofendime të tilla për komunitete të caktuara.

Gjithashtu, në nenin 10 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, thuhet: Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i pengon shtetet që ndërmarrjeve të radiove, filmit dhe televizionit tu imponojë leje për punë. Realizimi i këtyre lirive, që përmbajnë detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj, të cilat në një shoqëri demokratike paraqesin masa të domosdoshme për sigurinë e shtetit, integritetin territorial dhe sigurinë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e trazirave dhe krimit, mbrojtjen e shëndetit dhe moralit, mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtat e të tjerëve për pengimin e përhapjes së informatave konfidenciale për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.

Konventa e sipërshënuar, në nenin 10 të saj, më shumë se argumentueshëm i jep ligjvënenësit Fancez, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të drejtën ligjore për të kufizuar lirinë e shprehjes, kur ajo cënon rendin publik, shkakton e trazira dhe kriminalitet. Të ofenduarit, në rastin konkret, muslimanët, çdoherë do të reagojnë kur do të fyhet shenjtëria e tyre. Muslimanët do të reagojne në mënyrë të organizuar, individuale, herë herë ekstreme në kundërshtim me parimet islame, por gjithmonë të nxituara nga ofendimet dhe nëpërkëmbjet e vlerave ku ata besojnë. Pasojat kalojnë edhe ndërshtetërore. Me shumë prej shteteve me shumicë muslimane, prishen raportet diplomatike, si dhe keqësohen shkëmbimet tregtare, bojkotim të mallrave dhe pengesave të tjera zhvilluese ekonomike, të dëmshme për të gjitha palët. Andaj drejtësia franceze, qeveria me aktet e veta, duhet të jenë të parët që ta shpëtojnë shtetin  tyre, popullatën, konfliktin religjioz, nga vrasjet dhe degradimi ekonomik, duke pamundësuar media injorante si “Charlie Hebdo” dhe të ngjashme me të, të portretizojnë në mënyrë poshtëruese, më të mirin e njerëzimit, dashurinë e madhe të komunitetit musliman anekënd botës, Muhamedin a.s. Edhe pse për hir të së vërtetës, ka një reflektim serioz nga opozita franceze dhe pjesë e shoqërisë civile, ish politikanë, të cilët kanë dalur hapur në mbeshtetje të muslimaneve dhe kundër karikaturave fyese.

Një shembull të ngjashëm dhe të një standarti të dyfishtë të drejtësisë franceze, por edhe vendimi unanim i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, të kufizimit të lirisë së shprehjes, kemi rastin e karikaturistit francez Deny Leroy-t. Leroy në një reviste javore në Baski të Francës, karikaturoi sulmin terrorist të 13 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore në Nju-Jork, me tekstin: “Ne të gjithë ëndërrojmë për një gjë të këtillë...Hamasi e bëri”. Leroy u dënua me dënim në para, nga gjykata franceze, me arsyetim për “aprovim të terrorizmit”. Me pastaj, Leroy u ankua në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkeljen e lirisë së të shprehurit. Gjykata Ndërkombëtare e rrëzoi ankimimin. Gjykata vlerësoi se Deny Leroy, përmes veprës së tij, e ka ekzagjeruar rrënimin e dhunshëm të Imperializmit Amerikan, ka shprehur mbështetje morale për kryerësit e sulmit të 11 Shtatorit, ka komentuar me aprovim për dhunën e kryer kundër mijëra qytetarëve dhe e ka përçmuar dinjitetin e viktimave. Edhe përkundrejt tirazhit të vogël të revistës, Gjykata vlerësoi se publikimi i karikaturës ka shkaktuar një reagim të caktuar publik, reagim i aftë të shkaktojë dhunë dhe të ketë ndikim evident mbi rendin publik në Baski.

Ja pra që liria e fjalës, nuk qenka e pakufishme. Por në nje vend demokratik si Franca, kur dikush është më i barabartë se të tjerët, kur është në pyetje ofendimi i një shenjtërie islame, akt i cili shkakton trazira, prish rendin publik, shkakton vrasje të të pafajshmëve dhe mundësi për konflikteve të ndryshme ndërshtetrore, në këto raste për Francën, çuditërisht nuk vlejnë konventat ndërkombëtare, praktikat gjyqsore, nuk vlen logjika e shëndoshë njerëzore. Kjo lypset të ndryshohet, për të një të ardhme evropiane të shëndoshë, dhe bashkëveprim produktiv civilizimesh.

“Kemi nevojë për lirinë që të ndalojmë abuzimet e shtetit, dhe kemi nevojë për shtetin që të shmangim abuzimet e lirisë” – thoshte një prej filozofëve më të mëdhej të shekullit 20, Karl Popper.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat