Festat dhe kujtesa historike

Opinione

Festat dhe kujtesa historike

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:49
Agim Vuniqi

Në momentin kur filloi të politizohet UÇK-ja për interesa të xhepit, pastaj kur u përvetësua terminologjia politike, parti të dala nga lufta dhe shoqata të dala nga lufta u deformua vet lufta çlirimtare, ata që duhet të mbronin frytet e luftës i degraduan. Duhet të këtë koncezus të përgjithshëm për luftën, të përcaktohen rregulla gjatë manifestimeve... Sa janë të përgjegjshëm këta deputetë shihet tash, vendimet e pakicës serbe janë përcaktues sesa është i "fuqishëm" shteti, shumëçka që deri me tash do t'ishte dashur të kryhej është zvarritur, nuk u tha asnjë fjale asnjëherë ku mbetën ndihmat që i kishte dekretuar ish presidenti amerikan George W. Bush, dhe votuar Kongresi i SHBA menjëherë pas shpalljes së pavarësisë... Sjellja anadollake e deputetëve i kushtoi shumë vendit, sidomos numëratorja, kush sa i ka numrat, edhe pse në përbërje të vendit ishin deputetët serbë lojal të shtetit të Kosovës... Keta deputetë gjumash dhe vet kuvendi se bashku me qeveritë partiake e dobësuan vendin skajshmërisht...

Familje, Ushtri, UÇK-Jasharajt

Familja Jasharaj e cila luftoi kundër një ushtrie, është familja që ia shtoi nderin kombit, dhanë çdo gjë për të jetuar të tjerët. Gjeneratë pas gjenerate do të kuptojnë këtë sakrificë sublime, të panjohur në historiografinë shqiptare. Nuk jemi të vetëdijshëm akoma për mesazhin e tyre historik, për t'u liruar nga frika e vdekjes, kur është në pyetje liria. Çdo i ri duhet të kuptojë drejt mesazhin e kësaj familjeje-ushtri-shtet, por të kenë edhe guximin, kurajën dhe trimërinë e tyre, jo të përzihen në luftërat politike të të tjerëve në Siri, në Irak, e kudo tjetër duke harruar amanetin e Jasharajve, misioni i të cilëve ishte fisnik, çdo gjë që patën, edhe jetët e tyre dhe të fëmijëve të tyre ia dhuruan Kosovës. Lavdi luftës së tyre për liri!

Ajo me çka mund të krenohet UÇK-ja dhe shqiptarët kurdoherë është kjo familje-ushtri. Kombi jeton aq sa jeton kujtimi për ta, është fotografi e gjallë e memorizuar, ashtu si vetë jeta, çfarëdo që shkruani ju mbani të freskët pamjen për ta kur i keni parë herën e fundit në fotografi, në video, në TV, apo perceptoni ngjarjen faktografike tash, syri është kamerë, ndërsa truri është software, RAM-depo e kompjuterit, dhe sapo përmendet ata të cilët i njeh, reagon truri dhe shfleton shpejt fotografinë pas informatës së marrë, pra ata i njohin fëmijët, i kemi njohur ne, sepse ata kanë jetuar kur kemi jetuar edhe ne, kemi qenë në afërsi me ta, por ata bënë luftën vetëm. I kemi pasur afër, ne i humbëm, por ata dolën fitues, lufta për ne i bëri madhështorë për të mos humbur as ne, as ata, i kujtojmë të mirat e tyre, pra kujtesa është e magjishme, pa të humbasin fytyrat tash dhe dje, humbë kujtesa e përditshme dhe ajo historike. Sa mirë kur i kujtojmë dhe shkruajmë për ta, dmth. ata janë gjalle, aq sa i mbajmë ne në mend...

Mësues dhe mësuese gëzuar festa e flamurit!

Fillimi i dashurisë sime gjatë gjithë jetës për mësimdashje ishte fillimi i çdo gjëje, i kyçur herët në procesin edukimit, si i ri, akoma pa i kryer studimet, vazhdoja traditën familjarë të babait profesor. Dhe tani më në moshë dhe më me eksperiencë përcjell festat që vijnë e shkojnë, por të urosh festën e mësuesit, është të rikujtosh një ngjarje të vitit 1887. Përhapja që mori në vendin tonë, mësimi i gjuhës amtare pas çeljes së Mësonjëtores shqipe të Korçës, bëri që shkolla të hynte në histori si pionierja e arsimit tonë kombëtar dhe dita e çeljes së saj të bëhet festë kombëtare. Tekstet e përdorura në shkollë si; abetarja e gramatika e Sami Frashërit, aritmetika e Jani Vretos, historia e Naim Frashërit etj. si vepra të rilindësve të shquar, dalloheshin për frymën e shëndoshë dhe përmbajtjen patriotike.

Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Çdo vit festa e mësuesit festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. Gëzuar mësuese e mësues festën e flamurit.

Atdhetarët dhe "Sundimi i hajdutëve"

Atdhetarë tamam janë ata që sakrifikuan për atdheun, që u burgosën dhe luftuan për te, ndërsa ata që luftuan, u burgosën dhe zhvatën paranë publike nuk janë gjë tjetër veՕse mercenarë, të tillët nuk kanë vend në histori, sepse ata me shembullin e tyre dëmtuan dyfish atdheun, besimin që krijuan me sakrificën e tyre dhe plaçkitjen e kapitalit të popullit...

"Sundimi i hajdutëve" është një formë e pushtetit politik dhe qeveritar ku qeveria ekziston për rritjen e pasurisë personale dhe të fuqisë politike të zyrtarëve të saj dhe të klasës në pushtet në kurriz të popullatës më të gjerë, shpesh me konvertimin e një shërbimi të drejtë.

Ky lloj i pushtetit në përgjithësi konsiderohet si i korruptuar, dhe mekanizmi i veprimit shpesh ka për qëllim përvetësimin e fondeve shtetërore, ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve të Amerikës Latine.

Ndërsa termi "sundimi i hajdutëve" mund të përdoret në kuptimin e fjalëpërfjalshëm si zëvendësim i demo-kracisë kosovare, më tepër i ngjason atij të kleptokracisë, pse jo edhe i votë-kracisë do të thotë një shoqëri e bazuar mbi vjedhjen, ajo duhet përdorur më shpesh për t'iu referuar qeverisë së korruptuar apo të klasës sunduese

Organizata Shoqërore “Trepça” vs. Ekonomia e tregut

Sa janë jo serioz një grumbull ministrash kur flasin për Trepçën, gjënë e parë që përmendin për ristrukturimin organizativ të saj marrin si shembull stadionin "Adem Jashari", aq flasin aq kuptojnë. Pse relativizojnë problemin, ç'është sipas tyre organizata shoqërore, ngase ajo përcakton karakterin e pronës shoqërore nga ekonomia e socializmit vetëqeverisës pa adresë, që nënkupton pronën publike të qeverisur nga Qeveria. Prandaj koncepti ekonomik-ideologjik që mbështetej në menaxhimin e saj nga punëtorët përmes këshillit të punëtorëve, tubimit të punëtorëve dhe vet organit inkokos, që zgjedhje nga këshilli i punëtorëve (tash Bordit të ndërmarrjes publik) është proces tashmë i tejkaluar; dhe bie ndesh me konceptin e ekonomisë kapitaliste të ekonomisë së tregut. Sa është i ligjshëm dhe valid ky koncept tash, që bazohej në ekonominë socialiste dhe në LPB? Nuk është mjaft të thuhet së partitë politike në qeverisje janë të djathta dhe pastaj të adresojnë floskula feudaliste. 21 vite të qeverisjes dhe akoma ka mbetur i paqartë statusi organizativ i Trepçës, i atyre të cilët kanë gojën plotë ekonomi tregu...

Kush do të përgjigjet për dëmin që iu shkaktua ekonomisë së Kosovës dhe a do të dalin para gjyqit keqbërësit e qeverisë. Kontratat nënshkruara deri më tash janë vërtetë të dëmshme, të gjitha janë të kontraktuara mbi kurrizin e qytetarëve... A ka gjë mw armiqësore se t'i lejosh blerësit me paramendim përfitimi për të vënë në hipoteke pasurinë e krijuar nga punëtorët. Është ky degradimi me i pistë dhe krim i qeverive të kaluara, që lejuan dëmtimin-humbjen e pasurisë, për të futur ca euro në xhepin e tyre. Skandalet ekonomike janë të pareshtura, gati të gjitha kontratat e lidhura janë të dëmshme dhe në kurrizin e qytetarëve... U lejua që AKP-ja të jetë vet shteti

Si mund të flitet në Kosovë për ekonominë e tregut, kur AKP është vet shteti. E kujt është pra Trepça? Të thuhet është e popullit e rrokopendla të tjera, po mashtrohet populli, çfarë është populli në relacion me Trepçën sipas mujsharëve politike, a është Trepça shoqëri aksionare, Jo! Është organizatë shoqërore, Jo! Sepse Kushtetuta republikanë nuk njeh forma të tilla organizimi, derisa ajo bazohej deri më 2008 në ligjet e KSAK, në të cilat ligje është bazuar administrimi i UNMIK-ut... Deri vonë nuk ishte as Ndërmarrje Publike në pronësi të shtetit; pse atëherë përmendet stadioni i futbollit, meqë krijon dilema dhe hamendje organizative OPPB, OP, OTHPB, përderisa bordet janë të ndikuara politikisht nga pozita, të shkon mendja se janë aktive politike, apo kuvend... dhe çështja kthehet në fillim, atëherë kur Kosova ishte pjesë e federalizmit Jugosllav, prandaj nëse Trepçës iu ka kthyer statusi i Ndërmarrjes Publike që pastaj ka të drejtën e negocimit dhe të privatizimit nuk do të këtë gjë nëse negociohet statusi i Trepçës, atëherë ajo do të zhveshët nga kujdesi i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat