Profili i një politikani dinjitoz dhe modern

Opinione

Profili i një politikani dinjitoz dhe modern

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 20 nëntor 2020 Në ora: 12:26
Ilustrim

Profilimi i politikanit është një zhanër i ri në politologjinë bashkëkohore dhe është zhvilluar në kuadër të hulumtimeve të udhëheqjes politike (leadwrship studies),mu atëherë kur është rritur interesimi për rolin e udhëheqësve në proceset politike. Njohja e vlerave dhe kualitetit të udhëheqësve ofron kështu dhe njohjen e proceseve politike, akterëve politik si rezultat i interaksionit të institucioneve.

E deshëm ne politikën apo jo, pa te sikur nuk mundemi, si dhe pa njerëzit të cilët merren me të njëjtën, pra politikanët. Politikanët të cilët dizajnojnë për jetën tonë, vendosin për të ardhmen dhe marrin vendime në emrin tonë. Duket kjo shumë ashpër e thënë, apo jo? Por nuk do jetë ashtu, po të merren vendime në interesin qytetarë thënë zgjedhësve.

Një politikan bashkëkohor, apo modern, për të u zgjedhur, në demokracitë e zhvilluara, si parësore duhet të ketë dinjitet, sinqeritet dhe ndershmëri, kështu po doli dyshimi në ndershmërinë, ai do ishte i OBLIGUAR të dorëhiqej. Mes tjerash, kërkohet të jetë i arsimuar, orator i mirë, parasë gjithash të jetë me kompetencë në shqyrtimin për temat që do ishin të  rëndësisë së veçantë për qytetarët.

Të kthehemi tani pak në të vërtetën e egër të spektrit tonë politik, që pareshtur ndodhe tek ne që nga 2008 në jetën tonë plurale. A mund të themi se politikani modern mban predispozitat e sipërpërmendura, apo kemi të bëjmë.me një shumicë të tyre që sillen në kohë të gjatë si prostitute morali duke na hedhur pluhur syve?

Në vendin ku jetojmë, në këtë 12 vjetësh, politikanët kanë kthyer këtë vend në një moçal të madh natyral me përplot grabitqarë të cilët gjatë tërë këtyre viteve propagojnë dhe kanë kokorisur për ndershmërinë, ashtu për të bindur masat e gjëra se janë përplot ndershmëri, duke mos kuptuar se ndershmëria nuk tregohet në mënyrë verbale, po përmes veprimeve.

Po, si është e mundur që një njeri i cili mban një pozitë të lartë në qeverisje lokale apo qendrore, të ketë zhgënjyer dhe më keq të ketë varfëruar qytetarinë dhe shtetin për një shumë të mjeteve financiare të përvetësuara për vete, duke rimarrë sërish pozita të larta dhe funksione shtetërore si në ato lokale dhe ato qendrore?

A është kjo morale? Jemi ne peng të një politike te mbrapshtë?

Tani, kush është budallai këtu, ne apo ata? Pyetje kjo të cilën e parashtron çdo njeri, dhe nga ta që i ofrohet kontejnerit që të gjente ndonjë kanaqe, i thonë kësaj demokraci në të cilën fatin e qytetarit të zakonshëm e përcaktojnë dhe qeverisin njerëzit të shkallës më të egër të politikanëve të korruptuar, të cilët në vend se të merren me punët për një të ardhme dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve dhe shtetndërtimit, ata ulen pran laptopit për të bërë like dhe të bëjnë postime në statuset e tyre ? Jo, nuk është kjo. Ky është një mashtrim i madh dhe margjinalizim i të gjithë të uriturve në këtë vend dhe jo vetëm.

Një politikan i këtij lloji, po të jetë  përfaqësues pushteti në një shtet me demokraci të mirëfilltë në botën perëndimorë, vështirë mund të thuhet se do ishte i shtyrë të tërhiqej, ngase të njëjtin do t'a  thërriste ndërgjegjja që ai vetë të dorëhiqej nga pozita dhe funksioni që kishte.  Ne demokracitë e zhvilluara bashkëkohore këso shembujsh ka mjaftë, po tani po përmend dy raste, ministrin çek të mjedisit Pavel Drobil i cili do japi dorëheqje  ngase nga dikasteri i tij u lëshuan dokumente të komprometuara nga stafi i tij e për qëllim të manipulimit në procesin e një tenderimi. Rasti i dytë, tek ne në Kosovë, kur ministri i punëve të brendshme Fatmir Rexhepi jep dorëheqje ngase kishte ndier përgjegjësi morale. Kjo do na mbetej në kujtesë të gjithëve, opinioni i gjerë ndjeu keqardhje për ministrin, po nga ana tjetër sikur krijuam një bindje se ky veprim i ministrit të ndërgjegjshëm, që tregoi profilin e një politikani dhe zyrtari të përgjegjshëm me dinjitet të lartë, do të jetë dhe të mbetet shembull për të tjerët në vijim, mjerisht u mashtruam, nuk doli ashtu dhe mbeti unik.

Krahasuar shembujt e sipërm me realitetin e gjertanishëm në Kosovë, të nderuar miq shtrojmë pyetjen përse politikanët tanë përgjatë këtyre viteve nuk duan të din për përgjegjësinë morale. Vjedhja që u bëhet qytetarëve dhe këtij shteti edhe ashtu të brisht me qëllim të pasurimit vetanak a nuk bije në përgjegjësinë morale? Si është e mundur, tani së fundi, grabitja e thesarit të shtetit në shumë që kalon 2 mln euro nuk u përgjigjet principeve të përgjegjësisë morale?

Duhet të themi, Kosova ishte po dhe tani një botë për oligarkët dhe politikanët? A ishte dhe Telekomi i Kosovës botë për të njëjtit? A ishte edhe gllabërimi i tokave publike, privatizimi në formën më të egër të shumë ndërmarrjeve publike si Rrjeti i shpërndarjes dhe konsumit në KEK dhe jo vetëm pronë dhe botë e tyre?

Në këtë pyetje nuk do përgjigjem, ua lë Ju që të jepni vlerësimin tuaj su(o)bjektiv…

Këtu nuk ka mbetur asgjë nga jeta morale në mungesë të përgjegjësisë. Ndërgjegjja është humbur në mënyrë drastike kaherë. Në rrethana të krijuara, nuk ka mbetur autoritet në tërësinë e shoqërisë përfshi pra dhe institucionet ku është politika, në veçanti tek partitë politike. Për fat të keq, ne këto vite nuk kishim parti politike, kishim kasta politike që u kujdesën për kapitalin e vetë. Ne nuk kishim demokraci po kishim politokraci, pra ne kishim qeveri që kontrollonin parlamentin dhe andaj zeri i qytetarëve ishte i ngulfatur.

Bazuar në rrethanat e tanishme aktuale zgjedhjet, sot apo nesër, do ndodhin. Është në ne të vendosim për politikanët dhe po deshëm ndryshimin dhe ripërtëritjen. Dalja nga ky moçal me fillim të një ripërtrirje, është i pamundur pa ndryshime thelbësore si imperativ që duhet të ndodhi. Inteligjencia morale është kusht për spastrimin, rruga drejt katarzës dhe jetës së civilizuar, prosperitetit dhe shtet ndërtimit.

Politikanët do i zgjedhim bazuar në programet e ofruara, të shohim cilët janë akterët që do na ofrohen dhe të përcaktohemi për ata të cilët do përmbushin kriteret e një politikani të denjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat