Serbia nuk e ka me flamurin, por e ka me shqiptarët

Opinione

Serbia nuk e ka me flamurin, por e ka me shqiptarët

Nga: Nga Beqir SINA, New York Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Beqir SINA

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, përfaqësues Luginës së Preshevës, ka paraqitur gjatë një seance flamurin kombëtar Shqiptar, në Kuvendin e Serbisë, çfarë ka sjell shumë përshtjellim në Kuvendin e Serbisë.

Ka qenë vet kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili reagoi ndaj paraqitjes së flamurit shqiptar, në tribunën e Kuvendit të Serbisë, duke kërkuar nga Kamberi që të largojë flamurin, duke i thënë se kjo është shkelje e rregullores.

Ndaj vendosjes së flamurit kombëtar reagoi edhe kryeministrja Ana Bërnabiq, duke thënë:

“Do të doja të flisnim për gjëra më specifike. Nëse ju mendoni se keni të drejtën të shfaqni flamurin tuaj, që të flasim për një flamur të një shteti tjetër, kjo flet për nivelin se sa reale janë problemet që i mendoni ju për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc”, ka thënë Bërnabiq.

Më pas, Kamberi është përgjigjur duke i thënë se s’ka asgjë më të rëndësishme se identiteti.

Ndryshe, duhet cekur në botën demokratike, ku Serbia, pretendon të hyjë paraqitja e një flamuri të një indetiteti apo edhe qoftë e një komuniteti të vogël, është më se normale. Çka edhe shqiptarët nën Serbi, e kanë bërë në Preshevë, Bujanovc e Medevegje,e kanë bërë si pjesë shtetrore pa as më të voglin komplekes, duke e respektuar flamurin e Serbisë, dhe atë të komunitetit LBGTQ, duke respektuar Kryeministren Ana Bernabiq, dhe komunitetin e saj.

Po marr si shembull një shenjë të demokracisë, ku shteti më multi etnik në botë, New York – shtetit të 18 milion banorve, ku Asambleja e Shtetit të New York-ut, që ka Kuvendin më të madh se Serbia, dhe Legjislatura e Shtetit të New York-ut, ka të gjtha strukturat institucionale të Shtetit, me 150 vende – përfaqësues, respekton të gjithë flamurët e përfaqësuesve, të saj në Asamblen e Shtetit të New York-ut, në bazë të indetitetit kombëtar dhe përfaqësimit komunitar si LBGTQ.

Kështu që Serbia, duhet të tregojë me prova se është e shkëputur nga e kaluara e saj ultranacionaliste, e cila ka kryer krime të rënda ndaj njerëzimit, përfshirë edhe Shqiptarët nën ish Jugosllavi, apo edhe Shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Sepse, Serbia nuk e ka me Flamurin, por e ka me Shqiptarët

Të cilët me thënë të drejtën janë më të diskretituarit, dhe të margjinalizuar konsideruar si në kohën e Millosheviqit njësojë si një pakicë e dorës, së tretë.

Prandaj, edhe deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, me të drejt tha se : “Nuk ka diçka më të rëndësishme se identiteti. Mund të kemi para dhe punë, por nëse s’kemi identitet e gjuhë… ky flamur është përdorur nga shqiptarët që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur kombëtar se shtetëror”, ka thënë ai.

Image

Image

Image
 
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat