Kështu u maltretuan ushtarët e Tahir Zemajt, ja kënd e plagosi me armë Ramush Haradinaj...

Opinione

Kështu u maltretuan ushtarët e Tahir Zemajt, ja kënd e plagosi me armë Ramush Haradinaj...

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Ramush Haradinaj dhe Tahir Zemaj

I ashtuquajturi me nofkën “Togeri” edhe një fakt se gjatë luftës në mes të 4-5 korrikut 1998 kishte arrestuar në fshatin Irzniq tre ushtar të cilët ishin nën komandën e kolonel Tahir Zemajt i cili në koordinim me Salih Çekajn po sillnin armatim dhe pajisje nga Shqipëria.

Pas këtij incidenti që la pasoja të rënda traumatike për ushtarët Petrit Lokaj, Idriz Ukehaxhaj dhe Ismet Qekaj, është përpiluar raporti ditor nga komandanti Tahir Zemaj dhe ju ka përcjell Ministrit te Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, raporti ekziston në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ata të lidhur i kishte dërguar në shtabin lokal të Gllogjanit të Deqanit, ushtarët Petrit Lokaj (tani pjesëtar i policisë së Kosovës), Idriz Ukëhaxhaj dhe Ismet Qekaj të cilët u ndaluan, malltretuan, rrahur, plaçkitur nga pjesëtarët e njësitit famkeq “Shqiponjat e zeza” nën komandën e Idriz balajt “Togerit” komandant i njësitit, ndërsa ushtari Ismet Qekaj i cili ka qenë edhe pjesë e “Grupit gueril” të Sali Çekajt të cilët ishin dërguar në ushtrimet e para në Shqipëri më 199, Ismeti është plagosur me armë zjarri nga vet Ramush Haradinaj në krahun e djathtë.

Lexo edhe këtë: Pyetje për Baton Haxhiun: Kush ia kishte dëftuar emrin e dëshmitarit të mbrojtur? Në cilin restaurant në Dukagjin...

Të zhveshur i kishte qit përpara një automjeti të cilin e drejtonte “Togeri” duke shti me armë zjarri në drejtim të tyre deri sa mbërritën në afërsi të fshatit Pozhar.

Komandanti i Brigadës “Skënderbeu” nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës FARK-ut, Rashit Mustafa “Karadaki” pas luftës u gjet trupi i pajetë në RRD diku në rajonin e Mllaznik-Dashinovc ku kishte operuar Idriz Balaj “Togeri” a ishte rastësi apo dikush e hodhi kufomën e “Karadakut” në atë rejon.

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë Hajdar Beqa në profilin e tij në “facebook” ka shkruar se “Togeri” e ka mbrojtur me dinjitet luftën e UÇK-së, “Kam nderin që t’i dëshirojë mirëseardhje z. Idriz Balaj (Togerit) ish ushtarit të ditëve të para, luftëtarit...........) në PDK, anëtarësimi i “Togerit në këtë parti kishte ndodhur në vitin 2014.

Lexo edhe këtë: Ky ishte komandanti i njësitit famëkeq “Shqiponjat e zeza”, ja krimet e tmerrshme...

Disa nga personeli i UNMIK-ut i konsideruan zyrtarë të UÇK-së si tepër të rëndësishëm në stabilitetin në Kosovë, si Soren Jessen Petersen, ish-kreu i misionit të OKB-së.

Gjatë viteve që Peterseni ishte kreu i UNMIK-ut, nga viti 2004 deri në vitin 2006, prokurorët e GJND-s madje e akuzuan misionin e tij se nuk kishte siguruar mjaftueshëm dokumente dhe bashkëpunim për ndjekjet penale.

UNMIK-u madje nxori informacione të ndjeshme në lidhje me dëshmitarë të pandehurve për krime lufte.

UNMIK-u i mohoi akuzat, por shefat e tij më vonë pranuan se disa nga hetimet ndaj autorëve të niveli të lartë u ndaluan për arsye politike.

Misioni i UNMIK-ut u kritikua ashpër për vite me radhë, sidomos pas dështimit për të ruajtur paqen dhe disa trazirash të dhunshme që lanë shumë të vdekur. GJND-ja më në fund i përfundoi hetimet e saj në Kosovë, por mbeten ende për t’u ndjekur penalisht shumë raste krimesh lufte.

Në vitin 2008, komuniteti ndërkombëtar vendosi t’ia japë këtë detyrë shqetësuese një misioni të ri, këtë herë të drejtuar nga BE-ja.

Lexo edhe këtë: Kjo ishte kërkesa e “Togerit” dhe Daut Haradinajt, ja çka më akuzoi Ramushi - kështu reagoi Salih Çekaj

Misioni i sundimit të ligjit të BE-së, EULEX, kishte një detyrë të vështirë – në njërën anë, duhet të fitonte besimin e vendasve dhe nga ana tjetër duhet të ishte i pavarur nga elita e fuqishme e cila kishte drejtuar Kosovën që nga lufta, nën hijen e krimeve të dyshuara që ata kryen në vitin 1999 dhe më pas.

Edhe pse shumë njerëz vënë në pyetje arritjet e misionit të BE-së, mandati i të cilit është dashur të skadojë në vitin 2018, ai kishte të dhëna më të mira sesa paraardhësit e tij kur vjen puna te ndjekjet penale të krimeve të luftës.

Por programi i tij për mbrojtjen e dëshmitarëve mori një goditje pasi një nga dëshmitarët e saj kyç në gjyqin kundër lideri të UÇK-së Fatmir Limaj vdiq në një park në Gjermani. Një hetim i kryer zbuloi se dëshmitari Agim Zogaj vrau veten, por incidenti nuk inkurajoi dëshmitarë të tjerë të mundshëm të dëshmonin në procedura gjyqësore të drejtuara nga EULEX-i./ Fund

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat